Rreth politikës së Kosovës

Opinione

Rreth politikës së Kosovës

Nga: Hafir Hoxha Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:15
Hafir Hoxha

Shtetet Ballkanike kurrë nuk kanë qenë të pavarura me plot kuptimin e fjalës. Pozita e Ballkanit rregullisht është pjesë interesante gjeostrategjike për ekonomi, transport, siguri dhe udhëkryq i tri kontinenteve me kultura të ndryshme.

Sa herë ishin të mbikëqyrura këto shtete “pushtuesit” i kanë caktuar udhëheqësit e këtyre shteteve ballkanike që i zbatojnë urdhrat e tyre .

Liderët e këtyre shteteve merren me politikë të brendshme ( punët e amvisnisë) dhe nuk vendosin për politikat e jashtme të tyre, rregullisht kufijtë kanë lëviz, lëvizin dhe do të lëvizin në bazë të interesave të mbikëqyrësve, fuqive të mëdha të involvuara këtu.

Liderët lokal të këtyre “shteteve” kushtëzohen , detyrohen në politikat e jashtme ti zbatojnë urdhrat e tyre .

Të fortit, investitorët, mbikëqyrësit në këto hapësira i caktojnë liderët lokal që kanë fuqi dhe autoritet ti zbatojnë ato kërkesa. Ata lider që bien ndesh me interesat e mbikëqyrësve ndërrohen, kufizohen dhe largohen nga ato funksione në mënyra të ndryshme duke i favorizuar liderët opozitar në ato vende që të bëjnë ndryshime e nëse ka diktaturë në ato vende (ua ngrehin veshin dhe në ndonjë “flakaresh”) i ndërrojnë ata.

Kjo ka ndodhe më herët , ndodhë tani dhe tërë kohën do të ndodhë , por varet nga fuqitë e mëdha kush sa më shumë shtetushka ballkanike zapton , kap, mbikëqyrë!

Tani për momentin SHBA është fuqi favorizuese, kontrollon tërë Ballkanin pos Serbisë ku edhe atë së shpejti do ta fut nën sqetull!

Në Shqipëri rregullisht i ja caktuar liderët pa vështirësi të mëdha, në Kosovë po ashtu rregullisht i cakton liderët politik , kryetarët e Kosovës i ja caktuar SHBA , Edhe Rugovën para luftës e ka ndihmuar të

gatshëm pro-amerikan për ta shpërbërë ish Jugosllavinë, Rugovën me politik, diplomaci paqësore i printe Kosovës, Serbia ishte këmbëngulëse pro-ruse u dashtë me luftë e me bombardime 1999 me i bë me dije se Rusia nuk do të ketë vend këtu!

Pasi Jugosllavia përfundoi me luftë , finalja ishte lufta më Kosove, Serbi.

SHBA për luftën e UÇK-se caktuan lider të tjerë që nuk kanë pasur mbështetje të mjaftueshme në popullatë, ishin të panjohur por me angazhimin e tyre dhe degjueshmërinë e tyre në lufte gati se u nivelizuan me liderët pacifist menjëherë pasluftës .

Pas kapitullimit të Serbisë në Kumanove SHBA në Kosovë cakton qeveri të përbashkët të liderëve pacifist dhe atyre të luftës mes të cilëve e kontrollojnë situatën në vend dhe dyja palët ishin pro amerikane .

Pasi krahu i luftës ishte gjatë luftës në dy klane në UÇK dhe FARK, është dashur me e fik atë që ishte më leht, pra u fik FARK-u dhe ideologjia e tyre .

Ne bashkëqeverisje nga krahu i luftës u bënë dy grupe 1. E Thaçit dhe 2. e Ramushit, për të qetësuar gjendjen në teren dhe të mos ketë anarki dyjave u dhanë funksione, edhe Ramushin e kënaqen me pozitë të kryeministrit tek Rugova.

Hashimi ishte më i fuqishëm , nuk funksiononte krahu i luftës i përbashkët (nuk u lidhën dy atllarë ne një mullarë)! Ja lëshuan rrugën Thaçit të vepron duke e kufizuar ( burgos ) Ramushin, pasi Thaçi kishte më shumë fuqi për mirë dhe për keq, e angazhuan për mirë .

Gjatë kësaj kohe Thaçi u përforcua, Rugova e kreu misionin e ti për ta bombarduar Serbinë, ju zbeh fuqia në popull, Thaçi morri shkopin e dirigjimit në vend.

Por pengesë e tij u bë Ramushi i cili doli nga burgu më i përforcuar, Thaçit i than shtroja tepihun e kuq, dhe merre nën kontroll, ndoshta tani e din vendin e vet dhe krahu i luftës do të jetë vetëm një strukturë që mundet me i përmbyllë projektet e mëdhaja pa frikë! Tani Ramushi u dashurua në veti, nuk e kuptoi vendin e vet, lypte detyrën e kryeministrit!

Nuk e linte rahat Thaçin, por edhe pjesa e LDK- së kishin hise, pushtet, fuqi në këtë periudhë të zhvillimit dhe të ekonomisë së Kosovës.

Thaçi nuk arriti ta menaxhojë sa duhet mirë këtë situatë! Privatizimi ndodhi shumë keq (u vodh e tërë industria dhe pasuria e shtetit) lulëzonte korrupsioni, lakmonin pas pasurisë së shpejt të gjithë duke mos u investuar në ligj, në gjyqësi, dhe siguri të shtetit.

Gjatë kësaj kohë lindi LVV e cila përcillte situatën në teren me gabime të mëdha , LVV u koncentrua në shtresën e re të popullatës të cilët nuk ishin ende në ndikimin e politikave joshëse, nuk kishin detyra, funksione për tu shantazhuar , për tu korruptuar dhe ishte lehtë të binden për gabimet që bënin LDK, PDK dhe AAK .

SHBA i kishte dy zona , dy kantjera të mëdha politike në Ballkan, atë në Serbi si t’i zgjedh dhe t’i stimulojë liderët politik atje të jenë pro-amerikan të cilët do të punojnë me popullin serb që t’ia kthejnë shpinën Rusisë dhe të kthehen kah SHBA. Këtë detyrë e kishte të vështirë pasi frik ishin bombardimet kundër Serbisë dhe plagët ishin shumë të freskëta që të krijohet klima politike pro amerikane në Serbi. Edhe pse stimulonin dhe favorizonin, investonin në të gjitha mënyrat në Serbi.

Në anën tjetër në Kosovë duhej të kenë lider të fuqishëm që munden me i koordinue politikat vepruese në vend me udhëheqësit e Serbisë në të njëjtën kohë, për ta amortizuar urrejtjen e serbëve ndaj Amerikës, asi lloj aleati e kishin LDK-në qe nuk e bënte shumë nervoz Serbinë, por kishte politikë kundërshtuese (me partitë e dala nga lufta) brenda Kosovës nga krahu i luftës nga të cilit LDK nuk kishte mundësi me bërë asgjë kundrejt Serbisë për ta afruar Serbin ndaj Amerikës.

Atëherë ju dha detyra nga Amerika krahut të luftës si më guximtarë që t’i prin Kosovës dhe ta afrojn marreveshjen me Serbin, këtu punoi Thaçi mjaft, veriun e Kosovës SHBA e kishte lënë pjesë të ngrirë që me josh Serbinë të kthehet kah Anerika dhe të hyjë në NATO ku dhe është synimi final i përmbylljes së kapitullit të ish Jugosllavisë ku e tërë ai regjion të kontrollohet nga NATO, të largohet ndikimi rus aty.

Në Kosove pastaj del Ramushi me AAK duke e “penguar seriozisht” Thaçin me përafrimin e marrëveshjes finale ku në tavolinë ishin edhe projektet për korrigjim të kufijve (veriu i Kosovës si pjesë e ngrirë nga SHBA do të shkrihej në Serbi në ndërrim me Preshevën, Medvegjen dhe Bujanovcin të rezervuara Kosovën)

Me këtë marrveshje Vuçiq Serbia , do të dilte fitimtare në Serbi sepse nuk e pranoi Kosovën që e kanë humbur 1999 në tërësi. Pjesa që i jepte Kosovës nuk ka peshë të madhe për Serbin pasi janë shumica shqiptarë, por ato pjesë do ta arsyetonin Thaçin si patriot në vend sepse i ka nxjerrë trojet shqiptare Preshevën, Medvegjen dhe Bujanovcin nga Serbia. Këtë detyrë e kishte Grenelli si mision e që ende e ka, i cili më vonë kërkoi ndihmë edhe nga Edi Rama që t’i mdihmojë Thaçit dhe Vuçiqit për një marrëveshje të tillë.

Kësaj politike ju këndërshtua më se shumti Ramushi, në atë kartë luajti rol të madh edhe LVV si fuqi që e bllokuan Thaçin në këtë projekt.

LDK ishte e matur të mos bëjë shumë zhurmë duke mbet e ndarë në dy anët nga liderët e saj.

Kundërshtimi i madh i Ramushit dhe Albinit e dëmtuam shumë rënd Thaçin.

SHBA deshën ta bindin Ramushin që s’ka fuqi t’i prijë Kosovës dhe i dha detyra Ramushit pra si Kryeministër, ky nuk i kuptoi sa duhet synimet Amerikane dhe shumë shpejt ra nga ajo detyrë .

SHBA kërkonte lider tjetër në Kosovë që ka guximin të mbyllë bisedimet me Serbinë, Thaçi e Ramushi u harxhuan, Isa Mustafa nuk kishte guximin, në këto rrethana fuqitë botërore (Rusia) dhe Evropa ndikuan jashtë konceptit Amerikan dhe e larguan Thaçin nga politika duke e izoluar atë dhe pasardhësin e tij Kadriu që kishte fuqi politike në parti, PDK mbet pa Lider, LDK po ashtu, Ramushi mbet aty ku ishte rregullisht me ata veteranët e vet me 9% të votave kosovare.

Këto tollovi i shfrytëzoi Albini i cili rriti numrin e njerëzve për mbështetje politike dhe ju dha detyra e Kryeministrit për t’i prirë Kosovës .

Albinit për t’i ndihmuar i caktuan edhe kryetaren e shtetit Vjosa Osmanin, plotësisht nën përkrahjen e amerikës.

Politika e Albinit ndaj Serbisë ishte e papërshtatshme, çdo politikan shqiptar që e nervozon e largon Serbinë nga SHBA nuk e mbeshtet Amerika .

Tani Albini e ka kuptuar detyrën dhe barrën që e kishin qeveritë e mëparshme në lidhje në Serbin se këtu vetëm duhet me u pajtua me ato hapësira politike që i ka rezervuar SHBA!

Për ta përmbyllë këtë projekt Albini nuk guxon e as nuk ka fuqi.

Tani kërkon mënyra të tjera politike për t’iu shmangë asaj marrëveshjeje me Serbinë. Mundohet të përfitojë në kohë, e nëse e rrezojnë opozita të cilit janë që nga fillimi dekonstruktiv, mundohen me çdo mënyrë dhe formë konkrete e jo korrekte me e rrëzue këtë qeverisje, ndoshta Albinit edhe i shkon në favor që ti shmanget zgjidhjes të imponuar përfundimtare me Serbinë dhe mundohet të tregojë patriotizmin që të fitojë përsëri në zgjedhje të tjera duke prit mos po ndodhin ndryshimet tek fuqitë e mëdha, të dëmtohet Rusia në atë masë sa që të heq dorë Serbia nga ndihma saj për Kosovën dhe të detyrohet që ta pranon Kosovën me këta kufij të tanishëm .

Por nëse ndodhë që Thaçi përforcohet gjatë pushimit të tij politik në Hagë, SHBA vlerëson se me daljen e tij nga burgu si “hero” që mbrojti dinjitetin e UÇK-së atëherë do ta lirojnë, do të fitojë me atë hez patriotik dhe do ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë në korrigjim të kufijve pa i pyetur këta tjerët në KS që e kanë provuar dhe nuk kanë guxuar ta mbyllin atë marrëveshje.

Po ashtu me ndihmën e Edi Ramës me politikë të nënkuptuarit se do të ndodh edhe bashkim kombëtar pas mbylljes së kapitullit me Serbinë dhe pasi ajo të futet në NATO!

Ata që e njihin biografinë e Vuçiqit dhe politikën e tij, të mirat dhe të këqijat që i ka në shtetin e vet duhet ta kuptojnë se për momentin është lideri më i afërt, më i përshtatshmi për ta pranuar pavarësinë e Kosovës dhe për tu kthyer Serbin kah SHBA.

Kjo kohë është e kufizuar prandaj duhet që edhe pala Kosovare të përgatit politikën, atmosferën e brendshme që ky kapitull të mbyllet sa është Vuçiqi ende në detyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat