Aktet flagrante që provojnë shkëputjen e Veriut nga Kosova

Opinione

Aktet flagrante që provojnë shkëputjen e Veriut nga Kosova

Nga: Fatmir Bajraj Më: 11 shtator 2022 Në ora: 18:43
Autori Fatmir Bajraj

Evropa duhet parë gjithmonë me skepticizëm dhe rezervë, ngase s'jam shumë i sigurt: A mundet dhe a do që ta zgjidhë çështjen e Kosovës drejtë dhe përgjithmonë, duke qenë edhe vet pjesë e fajit historik karshi shqiptarëve përgjithësisht.

Me marrëveshjen e 22 qershorit 2022 për Energjinë dhe licencimi i Elektroseverit të Serbisë nga ana e Qeverisë Kurti, që kësaj kompanie të Serbisë, t'i lejohet & besohet; blerja, distribuimi dhe inkasimi i energjisë për serbet në Veriun e Kosovës, fakt ky që legjitimon dhe legalizon ndarjen territoriale të Kosovës në këtë fushë vitale për ekonominë dhe pse jo edhe në atë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, z. Kurti, praktikisht po shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke shtyrë Veriun e vendit drejt Serbisë!

Marrëveshja gjentelmene dhe "reciprociteti" :

"Marrëveshja" për Marrëveshjen, përkatësisht : "Zgjidhja Evropiane" për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet e udhëtimit në mes të Kosovës e Serbisë, e 28 gushtit 2022, serish në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke legjitimuar & legalizuar praninë e Serbisë në Republikën e Kosovës me njohjen e dokumenteve ilegale të Serbisë fqinje për qytetarët e pakicës serbe në Republikën e Kosovës, absurde!

Dhe e njëjta "Marrëveshje gjentlemene", Kurti & Vuçiq, nga ana e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, quhet reciprocitet, madje e glorifikon si arritje suksesi të palës Kosovare, edhe pse realisht, ishte sanksionim i kërkesës serbe për ç ‘integrimin e Kosovës dhe defuksionalizimin e shtetit unitar të Republikës së Kosovës.

Rreziku i tretë për vendin: Targat e automjeteve!

Po që se në Marrëveshjen për targat e automjeteve të lëshuara nga administrata ilagale serbe e Serbisë për qytetarët serb të Republikës së Kosovës, specifikisht, nuk arrihet jetësimi i Marrëveshjes së Brukselit, ku konvertimi i tyre duhet të bëhet n ‘përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga KM & KS në RKS, dhe jo të ndodhë sikur me Energjinë dhe Dokumentet, atëherë, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Kurti, praktikisht dhe faktikisht do afirmonte dhe glorifikonte shkëputjen e Veriut të Kosovës, duke humbë sovranitetin e shtetit n ‘Veri të vendit dhe duke rrezikuar seriozisht copëtimin e Kosovës në emër të zgjidhjes me "kompromis" sipas kërkesë serbe dhe presidentit serb. A. Vuçiq !

"Kornizë e re e Dialogut" sipas BE-së!

Një AKS sipas kërkesës serbe dhe emisarit të BE-së, z.Lajçak, do impononte ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës si parakusht të akomodimit të AKS-së në sistemin juridik të vendit, kërkesë publike kjo e emisarit Lajçak dhe e përsëritur kohë më parë edhe nga ish ndërmjetësi për ish Jugosllavinë, austriaku Ëolfgan Petrich !

Qeveria e Kosovës duhet të bëjë kujdes maksimal nga intrigat evropianë dhe laku i tyre ndaj Kosovës, "falë" të cilëve, Kosova u detyrua me Rezolut të Asamblesë së OKB-së të shkoj në një proces Dialogu me Serbinë për "relaksim" të raporteve brenda dy vendeve fqinje pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së, në përkrahje të pavarësimit të Kosovës me 17 shkurt 2008.

Asnjë Marrëveshje nuk bëhet dhe s'duhet të bëhet me Serbinë pa ndihmën dhe bekimin e Amerikës, uroj që Kurti ta ketë kuptuar tani më !

Z .Kurti dhe Qeveria që drejton, duhet të gjenerojë një zgjidhje kreative për Statutin e AKS-së, konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese n ‘lidhje me Asociacionin dhe Marrëveshjes së Brukselit të firmosur nga Mustafa- Mogherini- Vuçiq, e cila parasheh që Statuti i AKS-së , t'i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, hiq ma shumë se sa kaq.

Po që se Kryeministri Kurti, gjymton Marrëveshjet e arritura n ‘Bruksel dhe dëmton Republikën e Kosovës, sikur në rastet e sipërpërmendura, atëherë nuk i mbetet tjetër, veç një gur lë ta lidhë në qafë dhe le t' bie nga "Ura e Fshajtë" e cila gjendet ndërmjet Gjakovës e Prizrenit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat