Kush u gëzohet konflikteve të ngrira në vend?

Opinione

Kush u gëzohet konflikteve të ngrira në vend?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 29 shtator 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Ata që e duan shtetin e Kosovës, nuk gëzohen fare por vajtojnë dhe mallkojnë t’keqen e vendit! Kriza globle është e pa mëshirshme për të gjithë, sidomos për neve në Kosovë. Edhe mësuesi grevist nuk ndihet mirë sepse punëdhëns e ka shtetin e Kosovës!

Arroganca e SBASHK-ut ndaj vetëvetes dhe shtetit është një shembull i keq, edhe sikur këta të ishin të pa varur dhe të kishin mjete të grumbulluara në fondin e sindikatës! Pra, kur ti hyn në grevë, punëdhënsi t’i ndal të ardhurat. Kjo është e ligjshme!

Në rastin konkret, mungesa e pavarsisë si sindikatë e kombinuar me kokëfortësinë i ngjanë asaj shprehjes: edhe lyps edhe grurë! Këtij mentaliteti të SBASHK-ut i duhen edhe disa dekada t’mira, (me të ardhura të mjaftueshme) edhe për kursime në emër të sindikatës!

Kush është fajtor për të gjitha këto mangësi në sistemin e punës, pagës dhe sigurimeve shëndetsore?

Punëtori, punëdhënsi apo shteti? Shteti ligjor dhe të gjithë të tjerët që e vjedhim shtetin! Ligjet për ata të cilët janë në punë, janë të shkruara dikund, por ato nuk n’a hyjnë n’punë sepse çrregullojnë ritmin e egos personale dhe ritmin e hajnisë!

Jo vigjilenca e ish qeverisë së djeshme, hamendja qeverisë së tashme në renditjen e problemeve, janë përgjegjësit më të mëdhenjë të dallimeve tona klasore mbrenda përmbrenda shtëpisë! Në Kosovën tonë dihet se kush “gëzon t’ardhura t’majshme” dhe kush i lakmon ato! Mos stimulimi për krijimin e shtresës së mesme është hendeku i shoqërinë tonë, prandaj, nuk priten ditë të mira për skamnorët, nëse vazhdohet kështu!

Vërtetë dikush punon dhe fiton, por sa paguhet për shtetin?
Sa paguajnë ata të pushtetit dhe opozitës?

Kush ësht i obliguar me ligj të bëj punën e shtetit?

Këta, të cilët as vetë nuk derdhin përqindjen e caktuar nga paga? Matematikat e shkollës fillore janë ngatrrue me ato të fakultetit, prandaj livadhiset koha në dëm të shtetit dhe ardhmërisë!

Vendimet arbitrare nga një grusht njerëzish, nuk janë të ndershme sepse ato dëmtojnë vetëveten, personelin arsimor, fëmijët dhe familjen!

Sot, në emër të shtetit ishte dashtë të gjindet zgjidhje për të gjitha qështjet, sepse kjo ëndërr brezash është para nesh!

Sbashkut kokëfortë i duhet kohë të mësohet me punëdhënsin shtet, qeveritarët e të cilit edhe vijnë edhe shkojnë, duke mos i nxënë rrugën ardhmërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat