Nuk po akuzoj, po kërkoj

Opinione

Nuk po akuzoj, po kërkoj

Nga: Fahri Mahalla Më: 7 tetor 2022 Në ora: 19:37
Fahri Mahalla

Kërkoj nga Prokuroria Shtetërore e Republikës së Kosovës, ta kontrolloj dhe ta shqyrtoj Raporti financiar, i dhënë nga ish ministri i financave Isa Mustafa, për periudhën tetor 1991 shtator 1999.

Në këtë raport financiar janë të përfshira të gjitha shtetet, ku ishin të hapura xhirollogarit, edhe emrat e bankave,  ku kanë paguar bashkatdhetarët për  Republikën e Kosovës. Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil ishte Bujar Bukoshi dhe ministër i financave ishte Isa Mustafa.

DOSJEN e dorëzova në Prokurorin speciale Shtetërore të Republikës së Kosovës, e dorëzova raportin financiar 21 faqe, ja bashkangjita edhe disa dokumente tjera, që paraqesin fakte.

Image

Letra e dorëzuar në Prokurori

Tani dosja është në Prokurorin Speciale shtetërore të Republikës së Kosovës në Prishtinë.  Prokurorisë dhe Drejtësisë së Kosovës, i mbetët ta kontrolloj, dhe ta shqyrtoj raportin financiar, me eksperta të financave.

Sa për informim. Raporti  financiar, i dorëzuar nga ish ministri Isa Mustafa, para 21 viteve. Komisioni nuk e ka nënshkruar raportin financiar, sepse nuk është i pranueshëm. Komisioni i atëhershëm, pse nuk e ka dërgua në Prokurorin shtetërore të Kosovës raportin financiar. Ata duhet të pyetën. Për mendimin tim, këtë raport financiar, askush nuk e pranon, se pse është raport financiar i papranueshëm. Kurrë ta shohin ekspertët e financave këtë raport financiar, do të befasohen për të keq. është raport i mjegulluar, është i paqartë, është bërë lamë.

 

Ish ministri i financave Isa Mustafa, në raportin financiar, të periudhës tetor 1991, shtator 1999, i ka të shkruara për secilin shtet të Evropës dhe për shtetet kudo në botë, janë shumat e parave për secilin shtet, ku kanë paguar mërgimtarët për  Kosovën. Shifrat e parave që janë të shkruara në raportin financiar, duhet të  përputhen me RAPORTIN e BANKAVE.  Bankat kudo në botë, e japin raportin mujor, dhe raportin VJETOR, për hyrjet dhe daljet, për ta bërë bilancin vjetor.

1. Nëse shumat e parave, siç janë të shkruara në Raportin  financiar, nga ish ministrit të financiar Isa Mustafa, përputhen me raportin e BANKAVE, vazhdohet ma tutje. Nëse nuk përputhen, që në start shfaqen dyshimi për keqpërdorime.

2. Prokuroria Shtetërore e Kosovës, duhet  të kërkoj, nga ish ministri i financave Isa Mustafa, që të tregoj ku janë shpenzuar paratë. Kujt ju kanë dhanë paratë, të tregoj me emra dhe  mbiemra. Kush i ka dhanë paratë dhe kush i ka pranuar paratë.

Nëse parat janë dhanë në dorë, ti paraqes proces verbalet si dëshmi. Ata që i kanë dhanë parat, me emër dhe mbiemër. Ata që i kanë pranuar parat me emër dhe mbiemër. Nëse janë dhanë  parat përmes transferave bankare, ti paraqes transferat bankare si dëshmi. T’i paraqes emrat dhe mbiemrat, e atyre që i kanë transferuar parat përmes bankave, dhe ata që i kanë pranuar paratë përmes transferave bankare, me emër dhe mbiemër.

3. Ata që i kanë pranuar parat, të ftohen për ta dëshmuar, se ai kanë pranuar paratë. Ata që i kanë pranuar paratë, ta dëshmojnë me fakte, ku i kanë shpenzuar parat, që i kanë marrën nga ish ministri i financave Isa Mustafa.

Të gjithë duan ta dinë, mërgimtarët e gjitha troje shqiptare, dhe populli shqiptar i KOSOVËS, dhe të tjerët që kanë dhanë para, duan ta dinë se ku janë shpenzuar paratë e tyre, që i kanë dhanë për Republikën e Kosovës. Ata që e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Ata që u vranë për  Kosovës. Ata që u masakruan nga okupatori serb. Ndoshta sot do të ishin GJALLË, sikur paratë të ishin  menaxhuar siç DUHET, për popullin e Kosovës, dhe për Ushtrinë e Kosovës. Sikur Ushtria e Kosovës, të ishte pajisur me ARMATIM MODERN, do të arrinte suksese ma të mëdha, përball ushtrisë serbe.

Ne Shqiptarët kudo që ndodhemi në globin tokësor, ishim dhe jemi të gatshëm të japim çdo gjë që kemi, për Shqiptarët, dhe për trojet Shqiptare.

Ne Shqiptarëve po na përcjell e keqja brez  pas brezi. çdo herë udhëheqësit tanë të përçarë mes veti. Në organet udhëheqëse të shqiptarëve, vijnë në pushtet të pa merituarit, si vijnë ata, veç ata e dinë.  Udhëheqësit e ditur, dhe Kombëtar kurrë vijnë në pushtet, HELMOHEN, apo VRITEN nga tradhtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat