Magjistralja Podujevë-Prishtinë mori edhe dy viktima!

Opinione

Magjistralja Podujevë-Prishtinë mori edhe dy viktima!

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 29 korrik 2022 Në ora: 18:39
Pamje nga aksidenti tragjik

Edhe më herët kemi shkruar se rruga Magjistrale Podujevë Prishtinë tani po quhet [rrugë e vdekjes], e cila që nga fillimi i ndërtimit të kësaj rruge mori 16 viktima njerëz të pafajshëm.

Një tragjedi dramatike ndodhi edhe sot në afërsitë e Fshatit Sibovc të Komunës së Podujevës ku humbën jetën burri dhe gruaja nga Komuna e Malishevës e ku mbetën të lënduar edhe dy fëmijë të tyre. Këto janë projektet “kapitale?” të Agim Veliut, të kurdisura me Sami Lushtaku, me ish ministrin e transportit Lutfi Zharkun, e më vonë me Alban Abrashen, me Pal Lekaj, e të cilët ishin ministra të Qeverive të Abdullah Hotit, Ramush Haradinaj, të cilët projektin e kësaj rruge e sakatosën në mënyrën më të kobshme. Koha po tregon se këta njerëz dhe soji i tyre i shkaktuan dëme dhe fatkeqësi Shtetit të Kosovës.

Për shkak të zvarritjeve të punimeve në Magjistralen Podujevë-Prishtinë e cila ka filluar plot qe 10 vjet kjo rrugë me plot gjepa pa shenja të komunikacionit, pa asnjë standarte për sigurinë në komunikacion, ua morri jetën 16 qytetareve e mos të flasim për numërin e të lënduarve dhe dëmeve tjera materiale. Kjo është pasqyra më e saktë e cila po e tregon fytyrën e vërtetë të atyre të cilët udhëhiqen me Komunën e Podujevës, komunë kjo e cila ka mbet regjioni më i varfër në Kosovës.

Këto klane të lidhura ne grupe të ngushta partiake dhe me mafinë e biznesit, punuan kryesisht për interesat e tyre individuale për ta ruajtur pushtetin me vite e vite duke manipuluar me ndjenjat dhe fatin e qytetareve. Kjo është e pafalshme, po të funksiononte ligji dhe rendi, këta individ patjetër duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Këto ndodhi janë pasojë e “allishverisheve” të zyrtareve nga pushteti lokal deri tek instancat e Qeverisë përkatësisht të ministrive. Nuk duhet koment tenderin për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës Magjistrale Podujevë-Prishtinë me vite e mbajti peng pa e përfunduar asnjëherë një ndërmarrje, Rrukolli nga Skenderaji e lidhur me Sami Lushtakun, e koordinuar me Agim Veliun dhe klanin e tij.

Ç’të themi në fund tragjedia e sotme i preku thellë ndjenjat dhe solli dhimbje te gjithë banorëve të Llapit të cilët për çdo ditë po sfidohen në këtë rrugë të mallkuar të cilën ua lanë [dhuratë] ish zyrtaret e Podujevës dhe ish ministrat e Qeverive të Kosovës, të cilët do të mbahen mend vetëm për fatkeqësitë që ua sollën banorëve të Llapit. Familjarëve që i humbën të afërmit e tyre sot në këtë rrugë të kobshme ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke e lutur Zotin që dy fëmijët që pësuan lëndime në këtë fatkeqësi komunikacioni të shërohen sa më parë. E Llapin Zoti e shpëtoftë prej të këqijave që ua solli politika e mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat