Dorëheqja e liderit në opozitën e qorrsokakut

Opinione

Dorëheqja e liderit në opozitën e qorrsokakut

Nga: Alpin Ollogu Më: 22 gusht 2022 Në ora: 06:14
Alpin Ollogu

Lideri në dorëheqje i Aleancës për Shqiptarët, de fakto përfaqsonte liderin e opozitarizmit në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si shpresë e opozitës që Ziadin Sela të udhëheq në rrotacionet e mundëshme qeverisëse. Nuk që e thënë të ndodh kështu, të paktën jo sot, për fajin e vetë Ziadinit dhe për fajin e brumit të opozitarizmit, brum i paardhur si duhet, për të gatuar fitoret e rrotacionit politik. Me humbjen e thellë zgjedhore në Tetovë, aktin e dorëheqjes, Kryetari Aleancës për Shqiptarët, shpresa e deri djeshme e opozitës për liderin e shqiptarit në qeverisje, i dha një mundësi opozitës së qorrsokakut, të këndellet, të tejkalojë veten dhe mentalitetin primitiv prej bajraktari e interesash grupore, në opozitë të bashkuar, opozitë pa mini-parti, parti skuthash dhe xhepash, opozitë të qeverisjes së “61 deputetëve”, në ngritjen opozitës së interesave shoqërore e kombëtare, të bashkuar në një apo dy parti opozitare të mirëfillta, jo më shumë.

Për këtë duhet të shërbej akti i dorëheqjes se Ziadinit, reflektim opozitar, në të kundërt, akti në vete do ti shërbente vetëm interesave politik të Bashkimit Demokratik për Integrim, që për momentin, është e pakonkurueshme në skenën tonë politike, na pëlqen apo sna pëlqen një gjë e tillë. Moralisht Ali Ahmeti nuk humbi në Tetovë, humbi opozita, BDI-ja edhe përkundrejt konsumimit me udhëheqjen e pushtetit lokal në Tetovë për vite rradhazi, edhe përkundrejt pakënaqsisë akoma të fresket nga ish kryetarja Teuta Arifi, BDI-ja arriti të marrë më shumë këshilltar se më pare. Arriti të jetë konkurente e fortë me partinë e kryetarit aktual të Tetovës, kur kemi parasysh edhe influencën zgjedhore që ka pushteti lokal në kategori të caktuar votuesish. Në Tetovë humbi shpresa opozitare.

e Ziadinit është shumëdimenzionale, kërkohet të kuptohet e tillë, për vetë integritetin e tij politik, forcën politike që udhëheq, edhe si goditje në ndërgjegjen e mini partive shqiptarë (nësë kanë ndërgjegje), të cilët mund të kenë disa vota në Tetovë, por gati janë të fshira nga fokusi i elektoratit gjithandej në vendbanimit shqiptare. Humbe zgjedhjet, nuk ke shpresë të bësh rrotacion politik, nuk ke gjetur kodin e duhur për bashkimin e opozitës dhe çuarjen e saj në fitore, je shndërruar në mini parti, hap rrugën vëlla i dashur, asgjesohu, shkrihu, jep mundësi të rreja dhe ndoshta një ditë mund të kthehesh më fuqishëm me një formulë tjetër fituese, energji dhe pjekuri më të madhe në kontributin politik.

I dorrëhequri mban përgjegjësitë e veta, i njihen edhe merita. Ziadini bëri opozitarizëm më të pastër se paraardhësit e tij, faktet flasin. Opozitë më të pastër se Arbën Xhaferi dhe Mendu Thaçi, ai nuk u fut në qeveri (si parti kryesore ose e vetme) me pakica dhe tradhti të bashkëpunimit opozitar, dhe dinte të lëshoj qeverinë qoftë edhe për një post ministror. Ziadinit duhet ti njihet merita se e ngjalli pak a shumë opozitarizmin real dhe konkurushëm kundrejt Bashkimit Demokratik për Integrim, nga ai opozitarizëm që e kishin katandisur paraardhësit e tij bashkëpartiak, apo të lënë në mini partit të pronësuar nga kryetarë. Pse jo, Ziadinit duhet ti njihet edhe kontributi në lëvizjet politike në favor të zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Por kjo është, në politikë asnjëherë nuk është mjaft, për të fituar duhej më shumë se kaq, diçka më ndryshe, më bashkuese e përfaqsuese sigurisht, gjë të cilin lideri në dorëheqje nuk mundi ta bëje, prandaj duhej dhe mban përgjegjesi me dorëheqjë. Barën tashmë ju kalon bajraktarëve opozitar, të marrin mësim, iluminohen politikisht nëse janë të sinqertë për tju dhënë shqiptarëve opozitën e vërtetë dhe pushtetmarrëse. E nëse jo, le të fitojnë disa mini privilegje nga mini partitë gati pronësore, duke munduar të mashtrojnë popullatën, në iluzionin e luftës se Don Kishotit me mullinjtë e errës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat