"Tre musketarët" e dështuar në politikë edhe si "analistë"!

Opinione

"Tre musketarët" e dështuar në politikë edhe si "analistë"!

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 tetor 2022 Në ora: 14:15
Faton Mehmeti

Pothuajse çdo natë ka debate televizive nga fusha e politikës, ndonëse, në përgjithësi të nivelit të ulët, vëmendja nuk mungon. E për të torturuar nervat e shikuesve kujdesen moderatorët me të ftuarit e tyre "analistë".

Dështakët e politikës Dardan Gashi, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu nuk kanë kredenciale me dal si analistë me fol kur kanë dështuar totalisht në politikë. Ata janë sinonim i dështimit, dhe duhet të jesh pa marre fare që me dal në studio televizive si analist, e gjoja si të pavarur. Jemi vend i vogël, krejt njihemi, e dimë kush çka ka bërë, çka bën e çka mendon.

Si mund të jetë dikush analist kur paraprakisht ka dështuar në politikë, kjo i bie një futbollist i dështuar të bëhet analist sporti, kjo nuk ndodh kërkun në botë. Zakonisht analistë të fushës përkatëse bëhen njerëz të shquar të asaj lëmie, por tashmë në një rol tjetër. Me dal me fol për politikë Dardan Gashi ta fyen inteligjencën. Imagjinojeni në një debat me Edi Ramën, nuk e dinte se a ka Kosova ligj të mjedisit, edhe pse vet kishte qenë ministër i Mjedisit. Paramendo, kjo i bie sikur një mësues i shkollës fillore mos me ditë a ka gjuha shqipe abetare. Ani, s’ka ligje, këtu nuk vlerësohesh të jesh i ditur, mjafton të jesh intrigant, dallaveragji dhe ec përpara.

Mjerë shikuesit kush iu del në televizor, e akoma ma mjerë ata që e dëgjojnë. Personalisht, dalja e Dardan Sejdiut në TV si analist me këmbët njëra mbi tjetrën, kryqëzon duart thuajse po thotë diçka të zgjuar. Njeriu që jo ka dështuar në politikë del e flet për politikë me "analizat" e thella. Dardanin prapë e kuptoj, por nuk i kuptoj ata që e ftojnë, njeri totalisht pa horizonte, pa dije, pa vizion, shkurt e shqip i dështuar në politikë, edhe më shumë si analist.

Nuk ka mundësi që të jesh analist i mirë e të jesh politikan i keq, tek të dyja sintetizohet ndajfolja: keq. Dardani është vetëm sinonim i shumë “dardanëve” që dalin nëpër studio televizive, pa asnjë të drejtë morale, pa asnjë dije, vizion dhe mbi të gjitha pa asnjë kredenciale. Riciklimi i figurave të njëjta në pozita të ndryshme nuk u jep hapësirë të rinjve, me ide përparimtare që të shfaqen në jetën publike. Mjerimi televiziv shpërfaq tërësinë e varfër të jetës publike, me sojin e Visar kamerierit në rolin "e dijetarit", ta fyen jo vetëm inteligjencën, por edhe etnitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat