Ramush Haradiniaj në Kosovë, si Sali Berisha në Shqipëri

Opinione

Ramush Haradiniaj në Kosovë, si Sali Berisha në Shqipëri

Nga: Rexhep Torte Më: 23 gusht 2022 Në ora: 10:51
Rexhep Torte

-Sali Berisha- ish Kryeministër dhe kryetar aktual i PD-së në Shqipëri në takime me qytetarët, synon rrëzimin e Edi Ramës- Kryeministrit më të korruptuar e tradhtar që ka patur Shqipëria derisot.

-Ramush Haradinaj në takimet me qytetarë që po planifikon në Kosovë, synon rrëzimin e Albin Lurtit- Kryeministrit më të pastër dhe e dinjitoz që ka patur derisot Kosova në lri e pavarësi.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, fillimisht duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, pse gjersa ishte Kryeministër i Kosovës nuk kishte, guxim, aftësi dhe përgatitje ta udhëheqën dialogun Kosovë-Serbi.

Duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, pse gjersa ishte Kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës për lidhjet dhe bashkëpunimin e tij korruptiv me kapobandat serbe të krimit të organizuar të nivelit të lartë dhe të kortabandës në Veri të Kosovës, për çka shkruhet në Raportin e KFOR-it amerikan dhe të NATO-s, si edhe në raportin e Freedom House.

Duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, pse gjersa ishte kryeministër i Kosovës e ka pritur në zyrën e tij Millan Radojçiqin kriminelin serb, që tani është në listën e zezë të SHBA-ve dhe që ndaj tij kanë lëshuar flretëarrest edhe organet e drejtësisë në Kosovë.

Duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës për deklaratën e Naim Miftarit- ish eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish agjentit të SHIK-ut, ku thotë se, “ A duhet Ramush Haradinaj të largohet nga poilitika dhe të burgoset për vrfasjen e familjarëve Musaj në Strellc, vrasje që ndodhën pas luftës në Kosovë.

A duhet Ramush Haradinaj me dhanë dorëheqje për uzurpim të tokave shtetërore, për korrupsion, për tradhti kombëtrare dhe bashkëpunim me armikun, konkretisht me Millan Radojçiqin që është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”.

Ramush Haradinaj duhet t’u tregojë qytetarëve, si u bë milioner i pasluftës në Kosovë, duke blerë 3 euro arin e tokës kosovare, dhe duke blerë 200 hektarë me vishnje e lajthi për 7O mijë euro.

Ramush Haradinaj, duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, si u fry lista e veteranëve të Kosovës që nga 15 milë luftëtarë të vërtetë të UÇK-së, në mënyrë të kundërligjshme dhe me ryshfet u bënë 60 mijë veteranë, e tani AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe PDK-ja këta veteranë të rrejshëm i shfrytëzojnë si militantë për protesta kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.

Ramush Haradinaj duhet t’u tregojë qytetarëve të kosovës, pse nuk e ngriti zërin kundër veprmeve armiqësore, kundër kërcënimeve të Serbisë kriminale dhe ndaj kriminelëve serbë që po e sulmojnë edhe me armë policinë e Kosovës, e cila së fundmi me seriozitetin dhe vendosmërinë më të madhe vepron për vendosjen e rendit të ligjit edhe në Veri të Kosovës.

Ramush Haradinaj e mashtron veten dhe harron se nuk mundet asesi ta imitojë Saki Berishën- ish Kryeminitrin Shqipërisë në takimet me qytetarët, sepse as për së afërmi nuk mund t’i afrohet Sali Berishës qoftë për nga guximi, e qoftë për nga eksperienca politike dhe udhëheqëse.

Ramush Haradinja nuk mund t’i afrohet as për së afërmi Sali Berishës për nga zotësia oratorike, vokabulari dhe paraqitja e argumenteve të dokumentuara kundër Kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha e ka për objektiv dhe në spikamë Edi Ramën-Kryeministrin më të korruptuar dhe kapobandën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lidhur ngushtë me oligarkët e narko-drogës në Shqipëri.

Sali Berisha e ka për objektiv Edi Ramën-Kryeministrin më tradhtar dhe anti shqiptar që ka patur gjer mëe sot Shqipëria, mikun besnik të kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe të Serbisë kriminale, që po bën çmos për zhbërjrn e shqiptarëve.

Kurse Ramush Haradinaj ka objektiv Albin Kurtin- Kryeministrin më dinjtoz e më të pastër që ka patur Kosova në 22 vitet e kaluara në liri e pavarësi, dhe ndaj të cilit nuk ekziston asnjë akuzë qoftë edhe për një qindarkë të vjedhur.

Ka për bjektiv Albin Kurtin- Kryeministrin e Kosovës, i cili për 16 muaj sa është Kryeministër, ka bërë dhe ka arritur për Kosovën më shumë se tërë qeveritë e derisotme të Kosovës në liri e pavarësi.

Ka për objektiv Albin Kurtin- Kryeministrin e Kosoës, i cili bëri kthesë radikale në dialogun Kosovë-Serbi në favor të Kosovës, gjë që nuk arritën ta bëjnë dialoguesit e Kosovës në 11 vitet e kaluara.

Ka për objektiv Albin Kurtin- Kryeministrin e Kosovës, atdhetar, vigjilent, sypatrembur dhe intelektualisht, e profesionalisht më të përgatitur se tërë kryeministrat e mëparshëm të Kosovës së lire e të pavarur.

Ka për objektiv Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, që janë në përgatitje e sipër të reforminit të drejtësisë, të prokurorië dhe të gjyqësisë, si edhe për zbatimin e vetingut, që do t’i vë para ligjit të gjithë milionerët e pasluftës, të gjithë keqqeverisësit, tradhtarët, të korruptuarit dhe të pasuruarit në mënyrë të jashtëligjshme, që pasuria e vjedhur sa më parë t’u kthehet qytetarëve të Kosovës.

Ramush Haradinaj e din mire se, politikën dhe ekonominë e Kosovës e kanë dobësuar e katandisur tradhtia, keqqeverisjet e Kosovës dhe hajnia e korrupsioni në 21 vitet e kaluara , e jo Albin Kurti dhe Qeveria e tij.

Ramush Haradinaj e din mire se situata energjetike është rënduar në tërë botën, por edhe në Kosovë, dhe kjo për shkak të agresionit të Rusisë kriminale në Ukrainë dhe për shkak të thatësirës globale, e jo nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij.

Ramush Haradinaj në këtë mënyrë naïve mendon t’i bëjë opozitë dhe ta rrëzojë Albin Kurtin-Kryeministrin e Kosovës, duke ëndëruar e shpresuar se, në këtë mënyrë do ta shpëtojë veten nga përgjegjësia ligjore për keqqeverisjen e tij, për korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjshëm.

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së ka njoftuar dje se, “Javën e parë të shtatorit të këtij viti do të realizojë takime me qytetarë, me të cilët do të bashkëbisedojë rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjes reciproke”.

Ramush Haradinaj në këtë njoftim thotë se, “Situta e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtyjmë të jemi më të angazhuar dhe më të fokusuar si asnjëherë më parë.

Që nga java e parë e shtatorit do të filloj një process bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.

Do të flasim hapur për dislogun Kosovë-Serbi me njohje reciproke Kosovë-Serbi, për situatën e rëmdë ekonomike-sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike , edhe për tema tjera që sot e preokupojnë vendin”, ka thënë Ramush Haradinaj, informon “Bota Sot”në WEB faqen e saj “, në rubrikën e lajmeve të dates 22 gusht 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat