Pse (përse) Kryeministri Kurti ka të drejtë absolute në raport me Serbinë...?!

Opinione

Pse (përse) Kryeministri Kurti ka të drejtë absolute në raport me Serbinë...?!

Nga: Agron Shabani Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:21
Agron Shabani

Denis Dediero në një rast thotë: "Edhe përkunder faktit se njeriu sipas ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, ka lindur i lirë, megjithatë prej gjithëkah e gjithandej është i rrethuar ose burgosur me pranga ose zinxhirë të ndryshëm. 

Në Kosovë, qytetarët, e sidomos lidershipi i atjeshëm institucional ose politik, sikur jetojnë dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë"! 

Liria ose zhvillimi i lirë i personit ose individit, janë parakusht themelor për zhvillimin e lirë të të gjithëve. ( Marks & Engels) 

Se këndejmi, konceptët ose definicionët e njohura revolucionare, restauratore, evolutive, kognitive, empirike, shkencore dhe humaniste mbi të drejtat natyrore dhe historike të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për vetvendosje, shkëputje dhe liri të përgjithshme shtetrore dhe nacionale nga çizmja ose tutelja e huaj, kanë lozur (luajtur) një rol të rëndësishëm ose krucial tek popujt, shtetët ose kombët e ndryshme gjithandej globit.

Ndryshe nga kjo, përkunder faktit se ideologjia e njohur shtetrore, nacionale, historike, kulturore, politike dhe ushtarake, është fryt i arsyes njerëzore ose qytetare dhe vetë arsyeja njerëzore është konstruksion i historisë së shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike: Sipas disa "delengjinjëve të vegjël" bolshevik, udbist, rankoviçist ose jugokomunist, si dhe të "gjeneral-komisarëve" të ndryshëm të Bllacës dhe Stankovcit që e kanë parë, njohur dhe përjetuar luftën e UÇK-së vetëm në televizor: Çdo lloj konceptimi dhe interpretimi i artit ose narrativit të njohur ushtarak dhe politik që nuk e mohin dhe s'e  harron domosdoshmërisht origjinën e vet të korruptuar, kompromituar, deligjitimuar dhe diskredituar moralisht, materialisht, mentalisht (psikologjikisht) si dhe në çdo formë tjetër të mundshme nga korrupsioni, kontrabanda, mashtrimi, genjeshtra, propaganda e rrejshme ose agjitaciini, është i deshtuar që në embrion nga pabarazia klasore, sociale, materiale, politike, kadrovike, institucionale, funksionale etj.

 Kjo për faktin se edhe vet penetrojnë, frekuentojnë dhe bëjnë pjesë në të, ose në në to. 

Aspak çudi për një shoqëri të eksplatuar ose absolutizuar maksimalisht, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitet tutelës ose dominimit të aristokracisë ose borgjezisë pushtetmbajtëse (pozitare),opozitare ose politike, dhe ku proceset neutralizuese si puna e transformimit të kulturës shtetrore dhe nacionale në diçka të pavarur dhe sovrane nga çdo lloj raporti ose marrëdhënieje me "praksisin" ose "shtetin e thellë dhe dubioz", e bën të pamundur integrimin e elitës së njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore, fraxhile, poroze, heterogjene, imkompaktibile, anarkoliberaliste ose neoliberaliste si Kosova.

Ndaj, edhe koncepti ose formulimi i njëideje dhe teorie dialektike të kulturës dhe jetës shtetrore, nacionale ose institucionale, të ndarë ose veçuar patriarkati, direktoriati (drejtorati) ose "iluminati fetar, kulturor, ushtarak dhe politik", të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda” tek "Minima Moralia"! (...)

Kjo për faktin se midis stimujve dhe motiveve të kulturës dhe ideologjisë së njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, kulturore dhe historike: një vend të veçantë zë  motivi i mashtrimit ose gënjeshtrës, ku kultura çlirimtare, luftarake (luftarake), shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale ose politike, paraqet imazhin dhe mesazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. 

Duke i stisur, mbuluar, valorizuar dhe glorifikuar kushtet dhe rrethanat politike, sociale, materiale ose ekzistencialiste, ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore ose qytetare, dhe me veprimin e vet qetësues ose ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, deklasuara, diskredituara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formè tjetër në emër të mbijetesës ose ekzistencës së përbashkët.

Kjo mbase është edhe  teza ose teoria e kulturës si ideologji shtetrore, nacionale, politike dhe historike, e përbashkët në shikim ose vështrimin tè parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe eksplatimit (shftytëzimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të idealeve, vizionëve dhe kauzalitetit të përbashkët shtetror, nacional, politik, ushtarak dhe historik etj.

Ndaj, nëse e quajmë sot realitet shtetin dhe vet "popullin e ri kosovarë" së bashku me pozitën dhe opozitën e atjeshme politike dhe parapolitike: Atëherë ky realitet është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që jeton, penetron, konkuron, koniukton, koniukturon, interferon, navigon, kolporton, bashkpunon dhe është valid, funksiinal, aksional dhe i barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.

Dhe, sidomos atëherë kur përballë të së vërtetës së njohur të shtetit dhe pushtetit aktual në Kosovë, si gjithëmonë, vazhdon të bëhet "korrektuese" ose "iluministr" gënjeshtra e njohur e opozitare që e denoncon dhe e vret shpesh të vërtetën ose realitetin e ri shqiptarë ose kosovarë.

Se këndejmi, janë forcat dhe energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale që do duhej të vendosëshin ose pozicionoheshin kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike. 

Ndërkohë që impulset revolucionare, evolutive, racionale dhe progresiviste të së parës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve konservatore, retrograde dhe ataviste të së dytës. Mbase, në narrativin (narracionin) e njohur shkencorë ose humanist që i përligjë dhe justifikon format dhe metodat e njohura inkursive, represive ose reperkursuve të shtetit sovran, autonim, ligjor, funksionl, integral dhe demokratik.

Këtu zatën qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”,- koncept që Theodor Adorno dhe Max Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me konceptin unilateral ose monologjikë (bla-bla-bla ose tra-la-la) të “kulturës borgjeze”, skllavopronare ose feudaliste në momentet e "shkëlqimit" të tyre më të madh. 

Ndonëse, politika borxheze, skllavopronare ose feudaliste, gjjthëmonë prodhon diskurse, narrative, paradigma dhe solucione demomiake, diabolike, reaksionare dhe anakronike të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etikë dhe metestetikë.

Zëvendësimin aparent i një metode me një metodër tjetër doli të është vetëm recidivë ose riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin (regjimin) e kaluar ose paraprak në tërësinë e tij.

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? E sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik, emocional ose psikopatologjik. 

Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut etj... 

Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.

 Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e Unit" (1921). 

Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. 

Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të ndryshme individuale dhe kolektive në kaos ose anarki.

Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër agresive dhe egoiste në esencën ose substancën e saj.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. E sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten). Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhej të tejkalohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon? 

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj., në vazhdim thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ose instiktiv ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar, ndjekësit duan njëri-tjetrin. 

Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) "Psikologjia e fashizmit" (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, e sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atè tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.

 Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.

Natyrisht se kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot. 

Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura ngusht me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike. 

Veç tjerash, Rajhu thekson se gjatë shekujve të fundit, "zoti baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim dhe autoritetin e tij... Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar autoritetin dhe besueshmërinë e dikurshme. Familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele ose patriarkale) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, qytetare, proletare, revolucionare, restauratore ose reformiste gjithandej globit. 

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare dhe identitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik. 

Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu (edhe njeriu politik etj.)- është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet ose bashkësi shoqërore, qytetare, sociale, kulturore, politike etj.

Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës. 

Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur ngusht me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. 

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i derivuar dhe ekzagjeruar forcd ose fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerëttek ai, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve.

 Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. 

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale" (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë  me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj. 

Ndërkaq, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

Së fundit, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike (ose të papëlqyeshme), ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. 

Të gjithë ne sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. 

Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike): nga njëra anë, si dhe nga instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuara nga Frojdi dhe Adleri, nga ana tjetër. 

Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. 

Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme dhe tè jashtme.

Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite, mashtrime dhe histori. 

Pra, edhe "miti serb" mbi Kosovën!

Sikur e harrojnë serbët përmbytjen ose fundosjen e shtetit të tyre (mesjetar) në Smederevë, dikund në vitin e largët 1459, pas luftës ose betejës së Maricës me 1371, kur shteti dhe populli serb, për afro 5OO vite rrjesht ranë nën pushtimin ose sundimin e egër të turqve osmanlinjë.

P. S.

Pse (përse) Kryeministri Kurti ka absolutisht të drejtë në raport me Serbinë!

Kosovës dhe shqiptarëve, kaherë u ka munguar, ose iu është nevojitur një politikan, lider ose kryeministër i vendosur, trim, i pakompromis, i pakorruptuar, i pashantazhuar, robust, korpulent, i mençur, i zgjuar, intelektual, profesional, kompetitiv, komprehensiv, kontemplativ,komplementar, suplementar ose intelegjent si Albun Kurti, i cili për herë të parë i ka sjellur shqiptarët në nivelin dhe pozitat superiore të fitimtarëve, clirimtarëve, dalëzotësve dhe zotërinjëve ose pronarëve të vërtetë ,autokton, indogjen dhe autentik të Kosovës ose Dardanisë Antike.

 Për dallim të paraardhësve ose pararëndësve të tij, të cilët janë sjellur në raport ose dialog me Serbisë  si të mundur, apo si me qenë robër (skllevër) dhe vasal të saj. Me përashtim të ish Kryeministrit Haradinaj deri dikund....?!

Se këndejmi, i mësuar ose udhërrefyer ndoshta edhe nga "Robinson Krusoja" i cili duke u bërë mik si dhe duke vërë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak, apo, mos ndoshta edhe nga Monteskiu, i cili më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të padituri ose parsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, kulturore, artistike, politike, organike, mentale ose psikologjike të kontinentit plak dhe me largë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, mendojë se do bënte mirë të ruante, aplikonte ose krijjonte pavarësinë dhe distancat e njohura kohore, hapësirore, intelektuale, profesionale, konstitucionale, institucioinale dhe të tjera në raport me opozitën e atjeshme kosovare në përgjithësi, e sidomos me disa politikan, "analist" ose opinionist të tredhur, të shitur, shantazhuar dhe korruptuar deri në fytë, në veçanti.

Mundësisht, duke i matur ose kursyer fjalët, si dhe duke e zgjedhur gjuhën e kualifikuar, elokuente, intelektuale, profesionale dhe intelegjente në raport me vendorët dhe ndërkombtarët.

Në politikë të lartë dhe diplimaci, gjuha dhe fjalët e matura, të mençura, racionale, profesionale dhe intelgjente, gjithëmonë vijnë pas zemrës, shpirtit, emocionëve ose tensionëve të ndryshme dhe mendjes ose intelektit të lartë njerëzor.

E sidomos atëherë kur nuk keni asgjë të re për të shtuar ose për të thënë.

U mor vesh se fjalët e nxhehëta së bashku me retorikat ose oratoritë e ndryshme boshe ose patetike, nuk i pjekin as bukën, as kulaçin.

Kuptohet, se në atmosfera dhe situata të ndryshme imediate, aditive, imperative, kognitive dhe të tjera, debati, dialogu, kompromisi dhe konsenzusi i njohur në mes pozitës (pushtetit) dhe opozitës parlamentare dhe politike, të duket mëse i nevojshëm. E sidomos lidhur me epilogun final të dialogut (monologut) maratonik, monotonik ose tragjikomik të Kosovës me Serbinë, si dhe për çështje dhe aspekte tjera kruciale, esenciale, substanciale, fundamebrale ose kolaterale të kombit dge atdheut.

Por, gjithëmonë duke ia njohur, pranuar dhe respektuar ingerencat, kompetencat, autorizimët, vlerat, kualitetët dhe aftësitë e njohura intelejtuale, profesionale, intelegjente, institucionale dhe konstitucionale njëri tjetrit.

Në instancë të fundit liria (çlirimi), populli, shtetit, pushteti, nderi, morali, integriteti, sovraniteti dhe pavarësia e Kosovë, nuk janë pronë private ose personale e askujt. Pikë.

U mor vesh se roli, misioni ose funksioni i njeriut të ditur, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent, në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' intelektuale, intelegjente, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimin e një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe etikës së njohur shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, intelektuale dhe profesionale në kuptimin shtetit dhe pushtetit si obligim ose përgjithësi e lartë morale, ligjore, intelektuale, profesionale etj.

 Por, në Kosovë dhe Shqipëri ndodhë e kundërta.

Fajet kryesore i kanë mungesa e hetueshme e shtetit ligjor së bashku me, epshet, inatët, kapriciot, instiktët, urrejtjet, xhelozitë, egot ose libidot hakmarrëse, malicioze ose revanshiste të personave ose individëve të ndryshëm me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikofizike, psikosociale, profesionale dhe të tjera, të trafikuar ose kontrabanduar në informinin, publicistikën, (zhurnalistiken), politikën dhe politikëbërjen e Kosovës.

Ndryshe nga kjo, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenik, infatil ose psikopatologjik, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose 'botës' së tyre (të ç'rregulluar) mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. 

Mbase, ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. 

Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. 

Janë të padurueshëm, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë qortuese ose kritike nepër mediet e shkruara ose elektronike.

 Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë ndryshe, ose jashta "orbitës", gjegjësisht,  "alfabetit", "gramatikës", "logjikës" ose "filozofisë" së tyre bardh e zi.

 I vëjnë thikat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë editoriale, redaksionale, forumiane, kabinetike, institucionale, partiake, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ata.

Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. 

Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre.

 Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, psikoatologjisë dhe 'tabula rasës' së përgjitjshme që i kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. 

I akuzojnë të tjerët për anomalitë dhe patologjitë e ndryshme objektive dhe subjektuve që i kanë sjellur ose shkaktuar vet.

 Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo çfare.

Në fund të fundit, nëse disa kanë të "drejtë absolute" me i sharë, përqeshur, injoruar, qortuar, demonizuar, satanizuar, stigmatizuar ose skizmatizuar përditë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin ose pushtetin e tyre: Atëherë pse të tjerët nuk kanë as të drejtë minimale ose relative pëtpr t'i akuzuar, denoncuar ose demaskuar publikisht "hazreti" Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Avdullah Hotin, Isa Mustafën ose dikënd tjetër....???!!!


ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat