Kosova me qeveri sfiduese dhe me opozitë mashtruese

Opinione

Kosova me qeveri sfiduese dhe me opozitë mashtruese

Nga: Rexhep Torte Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:46
Rexhep Torte

Kosova në atë moment që do t’i paditë për tradhti, keqqeverisje, shpërdorim detyre e pasurim të jashtëligjshem Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Vlora Çitakun, Isa Mustafën, Avdullah Hotin, Skënder Hysenin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe shumë të tjerë si këta, vetëm atëherë Kosova do të çlirohet nga tradhtia, krimi ekonomik, politik dhe do ta nis përpjetëzën që e kërkon populli dhe që e kërkojnë ndërkombëtarët.

Opozita në Kosovë është më afër Serbisë e Rusisë se sa afër nderit, lavdisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës të larë me gjakun e pastër kombëtar të shqiptarëve.

Opozita e sotme në Kosovë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit dhe ndaj Kosovës sillet sipas popullores “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, vetëm për të shpëtuar nga tradhtia, vëllavrasja për pushtet, keqqeverisja, korrupsioni, hajnia dhe pasurimi i jashtëligjshëm në 22 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e opozitës së sotme në Kosovë PDK, LDK dhe AAK, i ngjajnë thënies filozofike popullore “Stambolli digjet e kurva krehet”.

Opozita e sotme në Kosovë nëpërmjet protestave të veteranëve të rrejshëm të luftës dhe nëpërmjet grevës së mësimdhënësve dhe punonjësve publikë, është bërë pre e shpresës mjerane se do ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij për ta shpëtuar veten nga dëmet që ia shkaktuan Kosovës.

Opozita e sotme në Kosovë as për së afërmi nuk është pozicionuar në rolin që duhet ta luajë si opozitë.

Synimi i opozitës së sotme në Kosovë është vetëm rrëzimi i Albin Kurtit dhe i Qeverisë së tij, po e ritheksoj se, edhe pse Qeveria e Albin Kurtit është Qeveria më dinjitoze e më pastër që ka pasur Kosova në 22 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë të përkushtuara me angazhim, respekt dhe dashuri të sinqertë për prosperitetin e Kosovës brenda dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ata që e tradhtuan dhe e katandisën Kosovën, kërkojnë ta rrëzojnë Albin Kurtin

Të gjithë e dimë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij trashëguan një Kosovë të katandisur politikisht dhe ekonomikisht nga tradhtitë, hajnitë, korrupsioni, pasurimi i jashtëligjshëm dhe nga kapja e tërë institucioneve nga mafia shkatërruese anti kombëtare.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij për 16 muaj sa janë në qeverisje kanë dëshmuar guxim, aftësi dhe vendosmëri në luftimin e korrupsionit, hajnisë dhe pasurimit të jashtëligjshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, është duke punuar me vullnet dhe përkushtim për reforminin e drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë, duke përgatitur edhe vetingun, për t’i çliruar këto institucione të rëndësishme nga seksertët mafiozë të vendosur nga qeveritë e mëparshme.

PDK-ja që pati si ndryshim vetëm zgjedhjen e kryetarit të saj Memli Krasniqi, nuk mund të quhet opozitë konstruktive dhe dashamirëse e Kosovës.

PDK-ja doemos duhej të reformohej, duke u distancuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, që akuzohen për vepra të rënda penale në Gjykatën Speciale në Hagë.

PDK-ja doemos duhej të distancohej dhe t’i largojë nga radhët e saj anëtarët si soji i tradhtares Vlora Çitaku, apo t’i shporrë ujqit e vjetër si Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe shumë të tjerë si këta, të cilët jetojnë me ëndrra, duke shpresuar e gënjyer veten dhe popullin se gjoja do të rikthehen Hashim Thaçi e Kadri Veseli ta udhëheqin Kosovën, gjë që nuk do të ndodhën më kurrën e kurrës.

LDK-ja që pati si ndryshim vetëm zgjedhjen e kryetarit të saj Lumir Abdixhiku, nuk mund të quhet opozitë konstruktive dhe dashamirëse e Kosovës.

LDK-ja gjithashtu duhej domosdo të reformohej, duke u distancuar nga Isa Mustafa, i cili e fshiu tërësisht frymën rugoviane në LDK, i cili për qëllimet e tij karrieriste bëri koalicion me PDK-në dhe Hashim Thaçin, duke i anashkaluar dhe duke mos u angazhuar fare për zbardhjen e fatit të qindra aktivistëve të LDK-së, të vrarë nga dora e zezë kriminale pas shpine si kundërshtarë politikë për pushtet.

Isa Mustafa në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, e nënshkruajti Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tejet të dëmshme për Kosovën.

Isa Mustafa akuzohet edhe për korrupsion, por përkundër tërë këtyre fakteve LDK-ja e zgjodhi kryetar nderi të saj, sa turp i madh.

LDK-ja duhej të distancohej dhe t’a pastrojë nga radhët e saj edhe nga dështakët Skendër Hyseni, Avdullah Hoti, Agim Veliu, bashkëpunëtorë të pro serbit Richard Grenell, si edhe nga Lutfi Haziri e të ngjashëm si si këta.

AAK-ja nuk mund të quhet opozitë konstruktive dhe dashamirëse e Kosovës, pasi në këtë parti nuk pati asnjë ndryshim.

AAK-ja domosdo duhej të reformohej duke u distancuar nga kryetari i saj Ramush Haradinaj, i cili tashmë një kohë të gjatë akuzohet për korrupsion, hajni dhe për pasurim të jashtëligjshëm, duke u bërë milioner i pas luftës në Kosovë.

Ramush Haradinaj akuzohet edhe për faktin se në kohën kur ishte Kryeministër i Kosovës, ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Ramush Haradinaj, akuzohet edhe në Raportin e inteligjencës amerikanë të KFOR-it dhe të NATO-s, si edhe në raportin e Freedom House për lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me kapo-bandat serbe të krimit të nivelit të lartë dhe të kontrabandës në Veri të Kosovës.

Ramush Haradinaj akuzohet edhe si pjesëmarrës në fryerjen e listës së veteranëve të rrejshëm të Kosovës.

Ramush Haradinaj është kritikues dhe kërkues në vazhdimësi që Kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje, por të gjithë e kuptojnë se Ramush Haradinajn e kapluar frika se pas reformës në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi, me siguri do të dalë para ligjit për keqpërdorimet dhe keqqeverisjen e tij.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut i përgjigjet Ramush Haradinajt, se, “ A duhet Ramush Haradinaj të largohet nga poilitika dhe të burgoset për vrasjen e familjarëve Musaj në Strellc, vrasje që ndodhën pas luftës në Kosovë.

A duhet Ramush Haradinaj me dhanë dorëheqje për uzurpim të tokave shtetërore, për korrupsion, për tradhti kombëtrare dhe bashkëpunim me armikun, konkretisht me Millan Radojçiqin që është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”.

Ramush Haradinaj me tërë këto akuza mbi shpinë tani po planifikon duke e imituar Sali Berishën e Shqipërisë, të organizojë nga fillimi i muajit shtator 2022 takime me qytetarët për ta kritikuar dhe rrëzur Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

PDK, LDK dhe AAK ngjashëm si Aleksandër Vuçiqi dhe Lista Sebe

Kjo opozitë mjerane në Kosovë busullën e saj e ka drejtuar vetën për ta kritikuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, nga xhelozia dhe frika që ka për sukseset që po arrin Albin Kurti dhe qeveria e tij.

Kjo opozitë mjerane në vend që të merret me vetëveten dhe me gabimet dhe dëmet që ia shkaktoi Kosovës në 22 vitet e kaluara, çdo sukses të Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, mundohet ta quajë si dështim ose si ide të saj, por që nuk ka arritur ta realizojë gjersa e qeveriste Kosovën.

Kjo opozitë mjerane në Kosovë, po tregohet indiferente edhe ndaj veprimeve që Albin Kurti dhe Qeveria e tij i bëjnë për ta shtrirë ligjin dhe sovranitetin e Kosovës edhe në Veri të Kosovës, gjë të cilën nuk e bënë qeveritë e derisotme.

Kjo opozitë mjerane nuk reagoi as edhe kur kriminelët serbë ne Veri të Kosovës i barrikadonin rrugët, apo qëllonin me armë zjarri kundër Policisë së Kosovës, e cila është e angazhuar për vendosjen e rendit dhe të sigurisë në Veri tgë Kosovës.

Kjo opozitë mjerane në vazhdimësi e kritikon Albin Kurtin, se gjoja Albin Kurti nuk është transparent për bisedimet që po i kryen në dialogun Kosovë-Serbi ne Bruksel dhe se paraprakisht nuk e konsulton opozitën në Kosovë.

Kjo opozitë mjerane me indiferentizmin e saj ndaj situatës në Veri të Kosovës, ua ka bërë të qartë Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij se, nëse për bisedimet në Bruksel paraprakisht e konsultojnë opozitën e sotme në Kosovë, lë të dyshohet se kjo opozitë menjëherë do t’a informonte Beogradin për strategjinë e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, gje që do të ishte tejet e dëmshme për Kosovën.

Kryeministri Albin Kurti për çdo hap i konsulton SHBA-të

Opozita mjerane në Kosovë e kritikon Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij se, gjoja në dialogun Kosovë-Serbi nuk po konsultohen me partnerët tanë strategjikë, gjë që nuk është fare e vërtetë, sepse Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk bëjnë asnjë hap pa u konsultuar paraprakisht me partnerët tanë strategjikë siç janë SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Këto qëndrime dhe sjellje të papërgjegjshme të opozitës në Kosovë përputhen me thënien popullore shqiptare, “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”, që do të thotë se kjo opozitë mjerane nuk e dëshiron përparimin dhe forcimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, por shpreson se duke e kritikuar vend e pa vend Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, do të rikthehet ta udhëheqën Kosovën, gjë të cilën votuesit në Kosovë nuk do ta lejojnë asnjëherë.

Opozita e sotme në Kosovë ka gisht edhe në organizimin e protestave të organizuara kohë më parë të veteranëve të rrejshëm, por ka gisht edhe në organizimin e këtyre ditëve të protetave nga ana e sindikatave të arsimit dhe të administrates publike.

Naim Miftari e demaskon më së miri opozitën e sotme në Kosovë

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, më 25 gusht 2022, nëpërmjet ËEB faqes së “Bota Sot” në tekstin e tij iromizues me titull, “ Kthehu Hashim se po të pret krejt Kosova”, shton se, “Jo bash krejt se shumicës s’ju han…por po të kërkojnë Vlora Çitaku, Sami Lushtaku, Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Farmir Sheholli, Lumezi, Hyseni dhe Ademi, po të kërkojnë se këtyre u është tha fyti… “Kthehu se po të kërkojnë Edi Rama e Vuçiqi, dhe Greneli, se mbeti shkret Ballkani Open, mbet shkret Ujmani e Trepça. “Kthehu se po të kërkojnë LDK-ja, Isa Mustafa e Skender Hyseni, Gima, Kujtimi, Dritan Tupani… besa edhe Ramushi se janë mbet pa pushtet e tendera. Kthehu se as Lumiri s’po mun bëhet kryeministër, nëse nuk kthehesh!”.

Naim Miftari nëpëërmjet tekstit të tij me titull, “Naim Miftari zbulon tradhtinë e Vlora Çitakut, kërkon publikimin e emaileve, kur kërkuan ndihmë pë ndarjen e Kosovës” botuar në ËEB faqeb e “Bota Sot”të datës 31 gusht 2022, duke i reaguar Vlora Çitakut që këkon transparencë nga Qeveria e Kosovës për dialogun dhe marrëveshjen ne Serbinë, Shkruan, “Pse Ju nuk bëtë asnjëhrerë debat ose spjegim , pse Ju pikërisht me urdhër të Hashim THaçit dhe me bashkëpunim të shefit sëbashku me Vuçiqin , Palmerin, Grenelin dhe Boltonin donit ta ndanit Kosovën. Bëni ju transparente disa emaila dhe biseda të Juaja se si tentonit ta bindnit Jon Boltonin ( i cili ishte kundër pavarësisë dhe intervenimit të NATO-s në Kpsovë) të Ju ndihmojë që Ju t’ia ndanit pataj Veriun e Kosovës Republikës së Serbisë dhe sisa biznesmenëve ndërkombëtarë…! Zonja ambsadore në emër të kujt dhe me çfarë autorizimi i bënit këto veprime , ishe ambasadore e 2 milionë banorëve të Kosovës, apo ishe vetëm një Seksesre sekretareshë e Hashim Thaçit sheft të shefave të BOSSIT ?!”.

Naim Miftari në tekstin e botuar në “Bota Sot” në lajme –aktuale, të dates 2 shtator 2022, me titull “Tri tradhtitë e mëdha të Hashim Thaçit që ia bëri Kosovës”, shkruan se, “ Tradhtia e pare është çarmatosja e UÇK-së me Marrëveshjen K90 në qershor të vitit 1999.

-Tradhtia e dytë është pastrami etnik i Mitrovicës Veriore më 2 shkurt të vitit 2000, ku janë dëbuar e vraë dhjetëra shqiptarë për t’is dhënë de fakto e de jure Veriun e Kosovës Serbisë.

-Tradhtia e tretë është më datë 19 korrik 2013, kur është bërë marrëveshja private që FSK-ja tëmos jetë rerzente në Veri.

Në Kosovë nëse do me qenë njeri i pa prekshëm dhe i “respektueshëm” bënu kriminel, hajn dhe tradhtar i madh”, shkruan Naim Miftari.

Kjo ia vë vulën dhe e demaskon me së miri opozitën e sotme në Kosovë dhe destruktivitetin e saj, kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij dhe kundër ardhmërisë të lumtur të Kosovës.

Këtë duhet ta kenë në mbamendje votuesit në Kosovë në momentin kur të afrohen te kutia e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat