Vuçiq me sensacion botëror: I kemi në dorë 8 çnjohje për Kosovën!

Opinione

Vuçiq me sensacion botëror: I kemi në dorë 8 çnjohje për Kosovën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 tetor 2022 Në ora: 20:38
Sherif Ramabaja

Hej, o milet, a po dëgjoni. Presidenti i Serbisë Vuçiq i cili angazhohet për paqe me Ballkanin e Hapur, po i kërcënohet sërish Kososvës. Në njërën anë po premton se paqen e ka në maje të gjuhës, kurse po deklaron se në xhep i ka tetë çnjohje, jo një apo dy siç thoshte hija e tij Daqiq, po tetë.

 Këto tetë çnjohje do t´i bëjë publike në rast se Kosova do të ishte afër pranimit në Këshillin e Evropës tha ai.

Ne nuk mund të lejojmë që Kosova të pranohet në atë këshill. Kjo për ne do të thoshte, rrezikim i çështjes nacionale serbe. Prandaj për t´iu kundërvënë këtij rreziku, Serbia do të mbrohet duke u angazhuar për hapa të tillë.

Paramendoni çdo të ndodhte, po mos ta kishte pasur Ballkani Serbinë dhe Vuçiqat e saj. Për Ramën e Berishën e Metën do të ishte droja se do të zhdukeshim si popuj. Kush do na mbronte nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, po mos të ishte Serbia me Vuçi - viqat e saj.

Shikoni se si EU dhe SHBA me aleatët e vetë po e trajton Rusinë dhe Putinin.  Kjo është çmenduri. Duan t´i poshtërojnë, ta shpërbëjnë Rusinë vetëm e vetëm që t´ia grabisin gazin.

 Ta gjunjëzojnë Rusinë e cila gjithmonë Serbisë i qëndronte pran, si në paqe dhe luftë, si në dimër dhe verë.

Si munden serbët ta paramendojnë veten pa një Rusi të fuqishme, e cila gjithmonë i ka përkrahur vendet e shtypura dhe ato myslimane.

Unë e di se e drejta është në anën tonë dhe unë nuk do të lejoj që edhe më tutje ta poshtërojnë Serbinë. Këtë po e them unë Vuçiq, presidenti i Serbisë, më tepër se 10 vite. Unë jam i gatshëm të punoi për paqen po jo me çdo kusht, sepse edhe ne kemi vijat e kuqe.

Ju po më mbështetni për muri, po unë nuk do ta njoh Kosovën dhe nuk do të toleroj që ajo t´iu bashkohet organizmave ndërkombëtarë. Unë fuqishëm do të punoi në çnjohjet e radhës. Nuk do ta kemi lehtë, kur Kosova përkrahet nga fuqitë e mëdha po nuk do të dorëzohemi, deri sa ta sjellim edhe çnjohjen e fundit.

Shpresoj që nuk do gaboi, sepse një çnjohje të tillë do ta kërkojmë edhe nga Shqipëria. Më mirë tash, sesa të presim në ndërrimin e pushtetit.

Më së vështiri do ta kemi me SHBA, po edhe atje mund të ndodhin mrekullitë, pse mos të shpresojmë që president i SHBA do të bëhet Grenell, ose Trump.

Unë e kam thënë më se njëqind herë, se nuk do të pushoj së punuari për popullin serb dhe Serbinë.

Të shohim pastaj se si Kurti do të ngul këmbë për teneqet e makinave me targat RKS dhe me njohjen reciproke. Atij do t´i shembet dheu nën këmbë nga të vetët, të cilët me të gjitha mjetet po luftojnë t´ia rrëmbejnë postin.

Mua nuk më ngutet për asgjë. Treni nuk më ka ikur. Ne jemi popull i vogël 12 milionësh, po jemi të gatshëm ta mbrojmë vetveten dhe territorin tonë.

 

Mars – Rover (shkrim me përmbajtje ironike)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat