Dialogu" me hijenat serbe përrreth dhe "ariun" ose"elefantin e vogël" në paradhomë...!

Opinione

Dialogu" me hijenat serbe përrreth dhe "ariun" ose"elefantin e vogël" në paradhomë...!

Nga: Agron Shabani Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:33
Agron Shabani

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe deri me sot, Rusia, Turqia dhe disa miq ose aleat të tyre nepër botë: Ndaj Kosovës dhe shqiptarëve kanë aplikuar ose zbatuar ligje, rregulla dhe standarde të dyfishta në raport me 'dialogun' (monologun) e tyre maratonik, kontekstual, kontestual, qesharak ose tragjikomik me Serbinë, si dhe në shumë çështje ose aspekte të tjera vitale ose kruciale në formë kompromisësh ose koncesionesh të vazhdueshme të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj Serbisë dhe të tjerëve si "demarkacionet kufitare", enklavat ose "komunat autonome" të serbëve, turqve dhe të tjerëve gjithandej Kosovës, kishat, manastirët ose "pasuritë e patundura" të popave, vllakikave ose kaluxherëve serb nepër Kosovë, mejtepët, hamamët, tyrbet ose xhamitë e sulltanëve ose pashallarëve të ndryshëm turko-otoman si "thesar ose vlerë fetare, kulturore dhe historike" në Kosovë, dhe të ngjashme!!!

Kështu që edhe dialogu ose bisedimet e derisotme në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Vjenë, Paris, Berlin, Uashington, apo dikund tjetër: Janë mbajtur ose zhvilluar vazhdimisht sipas skenarit të njohur "urbi et orbi","ultima ratio", "sine qua non" etj.

! Base,  me: "ariun" ose "elefantin e vogël serb" (asociacionin ose "dodik republikën serbe") në "paradhomë", gjegjësisht në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën "Trepça", Ujmani dhe pasuritë tjera vitale ose kapitale të Kosovës, si dhe me hijenat ose bandat e ndryshme kriminale, militare, paramilitare ose serboçetnike-përrreth kufirit të Kosovës me Serbinë!

Duhet ricekur ose ripotencuar faktin se vlera nominale e "Trepçës" për çastin ose momentin, nuk është vetëm 6OO ose 7OO milardë euro ose dollar amerikan, si thonë (manipulojnë) disa "ekspert", por mbi 8OOO milardë euro ose dollar amerikan. Nejse!

Ndërkohë që në Kosovë, thuhet ose supozohet se ndodhën sasistë ose rezervat me të mëdha të linjitit, boksitit, kromit, kobaltit, zinkut, plumbit, çelikut, aluminit, palladiumit, uraniumit të papërpunuar ose të pafisnikëruar, thëngjillit ose qymyrgurit, si dhe pasurive të tjera minerale, metalurgjike dhe hidrografiko-hidrologjike, në të gjithë kontinentin ose globin tonë.

Përderisa vlera ose pasuria e Ujmanit, është e pakrahasueshme.

Kështu që Kosova dhe shqiptarët, që nga përfundimi i luftës dhe deri me sot: Gjithëmonë kanë humbur ose pësuar në menyrë kontesktuale, antropologjike, antropohistorike, antropogjeografike, antropolitike ose epistemologjike në dialog me Serbinë.

Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit poroz, fraxhil, heterogjen ose inkompaktibit të popullit, shtetit dhe pushtetit kosovar.

Shtoja këtu edhe "popullin e ri kosovar" si pezhorativ ose "derivat" të "popujve të ri" artificial ose johistorik" "(the new people without history") së bashku me "barazpeshat e reja imperiale ose kolonialist" ("new imperial and colonial escquality") në Ballkan dhe gjithandej.

Se këndejmi, turqit, rusët dhe të tjerët, që nga "Traktati i Shën Stefanit" ose "Kongresi i Berlinit" me 1878, dhe deri me sot: Gjithëmonë janë janë pajtuar, kusuritur ose kompenzuar në mes veti përmes kompromisëve ose koncesionëve të ndryshme ushtarake (luftarake), politike, historike, gjeografike, fetare, kulturore dhe të tjera mbi kurrizin e thyer ose lakuar të shqiptarëve dhe disa popujve të tjerë krenar dhe kryengritës në Ballkan, Europën Qëndore ose Kontinentale etj...në Lindjen e Mesme e sidomos në Siri, Irak etj., në Afrikën Veriore (Libi) dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që Rusia dhe Turqia, në formë hakmarrjeje të kamufluar ose "revanshi të sofistikuar dhe insubordinuar" kundër kroatëve ose Kroacisë (si aleat tradicional dhe historik të Kosovës dhe shqiptarëve)-për shkak të supremacisë ose epërsisë së saj ushtarake (luftarake), shkencore, kulturore, arsimore, industrale, ekonomike, teknologjike, politike dhe diplomatike ndaj serbëve dhe boshnjakëve (lëxo: serbëve të turqizuar ose muslimanizuar), si dhe për shkak të prestigjit (reputacionit), peshës dhe ndikimit të madh ushtarak, politik, gjeostrategjik ose gjeopolitik të Kroacisë në Nato dhe BE-së....E sidomos në kohën e luftës imperiale, kolonialiste, kriminale ose apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës: Si duket po bëjnë çmos për t'i turrur ose ndërsyer serbët dhe muslimanët boshnjak-kundër kroatëve autokton dhe etnik në Herceg Bosne. 

Dhe, kjo përmes kurthave, intrigave, dredhive, shpifjeve ose manipulimëve të ndryshme "senzacionale ose bombastike" nga kampi (blloku) serbo-boshnjak mbi  "kriminalizimin" e luftës çlirimtare, heroike dhe patriotike të Kroacisë-kundër soldateskës ose hordhive (hordave) të egra serbo-çetnike në kuadër të operacionit  triumfal dhe epik"olluja" ( furtuna) etj... !

E tërë kjo për të demonizuar, satanizuar, kriminalizuar, skizmatizuar ose stigmatizuar luftën dhe fitorën ushtarake, respektivisht, epokale, monumentale dhe emblematike të Kroacisë-kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare!

Ndërkaq, në Veriun e Kosovës, sipas rusëve, serbëve dhe disa të tjerëve, patjetër do duhej të ndodhte një luftë ose konflikt i ri shqiptaro-serb, i cili do e nxiste patjetër reagimin (bombardimin) e forcave të Natos ndaj Serbisë, dhe "reagimin (revanshin) eventual nuklear ose atomik" të Rusisë- kundër Kosovës dhe shqiptarëve me "rreze të vogël veprimi"!

Kjo si alernativë ose mundësi e vetme e Rusisë, për t'u faktorizuar, barrikaduar, istikamizuar dhe pozicionuar fuqishëm në Ballkan, ose në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale në kohën e luftës së saj kriminale, gjakatare dhe apokaliptike në Ukrainë, ku Serbia që në fillim është rrjeshtuar në anën e Rusisë. 

Prralla t'mizave!

Turqia ndërkaq, tradicionalisht e hapur (e shqyer) ose lavire për të gjithë.

Kështu që serbët, rusët, turqit dhe boshnjakët, sikur janë bërë bashk si bollok ose kamp (pakt) i ri-kundër shqiptarëve dhe kroatëve, gjegjësisht kundër Kosovës dhe Kroacisë.

Ndërkaq, pozita (pushteti) dhe opozia kosovare, të shitur dhe korruptuar deri në fytë, si dhe të paditur, stupid, nebuloz, mediokrit, dogmatik, demagog dhe hiprotik-deri në kulm: Vazhdojnë të dehin ose hipnotizojnë elektoratin ose popullin e manipuluar dhe duarthatë shqiptar në Kosovë mbi "profitin" ose "rezultatin final" të dialogut me Serbinë si "liberalizimi i vizave", "integrimet e Kosovës në Nato, OKB-së" etj...!

Si për t'i dhënë zë kujës ose borisë së alarmit: disa "analist" dhe politikan të tredhur dhe korruptuar të opozitës kosovare, vazhdojnë të vajtojnë (me lot krokodilli)-si thonë "mungesën e pafalshme" të "gjenive të mëdhenjë politik dhe diplomatik" si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Enver Hoxhaj (mundësisht edhe Xhavit Haliti, Behgjet Pacolli ose Skënder Hysenj & company) në politikën dhe politikëbërjen e Kosovës!

 Shih ti!?

Ndaj, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë, barazinë dhe pasurinë e njohur shtetrore dhe nacionale, dhe të mos luftosh, përpiçësh dhe sakrifikosh për to si kryeministër (kryeministre), president (presidente), ministër (ministre), politikane (politikan), kryediplomat (kryediplomate) ose çatip i paguar nga populli dhe shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi me të madhe.

Shteti i Kosovës në asnjë menyrë nuk bën ti ngjajë "mitit" ose "legjendës" së njohur mbi urën ose kalanë (kështjellën) e Shkodrës mbi lumin Bunë, ku në emër të urës ose kështjellës, duhet dhënë ose sakrifikuar Rozafen!

Apo, prish e shkatërro natën, për të ndërtuar ditën.

Dhe, aq me pak "kullës" së Babilonisë, ku për të mbrojtur kullën nga sulmet ose mësymjet e urukëve ose semitëve, duhet lidhur (burgosur), vrarë, zhdukur ose masakruar të gjithë sumerët! (...)

Me lirinë, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, robërinë, pasurinë, skamjen ose varfërinë individuale dhe kolektive, nuk kanë të drejtë të lozin ose tallën as profetët ose perënditë. Pikë!

Me duhet cekur prap se sipas maksimës ose formulës shkencore ose filozofike të George Wilhelm Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, reformatore, pèrparimtare, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij. Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç'veshin dhe ç'armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

U mor vesh se në Kosovë ligjin dhe policin e bëjnë nentoka e thellë dubioze, politike ose parapolitike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me " etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. 

Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. 

Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtar, dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. 

Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm dogmatik, stupid, nebuloz, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët ishin (janë) edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së plotë individuale dhe kolektive.

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit.

Njohja e vetvetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, intelektuale, kadrovike dhe të tjera, iu mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Në të kundërten, vendi më i zjarrtë në ferr, sikur është i rezervuar për ata të cilët, në kohëra të krizave të ndryshme morale, fetare, kuluturore, edukative, arsimore, institucionale, funksionale, politike, ushtarake (luftarake), sociale, ekonomike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, e ruajnë neutralitetin ose pavarësinë e tyre ndaj antivlerave, blasfemive, apostazive, mediokritetëve, demagogjive, hipokrizive, skizofrenive, idiopative, anomalive dhe patologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të personit ose individit që bartën, reflektohen dhe interferojnë edhe në kolektivitetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare.

Apo, 'kurrë mos kinii frikë nga ata që ua burgosin, vrasin ose masakrojnë jetën, ose trupin tuaj. Por, duhet të ruheni dhe të kini frikë nga ata që mund t´ua hudhin në ferr ose n´zjarr t´vërtetë, edhe trupin, edhe mendjen dhe shpirtin tuaj. ( Preludi i " Komedisë Hyjnore" të Dante Aligerit)

Ďiçka në Kosovë (Danimarkë) si duket është e kalbur dhe qelbur në embrion!?

Erich Fromm si përfaqësues i spikatur ose eminent i shkollës elitare të sociofilozofisë dhe sociopsikologjisë politike të Frankfurit së bashku me shkrimin e tij me titull "Të jesh, apo të kesh": Edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezent dhe tepër aktual tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme në 'konsolidim e sipër dhe tranzicion"...

Në "kapitalizmin" dhe "casino demokracinë e lartë kosovare" ose ballkanike- sidomos. 

Gjithnjë duke menduar në neurozat, psikozat, destruksionet, dekonstruksionet, padrejtësitë, violencat, patologjitë, turbulencat, sfidat, udhëkryqet ose anomalitë e ndryshme (objektive dhe subjektive) të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare nepër faza të ndryshme fluide, hektike, turbulente dhe tepër agresive ose dinamike të konsolidimit të ngadalshëm dhe tranzicionit, të cilat; nëse nuk studiohen dhe analizohen me kujdes dhe preferenca të njohura shkencore, profesionale ose akademike, mund të jenë fatale ose jetike për fatët dhe ardhmërinë e gjithëmbarshme të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. 

Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh" ( "të je, apo të ke"? ): Në radhë të parë angazhohet për njeriun, liderin ose politikanin e lirë, të suksesshëm, të pasur, sovran, integral, autonom, legjitim, indogjen, autokton dhe autentik në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, guximin, forcën, reflektimet, individualitetin, subjektivitetin, spontanitetin, dinjitetin, intimitetin, autenticitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin dhe integritetin e tij optimal ose maksimal. 

Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi intelektual ose intelgjent në pushtet ose shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin, atitudën, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik ,antropologjik ose antropogjenetik etj. Respektivisht, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi. Duke iu dhënë gjithmonë përparësi, ambiguitet ose prioritet të plotë anës humane dhe etike (conditio humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose liderit (politikanit) të ditur, intelektual ose intelegjent.

 Pa i harruar këtu edhe ligjet ose teoritë e njohura evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, alternative, paradigmatike dhe të tjera.

Të ndodhurit e vazhdueshëm (ose permanent) dikund në mes "lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë" : I bëjnë shqiptarët te reflektojnë paksa me ndryshe në një kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po shkojnë ndaj atyre të tjerëve që po vijnë. 

 Kërkohët punë, durim, urtësi e madhe, pjekuri dhe mençuri politike dhe diplomatike.

Në instancë të fundit, të të gjithë politikanët ose qytetarët e mundshëm të një shteti apo shoqërie të mirëfillët, homogjene, ligjore, demokratike, përparimtare, integrale, kompakte dhe unike, duhet të  jenë miq, aleat, partner, klient, aspirant, pretendent dhe participant të mirëfillët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Pa dallim funksioni ,pozite, statusi, partie, krahine, rajoni, koncepti politik ose ideologje.

Apo...? (¿)!

Por, në Kosovë dhe Shqipëri, akoma nuk dihet se cka (çfarë) ë mirë dhe me vlerë, dhe çka (çfarë) është pleh, kallp ose qelb nga ato që thuhen, flitën ose shkruhën publikisht.

Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Duke menduar në guximin e munguar intelektual dhe profesional, apo narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. 

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.

Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si ideologji shtetformuese (shtetrore), nacionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike, fetare, kulturore etj.

Ndaj, pa ndryshuar punët brenda Kosovës dhe Shqipërisë, në trurin shqiptar, në mendimet e tija, vështirë se mund të ndryshojë diçka edhe tek ne në Kosovë.

Shtoja këtu edhe absolutzmin, kameralizmin ose "kazino kapitalizmin" ("purokapitalizmin") e kazinove ose ruletit të përbashkët serbo-ruso-turk në Shqipëri dhe Kosovë, si praktikë e përditshme dhe teori, së bashku me figurat ose personalitetët e "jashtëzakonshem dhe tepër karismatike" të filan liderit e fistek komandantit!

"Edhe lisat e gjatë, që dukeshin si fantazma të trishtueshme, shushuruan dikur... Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.", do thoshte (shkruante) dikur Anton Pashku.

Kjo është nën çdo nivel dhe kriter modern ose civilizues. Me besoni ju lutem!

Është e habitshme dhe interesante se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj....Asnjë mënyrë e të menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën re që ishte/është/ aktuale në botë - s'është reflektuar fare ndër ne. 

E tash, njeriu mund të gjejë aty-këtu edhe snobist, nihilist, hedonist dhe makiavelist të ndryshëm të "koperativës" ose "shkollës kulturore dhe politike" të Stalinit, Titos, Enverit, Fadilit, Rankoviçit etj...si "enfant terible" me "përjashtime kualitative". 

Por, të tillët vazhdimisht do ngelin të vetmuar, si iushuj ose "oaza" në shkretëtirë.

U mor vesh se çdo shkretëtirë ka oazat e veta që 'mund të thuhet edhe për ta.... 

Por, oazat mbesin vetëm oaza, për aq sa shkretëtira mbetet shkretëtirë... 

S' e kupton dot se si ata ose ato që i thonë vetes politikan të kualifikuar ose diplomat kariere, apo analist ose opinionist portalesh ose gazetash, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj...

Apo, sëpakut të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht....Në menyrë racionale ose kritike....Por merret me gjëra që nuk varen fare prej tyre.

Të mësuarit e shkruarit të një eseje, analize ose tregimi të vetëm mbi edukaten dhe kulturën politike dhe diplomatike, është shumë më i levërditshem se sa debati mbi qëndrimet e Erdoganit, Dodikut, Vuçiçit, Putinit dhe Dreqit e t'birit mbi luftën e Ukrainës.

Pa ndryshuar esencialisht (substancialist) punët në Kosovë dhe Shqipëri, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek ne shqiptarët.

Nuk bëhen kultura dhe historia me njerëz pa kualifiim, pa edukatë, pa kulturë, pa vizion, pa narracion dhe pa histori.

"Unë nuk mund t'i mësoj asgjë askujt; unë vetëm mund ti bëjë ata të mendojnë ose logjikojnë. (Sokrati)

Sikur po jetojmë në një invazion dhe inflacion të madh të "patriotëve dhe intelektualëve" alien ose pa histori në Kosovë dhe gjithandej!

Ndonëse, çobanët ose blegtorët e ndryshëm analfabet ose gjysëmanalfabet, janë bërë politikan ose diplomat kariere etj...!!!

E sidomos disa mbeturina, palaço ose kërma të ndryshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare, të trafikuar ose kontrabanduar në politikë, diplomaci, si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera kosovare.

P. S.

Disa flasin, spekulojnë ose manipulojnë vazhdimisht me sloganet dhe recidivet e njohura anarkoteorike, anarkoindividualiste dhe neofeudaliste, kur thonë se Kosova është një shtet i vogël dhe shumë i varfër e cila nuk mund të mbijetojë ose ekzistojë pa ndihmat ose donacionet e jashtme.

Ata pra që i kanë mashtruar, vjedhur ose plaçkitur Kosovën dhe shqiptarët-deri në palcë.

Nuk është ashtu, por krejt ndryshe. 

Luksemburgu, me afro 6OO. OOO banorë, si dhe me 9O kilometra gjatësi dhe vetëm me 5O milometra gjërësi teritoriale ose gjeografike, është shumë më i vogël se Kosova.

Ndërkaq, me një buxhet të lartë shtetror dhe nacional prej afro 15 miliard eurosh ose dollarësh amerikan, me 7OOO holding kompani, koncerne ose sipërmarrje të fuqishme, domicile, rentabile dhe multinacionale, si dhe me mbi 24O banka të fuqishme nga vendi dhe bota: Luksemburgu llogaritët ose konsiderohet si njeri prej vendëve (shtetëve) me të pasura dhe me të zhvilluara të kontinentit dhe mbarë globit tonë.

Në Luksemburg, pos tjerash, përditë ia mësyejnë punës me tepër se 1OO. OOO punëtor të jashtëm nga Franca, Belgjika dhe Gjermania.

Në Luksembur jetojnë dhe punojnë dikund rreth 18O nacionalitete, etnitete ose komunitete të ndryshme nga e gjithë bota. Pjesa me e madhe prej tyre nga Herceg Bosna, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Kosova etj.

Në Kosovë ndërkaq, liberalizimi i vizave, gjegjësisht ikja ose emigrimi masivë i shqiptarëve nga Kosova: Gjithëmonë aktuale ose në modë, për çdo pushtdt ose qeveri.

Shtoja këtu korrupsionin e lartë ose gallopant, krimin e organizuar, kontrananden, stratifikacionin e përgjithshëm vertikalo-horizontal, privimin e pronës dhe kapitalit të përgjithëshëm shtetror dhe nacional nga ana e shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë patrioti ose intelektuali të lartë, profesional dhe intelegjent.

Ndërkohë që Kosova dhe shqiptarët, të "korrurat dhe të vjelurat" e "liderëve, "politikanëve" ose "diplomatëve" të ndryshëm duduk, kalavesh, analfabet, stupid, nebuloz, mediokrit, hipokrit, skizofren, oligofren, mizantrop ose paranoid, gjithëmonë i kanë parë­ dhe përjetuar me ankth, stres ose pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.

Kjo ndodhur, sepse akteret ose protagonistët e njohur të elitës së lartë shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në politikë dhe diplomaci.

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca të ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë për të prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si "gjetje"(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit aktual, ditor ose periodik! 

Por, kjo ndodhë në shtetet ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike dhe diplomatike.

Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.

Sidomos në Kosovë, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj. 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Se këndejmi, Theodor Adorno dhe Max Horkheimer në "Dialektikën e Iluminizmit" pos tjerash, tek koncepti i arsyes instrumentale ose subjektive, gjëtën ose zbuluan faktorët ose shkaqët kryesore dhe iracionale të krizave ose katastrofave të ndryshme njerëzore, humanitare, sociale, politike, ekzistencialiste etj.  Duke u shprehur dhe angazhuar për iluminizmin dhe kriticizmin racional e dialektik, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Domethënë, do duhej të ishte një proces çmitizues dhe demistifikues-kundër mitëve, dogmave, fetishëve , fobive, paranojave ose totemëve të reja- më të qëndrueshme, me të rezistueshme dhe më të rrezikshme se sa ato të vjetrat. E sidomos atyre të arsyes instrumentale ose subjektivo-sugjestive.

Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në narrativin ose kapitullin që flet për “Industrinë kulturore”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”, gjegjësisht, "industrisë politike, agjituese ose propagandistike", ku përthithja e kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, ushtarake, çlirimtare ose patriotike, respektivisht reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i tyre, shihen si rrjedhim ose rezultat i një administrimi negativ nga ana e autoritetit dhe totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së sundimit dhe fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave elementare ose ekzistencialiste të shtetit, popullit ose shoqërisë. 

Po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetit, pushtetin, popullin (elektoratin), politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në disa media të shkruara ose elektronike: Nuk ka qenë dashur tëafirmohen, valorizihen, glorifikohen, zgjedhën, kandidohen, trafikohen ose kontrabandohen kurrë njerëzit e panjohur, të paditur dhe të dyshimtë.

Por, ia që saherë iu kruhet ose gicilohet Vlladimir Putinit, Aleksandar Vuçiçit ose Rexhep Taip Erdoganit në  Ankara, Stamboll, Moskë ose Beograd, çatipëve ose zyrtarëve të ndryshëm të pozitës dhe opozitës kosovare, iu shkon gjak hundëve!

Në të kundërten, mos provoni t'i mësoni ose ushtroni derrin (thiun) dhe gomarin (magarin) për pastërti, si dhe për të pallitur ose kënduar me nota muzikore, sepse do i mërzisni dhe skandalizoni akoma me shumë edhe derrin, edhe gomarin."( P. Dickinson).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat