PD dhe Basha “humbën” me 25 Prill 2021 prej Berishës, Metës dhe prej masakrës zgjedhore të qeverisë Rama

Opinione

PD dhe Basha “humbën” me 25 Prill 2021 prej Berishës, Metës dhe prej masakrës zgjedhore të qeverisë Rama

Nga: Skënder Kapiti Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:36
Skënder Kapiti

I ftoj analistët dhe opinionistët si dhe intelektualët e vërtetë dhe mediatikët e pakorruptuar dhe ata jo mercenarë të parasë e të pushtetit që të marrin guximin e të thonë të vërtetat politike, ashtu si po i thonë e veteton koha, realiteti dhe ndërkombëtarët, miq të shqiptarëve.

PD“humbi”me 25 Prill 2021 prej Berishës, Metës dhe prej blerjes së votave nga qeveria e Ramës. Kjo është e vërteta dhe jo shpifjet e alibtë djallëzore për t’ia faturuar këtë Bashës kundër të cilit ishin bashkë dhe vazhdojnë që të jenë bashkë edhe sot e gjithë politika e vjetër: rilindasit e Ramës, LSI-stët e Metës, partizat që dolën nga PD në kohën e zgjedhjeve si ato të Topallit, Hajdarit dhe të Patozit e që kulmuan me daljen e foltores. Këtë bashkëpunim të tyre e vertetuan edhe zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 Marsit 2022.

Të gjithë demokratët deri para se të shpallej Berisha person non grata për korrupsion dhe për minim të demokracisë deklaronin të vërtetën e asaj se pse humbi zgjedhjet Partia Demokratike me 25 Prill 2021. Shkaku ishte korrupsioni dhe blerja e votës nga pushteti dhe regjimi i Edi Ramës por edhe minimi, mosangazhimi dhe sabotimi që i bënë Bashës në ato zgjedhje pikërisht ato ulkonjat e vjetra e të korruptuara që u grumbulluan në foltoren antiBasha e antiSHBA pas shpalljes non grata të Berishës.

Edhe karshi këtij fakti, PD me Bashën arritën një rezultat që kurrë PD nuk e kishte arritur që nga viti 1992.

Por vjen pyetja se: Pse ndërkombëtarët heshtën dhe i njohën zgjedhje e manipuluara të 25 Prillit 2021?!

Edhe këtë e dinë foltoristë dhe e dinë edhe demokratët.

Arsyeja është se ndërkombëtarët e shikonin Edi Ramën si të keqe pak më të vogël se sa Berishën dhe Ilir Metën. Kjo sepse një fitore e PD-së dhe e LSI-së ku rolin vendimtar në formimin e qeverisë do ta kishin jo Basha, por Berisha dhe cifti Meta-Kryemadhi ku këta të fundit do ta bënin qeverinë. Mirëpo një riciklim të pushtetit dhe në pushtet të atyre të cilët u ndëshkuan ashpër në vitin 2013 ishte i papranueshëm edhe për publikun por edhe për ndërkombëtarët. Atëherë u njoh manipulimi zgjedhor dhe Ramës iu “njoh” fitorja e blerë.

Pra, më mirë u pa nga ndërkombëtarët vijimi në pushtet i Edi Ramës se sa riciklimi në pushtet i po atyre të cilët vota popullore i dërrmoi në vitin 2013.

Kjo vertetohet edhe me rrjedhjen e ngjarjeve pas 25 Prillit 2021, kur SHBA shpallën Berishën person “non grata” duke e mbështetur fuqishëm dhe hapur Lulzim Bashën dhe elitën e re politike të drejtuar prej tij. Kjo u pa edhe me faktin se po ditën që u largua Ilir Meta nga Presidenca atij i doli dosja si ishspiun i sigurimit të shtetit, dhe në vijimësi Berishën e shpallën non grata edhe Partitë Popullore Europiane dhe Britania e Madhe, dhe po kështu edhe Ilir Metën e shpalli non grata edhe Partia Socialiste Europiane.

Nuk ka besoj nevojë për stërhollime e filozofime llafollogjizmash, pasi këto janë fakte të qarta që tregojnë se Berisha, Rama e Meta janë të padëshirueshëm si brënda Shqipërisë ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Dhe sapo të goditen politikisht dhe përfundimisht Berisha e Meta, dhe sapo të dëbohen ata të dy nga politika, atëhere PD shpejt, shumë shpejt do të vijë në pushtet, pasi edhe komponenti i tretë i Trekëndëshit të Bermudës, Edi Rama e qeveria e tij e stërkorruptuar, ajo lehtësisht, me një shtytje të vogël do të rrokullisej nga pushteti e do të kalonte në opozitë të gjatë.

Nëse Berisha nuk do të kandidonte për deputet në vitin 2021, sot PD do të ishte në pushtet me Bashën Kryeministër.

Këtë e dinë edhe foltoristët, por paska qenë mirë që ndodhi përkohësisht kështu sepse një fitore e pushtetit më këtë grup deputetësh foltoristë me Berishën dhe me deputëtë nga LSI-ja, kush mund ta kishte penguar Berishën dhe grupin e tij që ai të rizgjidhej kryeministër me po ata ministra që qeverisën nga viti 2005 -2013, kush do ta kishte penguar riciklimin në pushtet e qeveri të binomit korruptiv Berisha-Meta.

Pra Basha ka qenë në hall e në presion të madh,dhe ai bëri atë që nuk e ka bërë askush në këto 30 vite tranzicion,bëri maksimumin për ndëshkimin e politikës së vjetër, dhe për cmontimin nga politika të së keqes më të madhe, atë të Trinomit të së keqes Rama-Berisha- Meta, proces ky që nuk ka kthim pas dhe që pashmangshmërisht do të realizohet së shpejti ndarja e Shqipërisë nga tranzicioni, nga e vjetra dhe nga fantazmat e së shkuarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat