Shqiptarët dhe mëshira për “Kaliningradin rusoserb”!

Opinione

Shqiptarët dhe mëshira për “Kaliningradin rusoserb”!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Me qenë i vetëdijshëm edhe normal, nuk e ndihmon dot hegjemoninë e pansllavizmit! Argatët e turpit për të zezën e shqiptarisë, ledhatojnë këtë turp të civilizimit, haptas dhe pa ngurrim! Ky nënçmim për Kosovën si shtet, është thikë pas shpine e vëllaut për vëllaun!

Kush është Kaliningradi i dikurshëm gjermano folës?

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, u mbajtë Konferenca e Postdamit! Pjesët veroire të Prusisë iu dhuruan Republikës Ruse të Bashkimit Sovjetik.
Kurse në qershorin e vitit 1946 u zbatua një migrim masiv nga pjesa tjetër BS drejtë qarkut të Kaliningradit. Deri atëherë popullsia kishte qenë tërsisht etnike gjermane por në të njëjtin vit, të gjithë gjermanët u deportuan për në Gjermani.


Sot, ky vend, është një qytet rus i cili nuk ka lidhje tokësore me pjesën tjetër të Rusisë. Është një enklavë ruse në Detin Baltik! Në këtë portë të djallit është e mundëshme që të konfrontohen vendet e Aleancës Veriatlantike dhe Rusia! Vetëm shtatë milje lidhin vendet baltike me pjesën tjetër të Nato-s!


Të njëjtat kilometra e izolojnë Kaliningradin nga pjesa tjetër e forcave ushtarake ruse! Fjala është për një sipërfaqe prej 15100km2.


Zgjerimi lindor i BE-së në vitin 2004, kur Polonia dhe Lituania u bënë anëtare, kushtëzuan viza për udhëtimet tokësore nga pjesa tjetër e Rusisë dhe anasjelltas!

Ky është mëkati për ulqerën Kaliningrad e cila vetëm sa kundërmon për rajonin e Lituanisë, Polonisë dhe detit Baltik, njëherit është pykë dhe sinonim i pykave të tjera edhe për Ballkanin e këtyre ditëve!.


Enklavat serbe në mbarë ish Jugosllavinë, sidomos në Kosovë janë sinonim i Kaliningradit rus!


Mjafton edhe Shqipëria të ndihmojë këtë qelbësirë?Shiqoni dhe ndëgjoni pjesën serbe në Bosnje, e cila shpreson të “pjellë një Kaliningrad të ri”, ndoshta në pjesën e vetme të Neumit, sepse aty është qasja e vetme me detin Adriatik! Pse rusët dhe serbët nuk ndalen nga rruga e hegjemonisë është e kuptueshme sepse pa këto dominime këtyre u thehet qafa!


Si është e mundur, shqiptari si viktimë të ndihmojë dhe mëshirojë gjelatin?


Kjo është diçka e pa ndëgjuar! Kryeministri shqiptar, Edi Rama me “një vetëdije të përparuar” përpara këtyre vrastarëve të q’mendur mundohet haptas të bëjë punën e djallit për djallin!


Dëshirojë të jem gabim! Pafytyrësia e shërbëtores së Edit, me fusnotën i shpalos petën laknorit!


Ky turp i shëmtuar, edhe nga “tanët e politikës”, papërgjegjshëm u ngulitë dhe u krenua kur pranojë këtë të ligë! Sot, i njëjti turp stoliset edhe nga kjo shëmtira e pështirë e kryeministrit Edi Rama!


Vrapon cjapi te kasapi!


Dt:16.09.2022
Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat