Pjella e “librit të bardhë” edhe sot është aktive, falë politikës tonë!

Opinione

Pjella e “librit të bardhë” edhe sot është aktive, falë politikës tonë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Në këto pjesë të shkëputura nga libri, (HELVETESFJELLET) shpjegohet mentaliteti serbosllav i viteve 1990-1998! Ky mentalitet është ringjallë edhe sot, falë politikës tonë të nëpërkambur nga të zgjedhurit e parlamenteve në vazhdimësi! Është e rrugës që lexuesi ynë të gjykojë drejtë dhe të krahasojë të djeshmen me të sotmen! Mentaliteti i djeshëm i banorit serb, në Kosovën e paraluftës, është përshkruar nga Svetllana! Sot pas njëzet vjetësh, të njëjtin mentalitet e ndëgjon njeriu nga pinjolli i Millosheviçit!

“Banoja me qera, ndërsa banesa ishte në një rrugë qorre e cila ndahej nga rruga kryesore, disa metra larg udhëkryqit për në Pejë!! Qeramarrësi ishte Vera D Dragica (jetonte me burrin e saj, Radosllavin i cili nuk ishte mirë me shëndet, prandaj ajo ishte si kryefamiljar në familje!


Vera ishte aktive në politikë! Ajo merrte pjesë në takime dhe tubime të hapura por edhe ato sekrete! Ajo shpërndante informata të urrejtjes, frigës në tërë lagjen. Etja e saj për gjak dhe para, shkëlqente fjalë për fjalë edhe përmes pamjes saj! (fq) 126)
Në një pasdite vjeshte 1997, ajo filloj të më mbajë një ligjëratë të trishtë!


“Ceca të jesh e kujdedshme! Shqiptarët po bëjnë lejenjoftime të bardha, (Letrat e bardha fillimisht ishin dokumente zyrtare qeveritare të lidhura me kopertina të bardha. Më vonë kësaj letre t’bardhë i shtohet një listë e kuptimit për diçka të veçant si; kriminel, bandë, disident politikë ose persona të dyshuar si spiunë e tj..) më tha ajo si e qakërdisur”!


Për çka je duke folë, çka janë ato letra t’bardha? Asgjë spo kuptoj çka janë ato?
“Vetëm sa e takova Kosta Bullatoviçin, ti e din kush është ai?”
“Unë as nuk e di dhe as që dua t’a di se kush është ai, por më shpjego se çka të ka thënë”?


“Kosta është politikan aktiv. Ne s’bashku e kemi ngritë në këmbë popullin serb të Kosovës, duke organizue takime e tubime. Atëherë kur Slloba e vizitoj Kosovën, unë e kam bartë flamurin. Unë kam dalë edhe në TV kur isha në shkallë me flamur në duar. Unë gjithnjë jam ulur afër shoferit të autobusit kur ishim nëpër tubime. Unë e mbaja flamurin në dritare, që të valvitetet, ashtu që ai të vërehet sa më shumë! Ne mbanim takime vazhdimisht dhe rregullonim gjithëçka! Duhet të dihet njëherë e përgjithëmonë se Kosova është serbe! Kjo duhet të pastrohet prej shiptarve! Nga një grusht shiptar në çdo fshat mjafton, kjo është porosia e jonë për këta, kështu kemi bë edhe më heret. Pjesën tjetër i ndjekim përtej Bjeshkëve të Nemuna, në Shqipëri!

Janë shtue shumë në tokën serbe dhe e kan nxënë pasurinë dhe tokën tonë! Kështu nuk shkon! Ende Obiliqin e kemi këtu”!…
“Ndal, Vera, je dalë nga tema, ktheu mbrapa dhe më trego për librin e bardhë”!


“Libri i bardhë është një dokument që ka të bëjë me kindapim dhe vrasje të serbëve…Kosta thotë se kushdo që ka në mendje diçka, është e shkruar aty, por në këtë rast nuk mund të bëjsh omlet pa shtypur vezë! “


“Ne do të kemi një justifikm të mirë për t’i vrarë dhe dëbuar ata”!
Nga zëri dhe vështrimi i Verës rrjedhte urrejtja dhe çmenduria. (fq.133)


“Çfarë dreqin po thua, Vera?


E çmendur je kah dukesh. A janë 95% shqiptarë në Kosovë, dhe vetëm 5% të tjerë! Si mundesh të lëshohesh në këtë ç’mendi, të vritet një popull i tërë dhe bota mos e merrë veshë këtë? Ndale veten, përse thua kështu”?


”Unë do e ha kapelën time, nëse nuk ndodhë kjo siç po them! Lidhemi me çfarëdo kushti që ti dëshiron. Mbrenda një viti këta do jenë skllevërit tanë, fjala është për këta që do të mbesin këtu! Kosta e din se çka flet për marrëveshjen me Beogradin! Një e treta do të vriten, një e treta do të deportohen, pjesa tjetër do të bëhen qengja të butë!


“Vera, mos fol më kurrë për këtë! Të jeni e qetë dhe kujdesu për punët e tuaja!Ke fëmijë, mendo për ata. Askush ska të drejtë me vra njerëz, kjo nuk është e lejueshme, nuk është e drejtë! As shqiptarët neve dhe as serbët këta, i thash unë dhe përfunduam bisedën!


Histori të tilla, informata dhe dezinformata të rafinuara me urrejtje të thellë, mund t’i dëgjoja çdo ditë nëse do kisha forcë të’i dëgjoja….Meqenëse unë kisha frigë të udhëtoja vetëm, paraprakisht e bëra një marrëveshje me pronaren e banesës, Verën që ajo të vjen me mua kur unë me taksi barti udhëtarët, pagesa ishte njëzetë marka ose franga! Por,edhe pse ajo mendonte dhe donte krejtë të kundërtën e asaj që unë e kundërshtoja, me k’naqësi pranonte të më bënte shoqëri! Njëzet marka për dy orë, as në Amerikë nuk fitohen! Pavarësisht se e urrejmë, ne gjithëmonë e krahasojmë veten me të.

Vera, mos u mërzit, një ditë do të bëhemi edhe ne si Amerika, por vetëm atëherë kur përfundojmë të jemi si njerëz të egër! Me shpresë se dikund thellë në fundin e shpirtit, Vera duhej të ishte një pikë e vetëdijshme se e kishte gabim, por ajo nuk arrinte dot të kontrollone veten. Si shumë të tjerë edhe Vera, nuk pranonte të kuptonte se si të largohej nga kjo urrejtje e fortë ndaj popullit shqiptar….(fq.134) “
(Kështu i kan mendur planet për çfarosjen tonë, kështu po ëndërrojnë edhe sot, por se me metoda të kamufluara! Urrejtje kjo që po vazhdon, edhe pse Kosova është shtetë i pa varur, prandaj çdo bisedë me Serbinë është vetëm humbje kohe për shtetin tonë, ndërsa për Serbinë, fitim kohe dhe përgaditje për luftë! Atëhere, çfarë vlere kan bisedat?
Reciprociteti i kohës, (për produkte), kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, duhet të fuqizohet në të gjitha fushat e tjera! Kjo do ishte “bisedë”, e cila fuqizon shtetin tonë)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat