Tentimi dhe syçeltësia

Opinione

Tentimi dhe syçeltësia

Nga: Petrit Dibrani Më: 21 gusht 2022 Në ora: 13:31
Petrit Dibrani

Çudi aspak, risi jo se jo mirëpo, dhimbje po dhe forcë ç’doherë.

Sulmi ndaj ushtarëve shqiptar në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, përpjekje e radhës për destabilizim jo vetëm të Shqipërisë, po edhe tentim për të rindezur, fillimisht një konflikt të brendshëm dhe pastaj edhe kërkim nga Putin për pazare rreth Ukrainės.

Destabilizimi i Shqipërisë, nëpërmjet veglave shqipfolëse, përpos që zvarrit zgjidhjen përfundimtare me njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë e bën Rusinë, faktor për pazare në të ardhmen jo të largët.

Në njërën anë bishti i Kryekriminelit Putin, krimineli i vogël i Ballkanit Perëndimor Vuçiq, me sulme të njëpasnjëshme në Veri të Kosovës, duke barikaduar rrugët dhe sulmuar zyrtarët policor shqiptar dhe në anën tjetër, sulmi mbi ushtarët poashtu shqiptar në detyrë në uzinën ushtarake, dëshmon qartazi përpjekjet e Rusisë për të qenë, faktor kryesor në Ballkan.

Dështimi i krijimit të ashtuquajturit „Ballkan i Hapur“, sigurisht jo nga faktori shqiptar në trojet shqiptare po nga Perëndimi, ka stopuar qëllimin diplomatik të Rusisë!

Sulmi mbi ushtarët shqiptarë në detyrë, ishte tentimi i radhës nga Rusia për trazira.

Syçeltësi, fillimisht nga shërbimi informativ në Shqipëri dhe koordinim i qeverisë me ambasadën amerikane për mbylljen e ambasadës ruse në Shqipëri, madje menjëherë.

Të dashur vëllezër, ushtar shqiptar, shërim dhe kthim në detyrë sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat