Christopher Hill- ambasador i SHBA-ve në Serbi, me Serbinë dhe “Ballkani i Hapur” je i mashtruar dhe i gabuar”

Opinione

Christopher Hill- ambasador i SHBA-ve në Serbi, me Serbinë dhe “Ballkani i Hapur” je i mashtruar dhe i gabuar”

Nga: Rexhep Torte Më: 1 shtator 2022 Në ora: 15:11
Rexhep Torte

-I nderuari ambasador Christopher Hill, mos e ledhatoni e përkëdhelni Serbinw kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq. Serbia kriminale dhe serbët kriminelë e kuptojnë vetëm gjuhën e forces dhe të sanksioneve të ashpra për tu korrigjuar, edukuar, demokratizuar dhe për tu larguar nga Rusia kriminale.

Kriminei Aleksandër Vuçiq dhe krimineli Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, moti është dashur të burgosen dhe të ndëshkohen.

Para se të merreni me “Ballkani i Hapur”, do të duhej t’i kritikonit dhe detyronit Serbinë Kriminale dhe kriminelin Aleksadndër Vuçiq, tu tregojë se kush janë policët që në vitin 1999 i arrestuan, i plaçkitën dhe i vranë mizorisht tre vëllezërit Bytyqi- shtetas të SHBA-ve, dhe për këtë ta njoftonit Presidentin Joe Biden dhe tërë opinionin amerikan.

Do të duhej t’i kritikonit dhe detyronit Serbinë kriminmale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq , t’i nxjerrin para ligjit dhe e drejtesisë të kriminelët e Serbisë kriminale për tërë ato krime që i kryen në Kosovë.

Do të duhej t’i kritikonit dhe detyronit Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, që ta ndërpresin ndërtimin e kolonive serbe në trojet shqiptare në Veri të Kosovës pa lejen e Kosovës, ku në banesa të reja e të mobiluara po vendosin kolonë serbë nga Kroacia e Bonjë dhe Hercegovina.

Ndrësa 14 mijë shqiptarë autoktonë janë dëbiar me force nga trojet e tyre në Veri të Kosovës dhe nuk lejohen të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre.

Do të duhej t’i kritikonit Serbinë kriminale dhe kriminelin Alekadër Vuçiq për organizimin dhe mbështetjen e strukturave paralele në Veri të Kosovës, për mbështetjen e grupeve të krimit të lartë dhe kontrabandës së organizuar, mbështetjen e trazirave dhe bllokimin e rrugëve që po i shkaktojnë grupet kriminale serbe dhe të sulmeve të armatosura me direktiva nga Beogradi, sa here që policia e Kosovës organizon aksione për vendosjen e rendit dhe të sigurisë në Veri të Kosovës.

Do të duhej ta vizitonit edhe Luginën e Preshevës dhe të dëgjonit nga shqiptarët e atjeshëm autoktonë, për kërcënimt që ua bën Beogradi në të gjitha poret e jetës, duke i fshi edhe nga librat matrikularë, dhe t’i krahasonit të drejtat dhe liritë që i gëzon pakica serbe në Kosovë, krahasuar me ato që nuk i gëzon pakica shqiptare në Luginën e Preshevës.

I nderuari ambassador Christopjher Hill, duhet ta keni kuptuar se idea e nismës “Ballkani Hapur “ është ide e Rusisë keiminale dhe e Serbisë kriminale për ta zhbërë shtetin e Kosovës dhe për t’a zhbërë kombin shqiptar, kombin më autokton dhe fisnik shqiptar, kombin më besnik dhe më pro amerikan, kjo është e vërteta.

Idea “Ballkani i Hapur” e faktorizon dhe e amniston Serbinë kriminale për gjenocidet që I kreu në fund të shekullit të 20-të në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Idea ‘Ballkani i Hapur” erdhi nga Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, bashëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, kasapit të Ballkanit.

Idea “Ballkani i Hapur” erdhi nga Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, vetëm e vetëm pr ta shtrirë hegjemoninë e Serbisë në Ballkan dhe të shtrijes së ndikimit të Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Idea “Ballkani i Hapur është përkrahur nga Edi Rama-Kryeministri i Shqipërisë, që është tradhtari i kombit shqiptar dhe kryeminiostri autokrat dhe më i korruptuar që ka patur Shqipëria derisot.

Edi Rama lidhjet e tij të ngushta me kriminelin Aleksandër Vuçiq i ka për interest e veta personasle dhe të oligarkëve të tij të drogës dhe të korrupsionit në Shqipëri e më gjerë.

Me veprimet dhe mendimet e Edi Ramës nuk dakordohen aspak 10 milionë shqiptarë që jetojnë në Ballkan.

Nuk mund të ketë “Ballkan i Hapur” me një Serbi gjënocidale, e cila nuk është ndëshkuar për gjenocidet që i kreu në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Nuk mund të ketë “Ballkani i Hapur” pa kërkuar Serbia kriminale falje publike për gjenocidin që e kreu në Kosovë, ku vrau, nasakroi 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fijëjë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ku Serbia kriminale mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë që i vrau dhe i masakroi në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve, dhe sot e kësaj ditë Serbia kriminale nuk po e tregon vendodhjen e këtyre varrezave masive.

Serbia kriminale në agresionin gjenocidal dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë.

Serbia kriminale rrëmbeu me forcë 1643 shqiptarë autoktonë nga nga Kosova, fati I të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milin shqiptgarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Serbia kriminale po e mashtron botën me gënjeshtra , dhe po u mashtron edhe juve se, gjoja në Kosovë nuk ka kryer krime.

Serbia kriminale nuk i pranon as 400 masakrat e kryera në Kosovë, për të cilat ekzistojnë inçizime në 2000 kaseta dhe CD.

Serbia kriminale nuk e pranon se e ka kryer as edhe masakrën e Reçakut, të cilën e konfirmoi në vend të ngjarjes Wilijam Walker-ambasador i OSBE-së asokohe në Kosovë, pas së cilës Bill Clinton- Presidenti i SHBA-ve i dha urdhërin që NATO t’i bombardojë caqet serbe në Kosovë, në Serbi dhe në Malin e Zi . pas të cilave Serbia kriminale u dëtyrua të largohet, dhe Kosova u çlirua.

Serbia kriminale pas tërë këtij gjenocidi të tmerrshëm edhe sot e kësaj dite po armatoset nga Rusia dhe Kina dhe po i kërcënon Kosovën dhe Ballkanin.

I nderuari ambassador Christopher Hill, për çfarë ‘Ballkani i Hapur” po flisni kur Serbia kriminale ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë kriminale, kur hapur Aleksandër Vuçiq deklaron se nuk do t’i vendodën sanksione Rusisë, dhe kur në Beograd mbahen protesta pro Rusisë kriminale.

Për çfarë “Ballkani Hapur” po flisni kur ditë më pare në protestën që e organizoi Kisha Orthodokse Serbe kundë mbajtjes së “Paradës së krenarisë”, protestuesit serbë duke brohoritur parulla nacionaliste anti shqiptare, i hoqën dhe i pëdhosën flamujt e Shqipërisë dhe i vendosën flamijtë e Rusisë.

Serbia kriminale kufijtë synon t’i përdorën vetëm për infiltrimin e mercenarëve dhe agjentëve të Rusisë në Kosovë dhe në Ballkan , siç është duke vepruar edhe atualisht.

Pa u demokratizuar Serbia kriminale, pa i xjerrë Serbia kriminelët serbë pra ligjit, pa u rreshtuar Serbia kriminale me demokracinë Perëndimorë, nuk mund të ketë “Ballkan i Hapur”.

I nderuari ambasador Christopher Hill, e keni shumë gabim kur thoni se Qeveria amërikane dhe Ju po e mbështësni “Ballkani i Hapur”, dhe se kjo do t’i sjell BE-së zgjidhje , e jo problem”, dhe për lkëtë do të bindeni shumë shpejt.

Peocesi i Berlinit është rruga më e sigurtë dhe më dobiprurëse për shtetet e BallKanit sesa “Ballkani i Hapur “ që ka përqëllim vetëm hegjemoninë serbe dhe shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Këto mendime dhe konstatime T’uaja të gabura bijnë ndesh me përvojën T’uaj diplomatike, dhe dëshmojnë se krimineli Aleksandër Vuçiq po u mashtron, dhe kjo me siguri do të Ju shpie drejt dështimit T’uaj si ambasador i sukseshmëm.

I nderuari ambassador Christopher Hill, Ju vetë i keni ndjekur protetat serbe në Beograd të shoqëruara me këndimin e himneve të Serbisë dhe Rusisë, i keni ndjekur brohoritjet se “Kosova është Serbi dhe Ukraina është Rusi”, se “vëlazëria mes serbëve dhe rusëve është e përjetshme”, “ Jo NATO” etj.

Këto qëndrime i ka mbështetur edhe Sergej Lavrov- minister i Jashtëm i Rusisë nëpëmjet zëdhënëses së tij, por edhe vetë ai personalisht.

Të rikujtojmë senjë ditë para mbajtjes së takimit “Ballkani i Hapur” në Beograd, Cristopher Hill- ambasadori i SHBA-ve në Serbi, deklaroi se, “ Ballkani i Hapur” është një mjet efikas që vendet të përdorin kufijtë me qëllim të afrimit dhe jo ndarjes dhe se SHBA-të e mbështesin si iniciativë.

Në pyetjen nëse “Ballkani Hapur “ është përjashtim në kudër të performancës së koordinuar interesave plotësuese të SHBA-ve dhe vendeve kyçe evropiane në këtë fushë, Hill tha se është e rëndësishme që idea e nismës erdhi nga vetë Bllkani dhe nuk u imponua nga disa qeveri të huaja.

Vendet anëtare janë duke punuar në gjetjen e rrugëve për bashkëpunimin më të mirë , kështu që Qeveria amërikane dhe unë i mbnështesim.

“Ballkani i Hapur” është shembull i formave të reja të bashkëpunimit. Mendoj se “Ballkkani i Hapur” do ta ndihmojë BE-në dhe do të sjell zgjidhje , e jo probleme”, deklaoi Hill, më 31 gusht 2022.

“ Serbia duhet të kthehet kah Perëndimi, sepse edhe brezi I tërinjve shkon vetën kah Perwndimi dhe nuk shkon kah lindja”, deklaroi ambasadori Christopher Hill mw datë 1 gusht 2022.

O ambassador Hill, dëshira e Juaj është qëllimmirë, por realiteti është dëshpërues, sepse Serbisë krimnale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiaq, u pëlqejnë t’i shfrytëzojnë benefitet e Perëndimit, dhe në anën tjetër t’i forcojnë lidhjet me Rusinë kriminale, sepse kështu po e mësoni dhe po e lazdroni Ju.

Këtë e dëshmoi krimineli Aleksandër Vuçiq edhe më 27 korrik 2022, ndaj deklaratës T’uaj se “Në Serbi prisni një qeveri pro perëndimore”, por krimineli Aleksandër Vuçiq ua ktheu pëgjigjen plot arrogancë se, “Qeveria e Serbisë do të jetë e pështatshme për popullin e saj. Nuk jam këtu për t’i pëmbushur dëshirat e askujt”, u përgjigj krimineli Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat