Përgjigjja e inspektorit të Zvicrës, ishte e pabesueshme: Kartoni i gjelbër nuk vlen në Kosovë 

Opinione

Përgjigjja e inspektorit të Zvicrës, ishte e pabesueshme: Kartoni i gjelbër nuk vlen në Kosovë 

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:01
Prof. Fahri Mahalla

Në Kosovë do të ketë vetëm tabela RKS. Këto janë tabelat e automjeteve të Republikës së Kosovës, shteti i Kosovës është njohur nga 120 shtete të botës demokratike. Nuk duhet të bisedohet me serbin, për çdo gjë. Sidomos nuk bisedohet me serbin, për simbolet e  shtetit të Kosovës.

Sipas disa informatave, kartoni i gjelbër po vleka, në katër komunat në veri të Kosovës. Si ka mundësi që kartoni i gjelbër, të vlej për katër komunat në veri të Kosovës, ndërsa të mos të vlejë, në tërë territorin e Republikën së  Kosovës.

Institucionet e Kosovës, duhet sa ma parë ta zbulojnë të vërtetën, në se kjo është e vërtet, të zbulohet kush e bëri këtë marrëveshje, dhe të publikohen emrat e atyre, që e bën këtë marrëveshje. Me këtë marrëveshje, është shkelur sovranitetit i Republikës së Kosovës.

Do të thotë, Serbia katër komunat e veriut të Kosovës, i ka shti në kuadër të Serbisë, përmes kartonit të gjelbër, Serbia po kërkon të qarkullohet në Kosovë. Serbia çdo herë kërkon më shumë, për të ardhur aty ku e ka qëllimin. Tani gjatë dialogut, Serbia do të heq dorë nga tabelat. PR, PZ UR, etj. Serbia po ngulin këmbë, që të mbeten në qarkullim, tabelat KM, se pse Serbia e ka përgatitur strategjinë, shumë më herët. Çdo njeri i ka dëshira e tija, dëshirat kurë janë të palogjikshme, ato nuk realizohen, ato mbeten vetëm dëshira për serbin.

Me serbin duhet me patur kujdes, gjatë dialogut me serbët, serbët janë të pabesë, serbët tradhtojnë, serbët nuk i respektojnë marrëveshjet. 

Për kartonin e gjelbër u informova, nga një inspektor në Zvicër, gjatë  bisedës që pata, ja bëra një pyetje për kartonin e  gjelbër, i thash pse nuk vlen kartoni i gjelbër në Kosovë, unë e dija, e  dinë edhe të tjerët, se kartoni i gjelbër nuk vlen në Kosovë, ne mërgimtarë duhet të bëjmë sigurimin shtesë në Kosovë, për automjetet tonë.

Përgjigjja e INSPEKTORIT,  ishte e pabesueshme, inspektori më tha, kartoni i gjelbër nuk vlen në Kosovë. Por kartoni i gjelbër VLEN, vetëm për katër komunat, me shumicë serbe, në veriun e Kosovës. Nëse atje bëni aksident me automjetin e siguruar në Evropë, ne ua mbulojmë shpenzimet. Përgjigja e inspektorit mu duk e  pabesueshme. 

Kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, sa ma parë ta zbulojnë të vërtetën. Nëse kjo është e vërtet, nëse kjo  është e vërtet, të publikohen emrat e atyre që e kanë bërë këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje e ka një prapavi të rrezikshme. Me këtë marrëveshje kuptohet, sikur veriu i Kosovës, me qenë pjesë e Serbisë, Serbia këtë don ta arrij përmes kartonit të gjelbër. Për këtë institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë.

Tani po kuptohet, pse institucionet e Serbisë, po këmbë ngulin, që të qarkullohet me tabela KM, në veriun e Kosovës. Institucionet e Kosovës, duhet t’ja bëjnë me dije Serbisë, dhe bashkësisë Ndërkombëtare, në shtetin e Kosovës,  do të ketë vetë tabela RKS.  Ne shtetasit e Republikës së Kosovës, nuk lejojmë të ketë  tabela të Serbisë në Kosovë. Ne nuk lejojmë të ketë shtet serb, brenda shtetit të KOSOVËS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat