Kosova ta padisë për gjenocid Serbinë, kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe gjithë kriminelët serbë

Opinione

Kosova ta padisë për gjenocid Serbinë, kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe gjithë kriminelët serbë

Nga: Rexhep Torte Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:41
Rexhep Torte

-Sa pa kredibilitet, sa i demaskuar, i denigruar, i poshtëruar dhe sa i pa vlerë do të dukej dhe do të ndjehej krimineli Aleksadër Vuçiq brenda vetes së tij, por edhe para opinionit ndërkombëtar në dialogun Kosovë-Serbi përballë Albin Kurtit, po të kishte ngritur Kosova ndaj tij aktpadi si kriminel dhe bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe po ta kishte paditur Kosova edhe Serbinë kriminale në Gjykatën Ndëkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e viteve 1998/99.

Aktpadia ndaj kriminelit për krimin e kryer, e shqetëson kriminelin tej mase, e tmerron dhe e sjell në siklet të madh, e frikëson shumë, e tretën mu si qiriri i ndezur, e ligështon gjerë në palcë dhe e gjunjëzon edhe kriminelin më të tërbuar.

Aktpadia kriminelin e ndjekë si gjuetari gjahun, e ndjekë si fantazmë në çdo moment të jetës së tij pas krimit të kryer, ditën, natën, në gjumë apo kur është i zgjuar, e deri në vdekje, ngjashëm sikur qengjit kur ia lidh ujkun te dera e stallës.

Ky është ligj i Zotit, është kob që Zoti ia cakton kriminelit si ndëshkim për krimin e kryer ndaj të pafajshmit, sepse të gjithë njerëzit janë krijesa të Zotit të vëna në sprovë, ku bëjnë pjesë edhe kriminelët, vrasësit, masakruesit, katilët dhe njerëzit me shpirt më shtazarak e më të keq edhe se shtazët e egra.

Këtë e dëshmoi më së miri edhe vdekja ditë më parë e kriminelit serb Bozhidar Deliq- e nënkrytetarit të posa zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, e kriminelit ish-komandant të Brigadës famëkeqe 549 të Motorizuar të Serbisë kriminale, i cili kreu më shumë se 2 mijë vrasje mizore të shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë në vitet vitet 1998/99.

Vdekja e tij erdhi menjëherë sapo reagoi Kosova se, ky kriminel serb në vend që të dënohet për krimet e kryera në Kosovë, Serbia kriminale e shpërbleu me postin nënkryetar parlamenti.

Ky reagim i menjëhershëm nga Kosova, ia aktivizoi edhe më shumë frikën dhe përgjegjësinë, dhe kjo frike nuk e lejoi të bëjë jetë të rehatshme dhe gjumë të rehatshëm duke ia shtuar ankthin dhe duke ia parafytyruar skenat trishtuese të krimeve që i kreu në Kosovë, derisa ia mori shpirtin.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij pa vonesë duhet të ngren aktpadi kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, si bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, me çka do ta korrigjonin gabimin e pafalshëm që e bënë qeveritë në 22 vitet e kaluara.

Duhet pa vonesë të ngrenë aktpadi edhe ndaj tërë kriminelëve tjerë serbë, të cilët dihen dhe që do të zbulohen e që jetojnë të lirë në Serbinë kriminale.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij pa vonesë duhet të ngre akpadi ndaj Serbisë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për gjenocidin që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet ta korrigjojnë gabimin e madh e të pafalshëm të qeverive të derisotme, dhe ta padisin Serbinë kriminale edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Aktpadia ndaj Serbisë kriminale për gjenocidin në Kosovë dhe aktpaditë ndaj serbëve kriminelë për krimet e dhunimet e kryera në Kosovë, duhet ngritur pa vonesë, sepse këto aktpadi ndaj Serbisë kriminale dhe serbëve kriminelë ua fusin frikën në palcë, i tmerrojnë, i degradojnë dhe ua prishin rehatinë e jetës, kjo është më se e sigurtë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij me ngritjen e aktpadisë ndaj Serbisë kriminale për gjenocid dhe me ngritjen e akt padive ndaj kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë, e realizojnë obligimin moral e njerëzor, kombëtar, shqiptar ndaj dinjitetit të tërë dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e realizojnë edhe obligimin moral njerëzor, kombëtar, shqiptar edhe ndaj tërë viktimave të këtij gjenocidi në Kosovë, gjë të cilën nuk denjuan ta bëjnë kryeministrat dhe qeveritë e derisotme në 22 vitet e kaluara.

Aktpadia ndaj Serbisë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet bërë sa më parë, dhe nuk dhet lejuar t’i pranojmë në asnjë mënyrë mendimet e defetistëve, qofshin shqiptarë apo të huaj, që e mbajnë dertin se kjo aktpadi a do të ketë sukses ose jo.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet ta përgatisin sa më shpejt aktpadinë kundër Serbisë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë, e pastaj mbetet vetëm në dorën e Zotit Madhërishëm se a do të ketë sukses aktpadia ose jo.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet të ngrenë aktpadi pa humbur kohë edhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq- Presidentit të Serbisë kriminale edhe ndaj kriminelit Ivica Daçiq- Kryetarit të Parlamentit të Serbisë kriminale, si bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe ndaj të gjithë kriminelët e tjerë serbë pa përjashtim.

Ngritja e këtyre aktpadive do t’I tmerronte kriminelët, por do t’i ndëronte Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, dhe do ta nderonte Kosovën.

Kosova nuk duhet t’i lejojë vetes qoftë edhe pas 23 viteve që t’i lë në haresë, dëshmorët e lirisë të cilët ranë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kosova nuk duhet t’i lë në harresë 15 mijë shqiptarët e pafajshëm që i vranë ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, në mesin etyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Kosova nuk duhet t’i lë në harresë 1643 shqiptrët që Serbia kriminale i grabiti me forcë nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Kosova nuk duhet t’i lë në harresë 20 mijë gra, motra tona shqiptare të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale.

Kosova borxhin ndaj të gjithë dëshmorëve dhe viktimave të luftës e përmbushë, vetëm e vetëm duke ngritur aktpadi ndaj Serbisë kriminale dhe ndaj kriminelëve të tjerë serbë.

Lë të shërbejnë këto rreshta të shkruara për ta ringjallur vetëdijen tonë kombëtare, morale e njerëzore, që ndaj Serbisë kriminale dhe serbëve kriminelë të ngremë aktpadi për t’i vënë para drejtësisë dhe ligjit.

Me mendjen dhe zemrën tonë duhet gjithmonë të mendojmë dhe ndjejmë se edhe ato mijëra e mijëra viktima shqiptare në Kosovë që i shkaktoi Serbia kriminale, kishin të drejtë dhe dëshirë të jetojnë, kishin të drejtë dhe dëshirë ta shijojnë jetën, kishin të drejtë dhe dëshirë t’i realizojnë ëndërat e tyre në jetë. AMIN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat