Pensionistët janë shtresa më e diskriminuar në Kosovë

Opinione

Pensionistët janë shtresa më e diskriminuar në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 shtator 2022 Në ora: 07:32
Adem Bytyçi

Shtresa më e diskredituar materialisht dhe proceduralisht në Kosovë janë pensionistët.

Asnjë qeveri e pas luftës nuk është interesuar për ta përmirësuar nivelin e standardit jetësore të kësaj shtrese të lënë thuajse nën mëshirën e fatit.

Sa herë ka pasur ngritje rrogash, nga secila qeveri, duke përfshirë edhe qeverinë aktuale rritja e pensioneve ka qenë qesharake dhe për fatin e tillë të keq vazhdon të jetë edhe tani.

Kur thash se maltertohen edhe proceduralisht, doja të thoja se, përderisa në shtetet tjera afati i lajmërimit se pensionistët janë në jetë është një vit, te ne ky afat është çdo 6 muaj, kështu maltertohen pensionistët edhe ashtu të rraskapitur nga mosha dhe sëmundjet e ndryshme kronike.

Është absurde, sepse për mëkat nuk po flasë, ndonëse mëkatë nuk ka pasur asnjë qeveri dhe nuk ka as qeveria aktuale për t'i trajtuar dinjitetshëm materialisht shtresën më të diskriminuar dhe të përbuzur deri në nënçmim siç është shtresa e pensionistëve, të cilët po vdesin çdo ditë në rrethana mizerabël për shkak të kushteve të rënda jetësore në mungesë të një pensioni dinjetoz dhe të një përkujdesje qeveritare që e meriton kjo shtresë e nënave dhe baballarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat