"Kur s'ka shi, edhe breshëri është i mirësardhur", thotë populli !

Opinione

"Kur s'ka shi, edhe breshëri është i mirësardhur", thotë populli !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:43
Fatmir Bajraj

Mirëpritet dhe i duartrokitet me entuziazëm në Kosovë dhe kudo dhe kahdo që janë shqiptarët, nënshkrimit të :

Marveshjes në Uashington ndërmjet Korporates së Sfidave të Mileniumit dhe Kosovës dhe ratifikimit të saj në Parlamentin e Kosovës.

Marrveshje kjo, që i sjellë Kosovës investime kapitale n'fushën e energjisë me rreth 136,7 milion € investime.

Lidhja kauzale e shkakut & pasojes :

Pas refuzimit absurd të projektit amerikan për gazin, nga ana e Qeverisë Kurti, i konsideruar si një gabim kardinal me pasoja katastrofale ekonomiko-politike dhe strategjike për vendin dhe këtë jo për një vit dhe një dekadë, por për dekada të tëra, pason metamorfimi dhe modifikimi i një marrveshje në mes të njëjtëve akterë dhe i t'njëjtave fonde dhe kondida, por që dallon substancialisht efekti i refuzimit të projektit për gazin amerikan, me marveshjën e posa arritur me MCC-në në fushën e akumulimit të energjisë !

Kundershtimi bizar i projektit për gazin amerikan për gadi 2 vite nga ana z.Kurti, bënë huqjen më kardinale në aspektin strategjik-shtetëror të Kosovës kundrejtë SHBA-vë si partner dhe sponzor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pasojat e së cilës do t'i vuajmë Ne dhe gjenertatat e ardhshme...!

"Ma mirë vonë se sa kurrë"

Projektin amerikan të gazit, e zëvendsojmë me investimin në akumulimin e energjisë në bateri, por prodhimin e së cilës e kemi të limituar, "falë", kujdesit të z.Kurti n'krye të LVV-së, cili n'opozitë kishte kundërshtuar me forcë dhe me metoda jodemokratike dhe jokonvencionale të gjitha projektet kapitale në rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë !

Itinerari i marveshjes me MCC-në :

E kishte nis mbarë ish Presidentja Atifete Jahjaga, e kishte definuar ish Kryeministri, akademik Isa Mustafa, ishte bllokuar nga SHBA-të në kohën e Qeverisë Kurti I, si pasojë e jo-partneritetit të Kryemnistrit Kurti me Administratën e Presidentit Tramp, për t'u zhbllokuar nga ana e ish Kryemnistrit, Dr Avdullah Hoti, dhe për t'u nënshkruar e ratifikuar tani, pikërisht nga ish refuzuesit dhe kundershtuesit e saj, Qeveria Kurti II.

I "dhezi" edhe njëherë Vjosës !

Pas Velanisë, "Mekës" së shqiptarëve  dhe shtetit të Kosovës, vizita të varri i Presidentit historik Rugova, duke e marr për "dore" Kryemnistrin Kurti për të nderuar Atin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, Dr Ibrahim Rogoven, Presidentja Vjosa Osmani, e mori për "dore" z.Kurti dhe e "futi" n'Shtepinë e Bardhë, të cilën z.Kurti dikur e quante : e verdhë, e kuqe...!

Efektet e kësaj merveshje, janë pas dy viteve dhe të njëjtat, vështirë se do t'i pres n'qeverisje LVV-ja dhe Kryemnistri Kurti, pas deshtimit absolut n'qeverisjën e vendit.

Kosova është projekt nacional, shqiptaro-amerikan, tani e ka kuptuar me gjasë edhe z.Kurti, edhe pse me vonësë t'pa justifikueshme dhe me pasoja për vendin, fatkeqësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat