Grenell, ky ‘korb’ serb dhe krokamat vajtuese të tij

Opinione

Grenell, ky ‘korb’ serb dhe krokamat vajtuese të tij

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 1 gusht 2022 Në ora: 18:24
Richard Grenell

Grenell ra dhe u mbyt në Ujëman/’Liqeni Trump’ para dy vitesh dhe sëbashku me të edhe qeveria Hoti që e morën pushtetin me grusht shtet të ndihmuar edhe nga Grenell sipas The Neë York Times, kur ai kishte pushtet të pakufishem por plane tinzare së bashku me Presidentin e atëhershëm të Kosovës dhe kryeministrin kukull të LDK-së që erdhi pa vota si dhe me Vuçiqin dhe Ramën.

Keto plane të Grenellit dhe servilëve të tij ua prishi keq vota plebishitare në Kosovë, 51%-shi dhe triumfi i dy liderëve të pakontestueshëm të Kosovës, që ia kthyen vendit besimin dhe dinjitetin. Derisa, ata shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në arenën ndërkombëtare me ide, që sjellin vendime të vështira, dhe me një vizion që i ka munguar Kosovës me dekada, derisa, kori kosovar i grenellistëve, poashtu krokat vajtueshëm në sinkron me Grenell-in e papushtetshëm, pra, janë ata që humbën/harruan çantën e dialogut në Bruksel sëbashku me pushtetin.

Krokama vajtuese dhe gërditëse e Grenell-it në Tëitter dje i ra në sy edhe Viola von Cramon, eurodeputetes, dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe ajo i reagon Richard Grenell-it, i cili e quajti vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë “të njëanshëm” derisa kryeministrin Albin Kurtin “fashist me përvojë”, ja krokama e tij: “Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, derisa hesht kur Vuçiq e kërcënon Kosoven me luftë, në përkrahje të bandave të krimit në Veri.

Deputeti i Parlamentit ukrainas, Oleksij Gonçarenko, ishte edhe më i ashpër se eurodeputetja kur e komenton situatën e krijuar në Veri të Kosovës në Tëitter: “Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet t’i mbrojmë kosovarët. Ukraina është e gatshme të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po tenton një luftë agresive. Pikërisht, sipas metodës së Putinit. Siç thashë Serbia është kali i Trojës i Putinit për në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, dhe merrni me mend, ky njeri që shteti i tij është në luftë me një superfuqi, me një agresor të pabarabartë gjen kohën që të solidarizohet me Kosovën nga kërcënimet serbe në Veri, derisa Rama vazhdon të jetë i butë me mikun e tij Vuçiq dhe në mes këtij kërcënimi, ai promovon Ballkanin e Hapur.

Derisa Grenellit nuk i shkojnë për shtati këto dy deklarata të deputetëve, por sikur i shkojnë shumë për shtati deklaratat e opozitës kosovare dhe disa deputetëve të Parlamentit të Kosovës që me deklaratat e tyre mbjellin panik e defitizëm gjoja me veprimet “jo të matura të qeverisë”, ngjajshëm, si kur pohonin se kjo qevri është shpall non-grata nga Amerika. Të gjithë këtë barrë që duhet t’a mbaj qeveria aktuale është si pasojë e qeverive të kaluara, që jo vetëm nuk vepruan në Veri për 20 vite, por ja që bashkëpunuan ngusht me Listën Serbe dhe krimin në Veri, nënshkruan marrëveshje të rrezikshme dhe tani i bashkohen korit të Grenell-it dhe Vuçiqit edhe kur vendi rrezikohet si tani.

Krokamat e Grenell-it në ditë të veshtira për Kosovën mund dhe të përbihen por jo dhe krokamat e grenellistëve shqiptarë në sinkron me ato serbo-ruse. Le të kritikohet qeveria në kohë të qeta, dhe le të ndihmohet në kohë krizash kombëtare. Andaj, krokamat e Grenell-it janë të ngjajshme me Korbin e Poe-së që simbolizojnë humbjen dhe pikëllimin që po rritet, “nevermore/kurrë më”, të Grenell-it dhe opozitës sonë dështake. Vendimet e qeverisë janë të drejta, te mençura dhe diplomatike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat