Mullgjinjët e PSD-së, janë robotë të opozitës

Opinione

Mullgjinjët e PSD-së, janë robotë të opozitës

Nga: Dedë Preqi Më: 4 shtator 2022 Në ora: 15:24
Dedë Preqi

Gjuatja me mill në ministrin Murati, nuk është diçka e çuditshme, sepse edhe LVV, dikur gjuante në një mënyrë, por shikuar në përspektivë kjo lëvizje e kishte një element mospajtimi, pra diçka të kuptueshme, e cila mund të shpaloste arsyen, që e shtyente, por që nuk bëhej fjalë për djallëzoren, sikur që po vepron opozita përmes « robotëve » të saj për inati.

Sëcila arrogancë që shpaloset sot në formën e prekshme dhe inatçore nga opozita kundër qeverisë Kurti, e ka vetëm një arsye, sepse kjo opozitë e cila aspak nuk po kujdeset për qytetarët e vendit të vet, por vetëm po bënë organizime t’a rrëzojë qeverinë Kurti, për të ardhë në pushtet, sepse nuk po mundet të gjejë rrugë për të realizuar qëllimet e saj të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikur më parë.

Këtu e ka hallin kjo opozitë e çoroditur, e cila po sjellet sikur po e lufton një qeveri të huaj, ndoshta edhe më keq, sepse prej saj ka vetëm kritika të pa bazuara dhe fjalë të kota, dhe aty ku diskutohet seriozisht, djallëzia e tyre kundër kësaj qeverie kthehet në një element psikologjik, që nuk e kupton se përçka bëhët fjalë, për popullin dhe shtetin, apo vetëm i japin zë ndjenjës së mospajtimit me gjithçka që vjen nga ligjet dhe qeveria e këtij vendi, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Mulligjinjt e PDS-së, janë vegla dhe « rob-ot » të opozitës, të cilët në një mënyrë flitet për njerëz që janë në shërbim të atyre, që nuk i bënë mirë këtij vendi, nëse asnjë aksion i tyre deri më tani nuk cilësohet si shëmbell që ka qëllime dhe reagime pozitive, por të motivuar dhe të shtyer për të rrënuar diçka në përpjestim të drejtë me masën dhe popullin e këtij vendi.

Prandaj, veprimet e përfaqësuesve të këtij grupi individësh, të cilët kanë një orientim tjetër, apo edhe të ç’orientuar, të cilët nuk ndiejnë asnjë lloj detyrimi moral e njerëzor, por bëhën vegla të politikave përçarëse dhe ndarëse e këtij populli, për këtë arsye nuk mund ti drejtohet asnjë autoriteti autentik, sepse ky lloj grupi ka si parakusht marrjen e pushtetit dhe rrëzimin e përsonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat