Dhunimi se*sual është më i rëndë se vdekja 

Opinione

Dhunimi se*sual është më i rëndë se vdekja 

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:30
Prof. Fahri Mahalla

Dhunuesit seksual nuk ndalën pa i ndaluar. Këta i ndalon vetëm TREDHJA STERILE. Dhunuesit seksual të dënohen me burg sipas ligjit mbi 10 vite. Nëse e përsërisin të njëjtën vepër mbas vuajtjes së dënimit të  TREDHEN.

Dhunuesit seksual të DENONCOHEN, kudo që ndodhen, në  familje, në lagje, në shkolla, në universitete, në punë. Gjatë vuajtjes së burgut, dhunuesit seksual të edukohen dhe të shërohen. Dhunuesit seksual frikë e kanë Tredhjen. Nëse nuk dënohen me LIGJË, do të dënohen me KANUN. jo me tredhje, por me PRERJE të OS. Ligji për tredhjen e dhunuesve seksual, të aprovohet sa ma parë. E para Kosova ta zbatoj këtë ligj. Në një të ardhme shumë të shpejt, kudo në botë ka me u zbatuar Tredhja STERILITETI, për dhunuesit seksual, dhe për KRIMINELËT. Nëse duam qetësi dhe siguri, kudo që ndodhemi.

Dhunuesit seksual i dhunojnë të gjithë nëse kanë mundësi, pavarësisht nga mosha dhe gjinia. Dhunuesit seksual i  poshtërojnë FAMILJET dhe SHTETIN, mbi të gjitha KOMBIN. Ka mendime dhe akuza të ndryshme kundër dhunuesve në tërësi.

Sidomos rasti i dhunimit të fëmijës, vajzës 11 vjeçare, ky rast është shumë i rëndë, për qytetarët, dhe për institucionet e Kosovës, dhe për Shqiptarët kudo që ndodhen. Deri më tani dënimet ishin  shumë të buta, disa as që janë dënuar për dhunim seksuale.

Dënimet e buta i kanë nxitur dhunuesit seksual, dhe kriminelët për të bërë krime. Në disa debate kur i dëgjojmë disa Psikologë, Sociologët, Analist, në veçanti kur i dëgjojmë disa PSIKOLOG dhe AVOKATË, duke zbut rastin, duke thanë se dhunuesit janë të sëmurë mental, ne e dijmë se janë të sëmurë mental. Të sëmurit mental duhet të BURGOSEN, në burg të edukohen, dhe të shërohen.

Nuk lihen të lirë me poshtëruar njerëzimin. Fajtorët dihen. Fajtor janë ata që nuk kanë marrë masa me kohë, për ti ndaluar dhunuesit seksual, dhe kriminelët. Dhunimi  seksuale është më i rëndë se VDEKJA. Fajtorët janë  zinxhirorë të lidhur mes veti.

PËRGJEGJËS JANË: 1.Përgjegjës janë familjarët e dhunuesve seksual, që nuk i kanë shëruar dhe nuk i kanë edukuar fëmijët e tyre, prindërit i kanë parë sjelljet e fëmijëve të tyre, ka qenë dashtë me i dërguar fëmijët te psikologu. 2. Përgjegjës janë mësuesit që nuk i kanë lajmëruar prindërit e nxënësve, për sjelljet e fëmijëve të tyre në shkollë. Mësuesit  nxënësit e tillë ka qenë duhet ti dërgojnë te PSIKOLOGU i shkollës. Psikologu i shkollës, të mundohet mi i edukuar, nëse nuk ka sukses duhet ti denoncoj në policin  e shtetit. 
Psikologu duhet tija japë policisë regjistrin me emrat e  nxanësave që janë agresive, dhe ngacmues seksual.

Këta  nxënës më vonë mund të  bëhen  dhunues seksual dhe kriminel, për atë është mirë që këta të përcjell me kohë nga policia. 3. Përgjegjësi mban Policia për mos zbulimin e rasteve, nëse i kanë zbuluar dhe nuk i kanë denoncuar në PREKURORI mbajnë përgjegjësi. Shërbimi sekret i shtetit e ka për detyrë, mi zbuluar të gjitha krimet dhe mi parandaluar para se me ndodhë.  4. Përgjegjësi mbajnë  PROKURORËT, nëse i kanë marrë denoncimet nga policia, e nuk i kanë dërguar në  GJYKATË për tu  gjykuar.  5.

Përgjegjës janë Gjykatësit, që si kanë dënuar dhunuesit seksual, dhe kriminelët, ka raste me intervenime i kanë liruar, apo butë i kanë dënuar. Disa gjykatës janë fajtorë edhe për  zvarritjen e LËNDËVE, këtë e kanë bërë në bashkëpunim me disa AVOKAT, për ti mbrojnë dhunuesit seksual dhe KRIMINELËT, këtë e  kanë bërë për diçka. Kemi pak gjykatës  që e kanë guximin, me i dënuar Kriminelët, dhe dhunuesit seksual. Ata gjykatës që janë të kërcënuar, të tregojnë nga kush janë të  kërcënuar, që të merren masa ndaj kërcënuesve.

Gjykatësit që nuk e kanë  guximin mi i dënuar dhunuesit seksual, dhe  kriminelëve, le ta ndërrojnë profesionin, ta gjejnë vehten diku tjetër. Dhunuesit janë QYQAR dhe frikacak, sikur të ishin dënuar ashpër me kohë, pa pardonë këta do të ishin zhdukur.

Rryma është vdekjeprurëse, rrymën as të sëmurit mental nuk e prekin, sepse jua merr jetën. Edhe dhunuesit seksual, nga momenti që ta kuptojnë se ka hyrë në fuqi LIGJI për TREDHJE sterile këta qyqar do të bëhen qingja. Dhunuesit seksual, hajnat, dhe kriminelët, janë të  zgjuar para se me vepru e nuhasin situatën, pastaj veprojnë, kurë e kanë parë se nuk po dënohen, e kanë rritë intensitetin e krimeve. Kush është fajtorë, fajtor janë ata që nuk i kanë dënuar. Sikur të ishin dënuar me kohë dhunuesit seksual, dhe Kriminelët,  nuk do ti  kishim këto probleme që i kemi tani.

Për vendosjen e SIGURISË, dhe RENDIT, duhet pastrim në të gjitha fushat. Pastrim në ARSIMIT, pastrim në Sindikata, pastrim në Polici, pastrim në  PROKURORI, pastrim në GJYKATA. Disa AVOKATËVE duhet tu merret LICENCAT, atyre që janë të lidhur me  kriminelët, dhe me disa gjykatës. Nga momenti që bëhet pastrimi, çdo gjë do të funksionoj për mrekulli brenda shtetit të Kosovës. Durimi e ka edhe fundin. Nëse nuk dënohen dhunuesit seksual dhe KRIMINELËT me LIGJ, do të dënohen me KANUN. Secili ka të drejt me mbrojt vetveten, dhe nderin e FAMILJES SË TIJ, do të mbrohen edhe të pa mbrojturit.

Më mirë është funksionuar ligji se kanuni. Dhunimi seksual është shumë i rëndë për njeriun.

Të dhunosh dikë, e poshtëron, e lëndon shpirtërisht për tërë jetën, e traumatizon për jetë, ia poshtëron familjen dhe farefisin. Nuk ka me të rëndë se dhunim seksual. Dhunimi seksual është më i rëndë se vdekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat