Dialogu final mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të jetë i qëndrueshëm- Nëse tani nuk hapet tema...

Opinione

Dialogu final mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të jetë i qëndrueshëm- Nëse tani nuk hapet tema...

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:33
Prof. Fahri Mahalla

Dialogu final mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të jetë i qëndrueshëm. Nëse tani nuk hapet TEMA, për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, për tre komunat me shumicë shqiptare, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Të drejtat që i kanë serbët, dhe që do ti kenë, sipas marrëveshjes finale. Të njëjtat të drejta duhet t’u jepen edhe shqiptarëve në Serbi kudo që ndodhë. Në veçanti tri komunave Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Nëse tani kjo temë nuk hapet, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme.

Konflikti do të mbetet i hapur, mes Kosovës dhe Serbisë, kjo ju konvenon serbëve, me lanë konfliktin e hapur, për ta mbajtur nacionalizmin ekstrem serb të ngritur, për ta përdor, kur ju konvenon, për të shkaktuar konflikte dhe trazira. Serbët janë të pa besë, nuk i respektojnë marrëveshjet. Serbia pas disa viteve, do të shkaktoj një konflikt, me serbët që jetojnë nëpër enklava, në thellësi të Kosovës. Qëllimi i Serbisë është, me i shpërngul serbët nga enklavat në thellësi të Kosovës. Ky është projekt i serbëve të sëmurë mental.

Serbëve të Kosovës, e keqja çdo herë ju ka ardhur nga Institucionet e Beogradit. Në projektin e serbëve të sëmurë mental, është paraparë, që të sulmohen serbët nëpër enklava, në thellësi të Kosovës. Serbët do të sulmohen nga vet serbët, nga njësitet speciale serbe. Për t’i fajësuar shqiptarët e Kosovës, para bashkësisë Ndërkombëtare. Për ta bind bashkësinë Ndërkombëtare, se në Kosovë nuk ka jetë të përbashkët, mes serbeve dhe Shqiptarëve. Pastaj institucionet e shtetit serb, do t’ja propozoj bashkësisë Ndërkombëtare, një projekt për SHKËMBIM TË POPULLATËS serbe me atë shqiptare. Ky është projekt i serbëve të sëmurë mental. Serbët përmes këtij projekti, po duan ta marrën veriun e Kosovës, edhe Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Për ta ndaluar këtë të keqe.

Tani gjatë bisedimeve, duhet të bisedohet edhe për statusin e tre komunave me shumicë shqiptare: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Të drejtat që do t’i kenë serbet në veri të Kosovës, dhe kudo në Kosovë. Të njëjtat drejtat duhet ti kenë edhe shqiptarët në Serbi, në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Kjo do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme, mes Kosovës dhe Serbisë, njëherit do të parandalohet, projekti i serbëve të sëmurë mental. Çfarëdo marrëveshje finale që do të arrihet, serbët nuk do të jenë të kënaqur, serbët prapë do të kërkojnë diçka tjetër, serbët do të kërkojnë gjëra të palogjikshme, për të hyrë në konflikt me shqiptarët.

Do t’ja fillojnë me kishat ortodokse në Kosovë, për të hyrë në konflikt. Kishat ortodokse në Kosovë, janë kishat e shqiptarëve. Që tani institucionet e Kosovës, bashkë me institucionet e Shqipërisë, ta përgatisin strategjinë, kundër projekteve serbo ruse. Ta njoftojnë bashkësinë Ndërkombëtare. Për projektin e serbëve të sëmurë mental. Ti njoftojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta njoftojnë bashkësinë e shteteve Evropiane, për ta parandaluar këtë projekt.

Kosova tanë është shtet. Kosova është njohur nga 120 shtete demokratike të botë. Ne shqiptarët, kudo që ndodhemi, sa ma parë ta përgatisim strategjinë kombëtare, që të veprojmë si një komb, nëse sulmohemi nga kushdo qoftë. Kosova me FSK, në koordinim me KFOR-in, me NATON, do ti përgjigjen Serbisë shumë ashpër. Nëse Serbia e sulmon Kosovën, Serbisë do t’i jepet një leksion, që kurrë nuk do t’i shkoj në mendje ti sulmoj fqinjët. Serbia ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, në të gjitha periudhat historike, i ka vra dhe i ka djeg shqiptarët. Pavarësisht nga mosha, pavarësisht nga gjinia dhe pavarësisht nga bindjet fetare. Serbia e ka patur në program, dhe tani e ka në program, shfarosjen e Shqiptarëve.

Serbia nuk do, që shqiptarët në Ballkan ti kalojnë serbët numerikisht si popullatë, për atë në të gjitha periudhat historike, serbët kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve në Ballkan. Serbia është i vetmi shteti në Ballkan dhe në Evropë, që e përkrah agresionin Rus mbi Ukrainën. Evropa nuk duhet pafundësisht ta toleroj Serbinë. Serbët shkaktuan katër luftëra në territorin e ish Jugosllavisë, me Slloveninë, me Kroatët, me Bosnjën, me Kosovën. Tani Serbia e përkrah agresorin rus dhe e ndihmon rusin, për ta pushtuar Ukrainën.

Evropa duhet t’i thotë stop Serbisë, t’i thuhet Serbisë, zgjidh apo do me Rusi, apo don me Evropë. Rusia dhe Serbia, ishin dhe janë tragjedia e njerëzimit në globin tokësor. Partitë shqiptare, dhe të tjerët, që janë në Kuvendin e Kosovës, pozitë, opozitë bashkohuni për ta dhënë kontributin, për Kosovën, për shqiptarin. Tani të gjithë shqiptarët duhet dhënë kontributin, diturin që posedojnë. DITURIJA E VONUAR, ËSHTË BARAZI ME ZERO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat