A po tenton Vuçiq që ta krijojë Rakiqin në një Adams, nëse bisedimet nuk i shkojnë për shtati?

Opinione

A po tenton Vuçiq që ta krijojë Rakiqin në një Adams, nëse bisedimet nuk i shkojnë për shtati?

Hafiz Shala - New York Nga Hafiz Shala - New York Më 24 gusht 2022 Në ora: 11:37
Goran Rakiq

Gerry Adams, nacionalist dhe president i krahut politik Sinn Fein i Armatës së Republikës se Irlandës (IRA), u internua pa gjykim paraprak si terrorist në vitet, 1972, 1973-1976 dhe në 1978.

I lindur në familjen e fortë republikane, u bë pjesë predominante i të drejtave civile të Romano Katolikëve në protestat vajolente të Belfastit, kryeqytet i Irlandës Veriore.

Në vitet ‘70- ta, ishte i dyshuar si udhëheqës i njësisë paramilitare të IRA-s republikane, i cili shikonte që t’i bashkonte protestantët prodominentë të Irlandës Veriore me prodominantët Romano-Katolikë të Republikës Irlandeze.

Në vitin 1972, në vazhdim, situata eskaloi në vajolencë nga IRA dhe forcave paramilitare protestante, me ç’rast, Adams është internuar, por i cili shpejt u lirua për të marrë pjesë ne bisedat sekrete paqësore me Qeverinë e Britanisë, të cilat dështuan.

PE luante rolin kryesor në organizimin e grevës së urisë me të burgosurit politikë të Irlandës Veriore.

Poenta e krejt asaj që tentoi pas 35 viteve mosbindjes dhe kundërshtimit të Qeverisë britanike, ku humben jetën qindra e qindra njerëz të pa fajshëm, megjithatë, edhe pas shumë refuzimeve të bisedimeve, në fund u arrit marrëveshje që, sado që të tentohet të injorohet një realitet nga të dyja palët, fundi erdhi përmes bisedimeve përfundimtare për paqe.

Aleksandar Vuçiq, një aktor i përsosur politik, me gënjeshtra e shtirje të një “viktime”, është në gjendje “ta shtijë në gjynah” edhe bashkëbiseduesin, në këtë rast, Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Kristofer Hill, i cili për befasinë tonë me një eksperiencë dhe njohuri burimore të çështjes së Dardanisë që nga lufta e UÇK-së, bisedimet me Presidentin Rugova, të cilit në një moment i pati propozuar edhe Autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë e që e refuzoi në mënyrë gjentelmene e me qetësi, duke i thanë se, zoti Hill, populli im nuk e pranon një status të tillë.

A është ndonjë taktikë në mes diplomatëve amerikanë, në tentim zbutjeve të tonëve të palëve para marrëveshjes finale, mbetët të shihet në ditët në vijim përderisa ditët, orët dhe minutat po ecin, në tentim të parandalimit të ndonjë konflikti lokal, jo me përmasa të gjëra ushtarake ku do të intervenojë KFOR-i, si pjesë e NATO-s, përgjegjës dhe i obliguar për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Republikës së Dardanisë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, qëndrimeve zyrtare të Administratës SHBA-ve në krye me Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit, Blinken.

Vuçiqi, përderisa në anën e djathtë të tij në takimin me “përfaqësuesit serbëve” të veriut, e mban kriminelin Radojçiq, ndaj të cilit është ngritë proceduar nga Gjykata Speciale, kjo është një dëshmi se Vuçiqi sikur Millosheviqi, është për ngritje të tensioneve e jo siç shprehet ai, për bisedime paqësore “ si njeri i paqes” në njërën anë, ndërsa në anën tjetër i fton serbët në mosnjohje të shtetit të tyre dhe mosdëgjueshmëri qytetare.

A nuk mjafton kjo për zotin Borrel e Lajçak për ta kuptuar se në çfarë pozicione qëndron Vuçiq, i cili, duke mos shpall sanksione ndaj Rusisë, duke e kundërshtuar Evropën dhe duke mos shprehur interesim për t’u anëtarësuar në gjirin e saj, përpos deklaratave formale e demagogjike, jo që është momenti por ai kahere ka kaluar për t’ia treguar shkopin dhe ushtruar presione ekonomike, politike e ushtarake deri në bindjen e tij përfundimtare se, nuk mund të ulët në dy karrige, në atë të Rusisë dhe atë të Evropës.

Pra, siç e ceka edhe në titullin e këtij shkrimi, Vuçiq, edhe nëse i imponohet diçka kundër dëshirës së tij, ai, do ta krijojë një Gerry Adams në veri të Dardanisë për të ushtruar presion qoftë edhe me mos dëgjueshmëri siç edhe deklarohet publikisht, pa marrë parasysh viktimat civile që mund të shkaktohen për ta mbajtur atë pjesë të tensionuar me qëllim që serbëve t’ua mbajë premtimin se “Dardaninë kurrë nuk do ta dorëzojmë”.

Ajo që është për shpresë mbajtje nga ana e Dardanisë se, asnjëherë më parë një angazhim aq gjithëpërfshirës me seriozitetin më të lartë nga ana e Administratës Biden, por edhe të BE-së, do të thosha me shtytjen e Amerikës, nuk kanë ekzistuar me qëllim që një konflikt të ndalohet dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore me njohje reciproke ligjërisht të obligueshme për të dyja palët.

Vuçiqi, për t’i qetësuar serbet e veriut, që në fakt, nuk janë popullata serbe, por Lista serbe, mjet politik në duar të tij, do të tentojë t’i mashtrojë, por edhe t’u premtojë se, kjo organizatë ilegale pa konsensusin e të gjithë serbeve të Dardanisë, do “ t’i mbrojë dhe do të kujdeset sipas direktivave të Beogradit”.

Lojë shumë e rrezikshme për një paqe e stabilitet afatgjatë, pa marrë parasysh se çfarë statusi do të ketë një Asociacion i komunave më shumicë serbe, i cili do të mbetet një pengesë për një kohë të gjatë derisa pushtetet të ndërrohen në Beograd.

Qëllimisht, Vuçiq nuk e formoi qeverinë e re - të vjetër, e cila afatin e fundit e ka me 2 shtator, pra pas skadimit të afatit rreth reciprocitetit.

Prandaj, ëndrra e Vuçiqit është që Goran Rakiqin ta shndërrojë në një Gerry Adams të Irlandës Veriore, anipse, nuk përputhet as në kohë e as në përmbajtje që, në fund, përsëri duhet me u ulë në tavolinën e bisedimeve, por jo për të ushtruar presion si deri me tani, sepse kjo është çështje e brendshme e shtetit të Dardanisë, me gjithë involvimin e Bashkësisë Ndërkombëtare si garantuese e marrëveshjes.

Më se shumti do të pësojnë serbët, të cilëve u rekomandohet që mos ta njohin Republikën e Dardanisë deri te bojkotimi i saj, nëse ata ia lejojnë vetit të dirigjohen nga Beogradi. Po, kjo nuk të shkojë në pafundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat