Lufta në Ukrianë dhe “pakti i ri” i djallit nga ana e Rusisë dhe Kinës kundër SHBA-së, NATO-së ose Perëndimit

Opinione

Lufta në Ukrianë dhe “pakti i ri” i djallit nga ana e Rusisë dhe Kinës kundër SHBA-së, NATO-së ose Perëndimit

Nga: Agron Shabani Më: 20 gusht 2022 Në ora: 14:38
Agron Shabani

Tregu i finansave dhe kapitalit botëror së bashku me marëdhëniet botërore ose ndërkombtare, vazhdojnë të ndjejnë dridhje ose një lëkundje sizmike ose tektonike si pasojë e luftës dramatike ose apokaliptike në Ukrainë.

E ndodhur në mesin (epiqëndrën) e krizës së rëndë finansiare, tregtare, ekonomike, politike dhe ushtarake të globit si pasojë e luftës në Ukrainë: Kina si shteti me i populluar i planetit, dhe si njëra prej ekonomive me të fuqishme të globit, mund të thuhet se hëpërhë është përfituesja me e madhe dhe kryesore e luftës së rrezikshme dhe dramatike në Ukrainë.

Se këndejmi, me afro 1.5 miliardë banor, si dhe me njerën prej ushtrive dhe ekonomive me të fuqishme të rruzullit ose planetit tonë: Kina njëkohësisht është edhe shteti me i mbingarkuar ose mbipopulluar me mite, epose, legjenda, histori ose interpretime te ndryshme mitomanike ose grandomanike mbi "superioritetin e popullit ose racës së verdhë kineze në krye të piemontit ose piramidës së kulturës dhe civilizimit të përgjithëshëm botërorë" të bartur ose transmetuar edhe sot e kësaj dite prej Dinastive të njohura kineze si "Dinastia Mançu","Dinastia Çin" (Çin Çu), " Dinastia Ming" etj.

Ndërkohë që kinezët gjithashtu janë të njohur për urrejtjen e tyre violente, infantile dhe patologjike ndaj racës së bardhë në veçanti, si dhe ndaj feve dhe kulturave të njohura katolike dhe muslimane në përgjithësi.

Thuhet se dikur në shekullin XVII (17) ose XVIII (18)- udhëheqësit ose liderët e njerës prej "dinastive të më të mëdha" të Kinës: Nën thirrjet, paraullat ose sloganet e ndryshme primitive ose arkaike mbi "popullun, shtetin dhe mbretin e Kinës si pasardhës të diellit dhe femijë të Zotit: Dhanë urdhërin suprem mbi vrasjet, zhdukjet ose masakrat masive ndaj njerëzve të racës së bardhë katolike dhe muslimane në Kinë, ku nga ana e kinezëve asokohe thuhet u vranë, dogjën, plaçkitën, përdhunuan dhe masakruan  me qindra mijëra ose miliona njerëz të bardhë katolik, musliman dhe të tjerë, saqë me intervenim e tyre ushtarak, fuqitë e ndryshme perëndimore, i mbrojten ose shpëtuan pjesëtarët tjerë të racës së bardhë që kishin shpëtuar ose ngelur (mbetur) të gjallë në Kinë nga masakrat ose zhdukja totale nga ana e ushtrisë ose dinastisë kineze!

Pa i harruar këtu edhe hegjemonizmin ose ekspanzionizmin e njohur kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme lindore, aziatike ose indopacifike, i cili u ndërpre (stopua) nga 'raca e kualifikuar' e Japonisë, të cilët krahas 'konfuçianizmit të reformuar dhe progresivë' të Kinës: Atëbotë në Japoni dhe gjithandej, i sollën modelet ose sistemët e njohura kushtetuese, juridike, ushtarake, politike, shkencore, industruale, teknologjike, tregtare dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë ose Perëndimit....Prandaj, edhe u quajten dikur si "europerëndimorë aziatikë" etj.

Nejse!

Ndryshe nga kjo, në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Anthony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :"SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!", fund i citatit.

Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tabdemin) e ri ruso-kinez si "pandan" ose "arrë e fortë" kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.

Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nixheri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Rusia (ish BRSS-së) dhe Kina, pos luftës së shkurtër me 1929, gjatë vitëve 1949-1961, gjegjësisht nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish "luftës së ftohtë", i kanë zhvilluar disa luftëra të pergjakshme për hapësirë ose teritor, me viktima dhe tragjedit të shumëta. Për palen kineze-sidoms.

Gjithënjë fjala mbi metaetikën ose etikën globale dhe universale të SHBA-së....Respektivisht në politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare, robuste, korpulente, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale: Ku, SHBA-së si suprfuqia e vetme dhe kryesore e globit, e kanë mbi supët e veta rolin dhe misionin e njohur të Herkulesit në raport me stabilitetin, paqen dhe sigurinë globale ose universale.

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale dhe enciklike që nuk pushon kurrë.

E sidomos ambiciet ose pretëndimet e njohura hegjemoniste, ekspanzioniste, revizioniste, dinastike, militariste, imperiale ose kolonialiste të Kinës, Rusisë dhe kampit (bllokut) të tyre ushtarak (luftarak), djallëzor ose diabolik gjithandej.

Ndaj, edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më të mëdhenj, më të pasur dhe më të fortë mbi ata që janë më të vegjël, me të varfër dhe më të dobtë.

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste', të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, gjithashtu, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, janë rusët dhe serbët (plus kinezët) ata që i urrejnë për vdekje, dhe i pengojnë gjithëkah e gjithandej Kosovën dhe shqiptarët.

U morr vesh se lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se me e madhe ose me e lartë 

ëshë vlera nominale, materiale, strategjike ose ekzistencialiste e "Trepçës" dhe Ujmanit se sa e të gjitha trevave ose visëve tjera shqiptare dhe atyre serbiane bashkë. 

Ndryshe nga kjo, çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se  presidenti aktual i Rusisë, Vlladimir Vlladimorovic Putin: Me anë të desantit ose "marëshimit të papritur" të ushtrisë ruse ( para syve të Natos) në Prishtinën (Kosovën) e vitit 1999, e kishin për qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të shqiptarëve me anë të materialit radioaktiv ose armëve atomike, me rreze të mesme ose të vogël veprimi. 

Ndërkohë që pas desantit ose "marëshimit misterioz" të ushtrisë ruse në afërsi të airoportit ndërkombtar të Prishtinës (me 1999)-kanë nisur ose filluar si të thuash të gjitha zezonat ose fatkeqësitë tjera për Kosovën dhe shqiptarët.... Ndarja e Mitrovicës (analoge me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), e ashtuquajtura "marrëveshja e Kumanovës" dhe ç'armatosja e UÇK-së, konflikti i përgjakshëm dhe heroik i Ramush Haradinajt me ushtarët rusë, "zajednica"( dodik republika serbe) në Veriun e Kosovës, si dhe plot paradokse dhe anomali të tjera reaksionare dhe anakronike.

E tërë kjo në saje të ndikimit, insubrodinimit ose influencave të ndryshme kolaterale dhe multilaterale të Rusisë dhe Kinës.

E dyta: Për rusët e Vladimir Putinit, ukrainasit nuk janë popull shtetformues (konstitucional) dhe historik, por një popull artificial ose johistorik, i ngritur ose krijuar dikur nën ish Bashkimin Sovjetik. Ky është problemi kryesor atje.

Gjithashtu, në Kijevë të Ukrainës, thonë se është ngritur ose themeluar "Rusija e Parë e Kijevit" ("Prva Kijevskaja Rasija"), Kisha e parë autoqefale e Rusisë etj.

Ndërkohë që gjithënjë, sipas imagjinatave dhe fantazive imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij: Ekziston dallim i madh në mes banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Veri-Perëndimore, të cilët sipas z. Putin dhe aparatit të tij, janë kukulla, agjent, mercenar ose kolaborator të SHBA-së ose Perëndimit, me orjentim, narrativ ose identitet nazi-fashist të Adolf Hitlerit, dhe banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Juglindore, të cilët në instancë

të fundit sipas rusëve, janë pasues ose trashegimtar të konceptit, narrativit, identitetit ose ideologjisë proletare, bolshevike, internacionale ose ruso-sovjetike të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit etj.

Ndonësse, as në kohën e KGB-s dhe Stalinit, në Rusi dhe gjithandej ish BRSS-së, si duket nuk ka patur më shumë mërcenar, kolaborator, agjent ose spiun të brendshëm dhe të jashtëm të Rusisë, se sa sot.

Mos të flasim këtu mbi shkallën e lartë (alarmante) të papunësisë, skamjes, mjerimit të përgjithshëm social dhe ekonomik në Rusi! E sidomos në zonat ose rajonet rurale. 

"Rusia e zhvilluar me lookun, stilin, imazhin ose luksin e lartë europerëndimor", ndodhët ose ekziston vetëm në Moskë, Sankt Petërsburg, Yekatarinburg ose Volgograd.. Për dallim të Rusisë tjetër, të mbytur në skamje dhe mjerim të thellë social ose ekonomik. 

Në Kinë edhe me keq se sa në Rusi.

Ndaj, lufta ose konflikti, pos tjerash, sikur janë bërë "bisnes" ose "formulë mbijetese" për liderët ose politikanët e ndryshëm autokrat, diktatorial, despotik ose absolutist.

Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t'i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme paranormale ose parapolitike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Edhe Millosheviçi i Serbisë, e siguroi strehën ose audiencën e tij tek shtresat me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë serbiane. Pasojat janë të njohura!

Sidoqoftë, Perëndimi kanë të drejtë absolute në ide ose teori të ndryshme preventive, sanitare, kirurgjike ose kozmetike. Por, praktika ose realiteti i përgjithshëm në terren, janë ndryshe ose relative.

Ndaj, a është i dënuar ose mallkuar kolektiviteti, cili për të jetësuar ose përjetësuar kultin e individit ose personalitetit, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, sovranitetin, qenien ose  vet ekzistencën e tij dhe të tjerëve, si rusët në raport me "kultin" e  Presidentit Vladimir Putinit, apo kinezët në raport me "kultin" e Presidentit Shi Xhin Pi?!, shtrohet pyetja.

Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.  

Historia e luftërave, revolucionëve, kulturës dhe civilizimit botëror, nuk fillon as nuk përfundon me Vladimir Putinin ose dikënd tjetër. Jo çfare

Rusia dhe Kina, si duket kanë ambicie ose projekte të "panjohura" për Naton ose Perëndimin....!?

P.S.

Roli, misioni dhe 'autoriteti global ose universal' i NATO-s, UE-s dhe OKB-së, sikur është zbehur dhe zventuar shumë me rastin e "aneksimëve, pushtimëve ose okupimëve të papritura", gjegjësisht, klasike, unilaterale dhe monologjike të Bjellorusë, Kazakistanit, si dhe të pjesëve integrale, legjitime dhe strategjike të Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Ukrainës-para syve të NATO-s, UE-së ose Perëndimit.

Ndonëse, edhe pse Bjellorusia, Ukraina, Gjorgjia (Gruzia) dhe Kazakistani, "de jure"-janë anëtare të OKB-së (por, jo edhe anëtare të Natos dhe UE-së)- 'de facto' ato janë të aneksuara ose okupuara ushtarakisht nga Rusia.

Pse (përse) ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur në radhë të parë për shkak të averzionëve, divergjencave, diskrepancave, hezitimeve dhe disonancave kogjitive (interaktive ose insubordinuese me Rusinë)-brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, për t'i pranuar Gjorgjinë (Gruzinë), Ukrainën dhe Bjellorusinë në Nato dhe UE-së, e nesër ose pasnesër edhe Kazakistanin, Armeninë, Turkmeninë dhe Azerbeixhanin (sidomos në Nato)-të cilët, nesër ose pasnesër, mund t'i pret"fati" i Ukrainës, Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Bjellorusisë.

E tërë kjo, për të reduktuar ose rikthyer misionin ose narrativin e njohur të zgjerimit të Natos dhe UE-së në kufirin ose limitin e vitit 1997, sipas të të cilit: Gjermania do duhej të ishte shteti i fundit i Natos, para "zonës ose vijes së kuqe" të interesave strategjike dhe gjeopolotike të Rusisë.

Deri në vitin 1994, Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit.

Se këndejmi, menjëherë pas premtimëve historike të ish Presidentit të SHBA-së, George Bush II, mbi anëtarësimin e Gjorgjisë (Gruzisë) në Nato, gjatë vitit 2OO8, ndodhi puçi ose kryengritja e armatosur e forcave proruse në Gjorgji-kundër ish Presidentëve reformator dhe properëndimor (Shevarnadze dhe Sakashvili) dhe aneksimi i teritorëve të pasura dhe strategjike të Gjorgjisë nga ana e Rusisë.

Ndërkaq, i dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga" fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore ose nukleare (atomike) të Rusisë":  Presidenti i Rusissë, Vlladimir Putin, i papenguar nga askush, duke i shantazhuar, komplotizuar, përmbysur nga pushteti, burgosur ose arrestuar njërin pas tjetrin, Julia Timoshenkon, Poroshenkon dhe liderët tjerë intelektual, profesional, patriot dhe intelegjent të Ukrainës: Në emër të mbrojtjes së interesave strategjike, gjeopolitike, historike, gjeografike dhe të tjera të "Rusisë së Parë" (lëxo:" Kijevskaja Rasija"), sikur ia doli me projektët ose planimetritë e tij funebre dhe tepër makabre mbi Rusinë e Madhe cariste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste etj....

Të njëjtat skenare ose planimetri makabre, retrograde, paradoksale, reaksionare, anakronike, infantile dhe patologjike, Rusia, Serbia dhe disa vende të tjera, i kanë në fiokë, ose nën tavolinë, edhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. 

Kjo përmes "paralelëve, analogjive ose apologjive" të ndryshme aproksimative, aglutinative, ireverzibile, meskine, makabre, diabolike, djallëzore ose tepër satanike në mes muslimanëve boshnjak (serbëve të turqizuar ose muslimanizuar) dhe "vëllezërve të tyre (shqiptar musliman) në Kosovë etj., në kuadër të "puro-shtetit kosovar",, "kazino kapitalizmit" dhe "popujve të ri artificial ose johistorik ("people without history") të Kosovës dhe Herceg Bosnës në "zonën e gjelbërt" muslimane ose islamike të "kalifatit të ri" turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company! 

Pjesë e atyre skenarëve ose planimetrive kobzeza ose ugurzeza, sipas të të gjitha gjasave, janë, ose mund të jenë edhe politikanët dhe politikat aktuale, ditore ose periodike në Prishtinë dhe Tiranë.

Në këtë frymë të mesipërme "revolucionare, evolutive dhe historike", Kosova ndoshta  nuk do bëhët kurrë anëtare e Natos, UE-së, OKB-së etj., pa i ndarë ose pjesëtuar gjysëm-përgjysmë (fifti-fifty)- "Trepçën", Ujmanin dhe resursët ose pasuritë tjera me Serbinë dhe  Rusinë ...!?

Doktrinat dhe formulat e egra serbo-ruse (plus ish fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit )-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, akoma (ende) janë aktuale dhe tepër reale dhe funksionale.

Jo rrallë, serbët dhe të tjerët, mbi ruinat ose gërmadhat e humbjeve ose disfatave të thella ushtarake ose luftarake, me ndihmën e rusë e tjerëve, i kanë ngritur, skicuar dhe realizuara fitorën e tyre shtetrore, nacionale ose gjeografike nepër tryezat ose tavolinat e ndryshme politike ose diplomatike.

Ndaj, mëqe sipas asaj:' fjalët e nxehta nuk i pjekin kurrë bukën as kulaçin': Të kota ose fare boshe të dukën retorikat ose oratoritë e zjarrta populiste ose "patriotike" të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës ose dikujt tjetër-përballë kërrcnimëve reale, latente ose permanente të Rusisë dhe Serbisë. Plus Kinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat