Grenellit po i “djeg” reciprociteti, bashkë me Hashimin dhe Isën ia bënë gropën Albinit, u fundosen vet

Opinione

Grenellit po i “djeg” reciprociteti, bashkë me Hashimin dhe Isën ia bënë gropën Albinit, u fundosen vet

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 gusht 2022 Në ora: 22:59
Faton Mehmeti

Që nga koha kur erdhi përsëri në krye të qeverisë Albin Kurti nuk e kishte përjashtuar mundësinë që të rikthehet reciprociteti me Serbinë, meqenëse pala serbe nuk ka përmbushur obligimet për të cilat ishte zotuar. Në këtë parim edhe veproi siç kishte paralajmëruar, reciprocitet me Serbinë për taragt dhe letërnjoftimet. Me rekomandim të SHBA-së kjo gjë u shty dhe dolën në sipërfaqe soji i Grenellit dhe ca opozitarë në Kosovë që edhe në një moment të mbrojtjes së sovranitetit nuk kursyen momentin të sulmonin qeverinë. Grenelli ishte mësuar me loz me Hashimin, po i djeg se nuk janë servilët në pushtet.

Arsyet pse Grenlli nuk le rast pa sulmuar Albini janë subjektive, të dështimit përballë një politikani të pa korruptuar. Grenelli ka marr goditjen e fortë nga Albini i cili nuk i shkoi pas ideve të Grenellit, andaj irritimi i ish ambasadorit nuk ka kaluar. Edhe kur u aktualizua teza serbe për “Open Ballkan” Grenelli s’ka si të rri anash, ai me çdo kusht tenton që të fus ndikimin serbo-rus në Ballkan duke pasur qasje në det. Kam dyshime të forta se Greneli është shërbëtor i Rusisë, ndryshe nuk shpjegohen veprimet e tij. Fatkeqësisht edhe në Shqipëri Grenelli ka gjetur Edi Ramën, mikun e Vuçiqit që po iu ndihmon në këtë aspekt.

Fatkeqësisht, shqiptarët s’janë të bashkuar për të qenë kundër Grenellit, Serbisë dhe Rusisë duke mbrojtur trojet e tyre .Ishte pikërisht Grenneli urdhërdhënësi për rrëzimin e Kurtit 1 brenda një jave. Këtë gjë e kishte mohuar Isa, me i besua Ises është njësoj si me i besua Judës. Isa, nuk është hera parë që nuk e thotë të vërteten. Ka qenë sekret publik se Grenelli ka qenë urdhërdhënësi për rrëzimin e qeverisë Kurti në bashkëpunimi me Thaçin dhe vet Isa Mustafën. Arben Gashi e kishte thënë të vërtetën, Isa gënjen. Të gjithë ata që rrëzuan Kurtin, në të vërtetën i bën gropën vetes. Njëri është në burg, tjetri turis i zakonshëm dhe një tjetër në pension të përhershëm politikë. Në këtë kuptim, dështuan tre veta kundër Albinit. Isa është inatçor, si i tillë nuk e pranon se u përdor nga Thaçi dhe Grenelli.

Grenelli ka flirtuar gjithnjë me Serbinë, pushimet i bën në serbi, për më tepër ne një vizitë në Serbi Grenelli kishte deklaruar "KFOR-i duhet të largohet nga Kosova". Imagjino çfarë njeriu Kosova ka pasur të bëjë, me opozitë të korruptuar dhe shantazhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat