Arsimit nuk i është kushtuar vëmendje të cilën e meriton

Opinione

Arsimit nuk i është kushtuar vëmendje të cilën e meriton

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:08
Autori Adem Bytyçi

Çdo sindikatë në cilido shtet demokratik lufton për të drejtat legjitime të punëtorëve në të gjithë sektorët.

Sindikatat ndodhë edhe t'i shtinë punëtorët në greva me qëllim që ta detyrojnë qeverinë për t'i përmbushur kërkesat e ligjshme të punëtorëve, natyrisht edhe me mundësitë buxhetore të shtetit, por asnjë sindikatë në cilido shtet demokratik nuk mund ta luaj rolin e qeverisë siç ndodhë nga ca sindikata në ca shtete me rregullim politikë dhe kushtetues të brishtë.

Sindikatat asnjëherë nuk guxojnë t'i cenojnë dhe dëmtojnë interesat e shtresave më të ndjeshme shoqërore, duke i mbrojtur interesat e tyre dhe të atyre që i përfaqësojnë.

Në rastin e Kosovës SBASHK-u, dhe qeveria duhet të gjejnë një kompromis të mesëm në mënyrë që greva të ndërpritet dhe mësimi të fillojë në të gjitha shkollat.

Është e pa drejtë që në gjithë këtë kalvar mosmarrëveshje Sindikatë-Qeveri, të biejnë viktimë nxënësit, t'ju mohohet e drejta e vijimit të mësimit në një periudhë kohore kaq të gjatë.

Edhe ashtu cilësia e arsimit te ne nuk është në nivelin që do ta dëshironim.

Në vend që të gjejmë mënyra dhe të krijojmë mundësi për ta ngritë cilësinë e arsimit ua mbyllim shkollat nxënësve për të arritur dije dhe edukim, sado që ca analist janë kundër sindikatave të cilat këmbëngulin në ngritjen e rrogave të punëtorëve, fakti se asnjëherë as njëra qeveri e pas luftës nuk e ka patur arsimin prioritet, tregon se arsimit nuk i është kushtuar vëmendje të cilën e meriton.

Qeveria them unë duhet ta kishte edhe këtë fakt parasysh kur janë në pyetje të drejtat e punëtorëve të arsimit, siç është stazhi i benificiuar i punëtorëve të arsimit, siç ndodhë në Gjermani dhe ca shtete tjera demokratike, mendoj unë nëse nuk gabojë, këtë të drejtë nuk e gëzojnë punëtorët e arsimit te ne, prandaj shpesh ndodhë që për shkak të moshës detyrohen të punojnë të sëmur derisa ta arrijnë moshën e caktuar me ligj, 65 vjeçare për realizimin e pensionit kontribute dhënës... gjykoj se edhe ky fakt influencon në cilësinë e dobët të arsimit në institucionet tona arsimore ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat