Si na mësuan ta urrenim vetveten

Opinione

Si na mësuan ta urrenim vetveten

Nga: Fahri Xharra Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:14
Fahri Xharra

Shqiptarët e fillim shekullit 14-të ishin ende flokëbardhë, shtatgjatë, shtathedhur dhe sykaltër, sygjelbër, sylarmë, kur turqit trupshkurtër, flokëzinj, mustaqezinj, lëkurë të murrmë, me forcën e armës i pushtuan viset tona. Pushtuesi është pushtues, gjithmonë i njëjtë, synon skllavërimin, rrjepjen e pasurisë humbjen e gjuhës së vendit të pushtuar, asimilimin e popullsisë së atij vendi. Ballafaqimi i turqve me një racë të bardhë të shqiptarëve, kërkoi edhe metoda të ndryshme të cilat në planin afatgjatë do të bënin ndërrimin e kësaj raceje. Planet e tyre kishin edhe qëllimin tjetër, përmirësimin e racës së tyre aziatike.

Për pamjen e vërtetë të të parëve tanë e kam edhe këtë: Justini i II-të (?- 577 psk) . Ishte djalë motreje i Justinianit të parë, pra me prejardhje ilire. Qysh në moshë të re e kishin sjellë në oborrin mbretëror të ungjit të tij.Shquhej me pamje të bukur të trupit: sykaltër, bardhec për nga ngjyra e lëkurës.( Menquria Iliro Shqiptare , Sinan Gashi)

Rrëmbimi me dhunë i të rinjve dhe dërgimi i tyre në Azi, martesat e dhunshme, ndërrimi i fesë, ishin metoda të dhunës për interesat e tyre, por u përdorën edhe metoda psiko-sociale, të cilat mbijetuan shumë gjatë gati edhe në ditët tona. Përderisa turku i rekomandonte ato, me kalimin e shekujve ato u ngulitën në vetëdijen e shqiptarëve myslimanë, metoda të cilat me ndërrimet tjera edhe ato u futën në psikikën tonë.

“Syri mavi”- Me kalimin e kohës ndër shqiptarë u krijua bindja se për çdo të keqe që ndodhte në familje apo të individi, fajtor ishte syri ”mavi”. Fajësohej takimi me një sykaltër apo me një sylarosh. Nënat frikësoheshin që të porsalindurin t’ia tregonin ndonjë “symavihi”, dhe lutnin Zotin që të porsalindurin kurrë të mos e shihte sykeqi (sykaltri). Shkruheshin hajmalia dhe viheshin rruza të kaltra mbi veshjet fëmijërore, që Zoti t`i shpëtojë ata.

Merrni me mend çfarë hendikepi natyror ishte të kesh sy të kaltër, sy të gjelbër apo larosh. Frika ishte shumë e madhe se përse vallë, unë të jem shkaktar i ndonjë të keqeje që mund t`i ndodhte dikujt nga ngjyra e syve të mijë (sykaltër –sy iliri). Gjeneratë pas gjenerate përcillej porosia të ruajt Zoti nga syligu (sy kaltri). Njerëzit dëshironin të kenë për martesë me më ëndje një syzi, flokëzi se ata nuk sillnin të liga. Filluan të krijoheshin oda për syzinj si ulliri (i zi), flokëzi si fleta e korbit, vetullzi si harku i krahut të dallëndyshes. Urrejtje dhe frikë nga vetvetja.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat