Lulzim Basha, aspiratat e shqiptarëve dhe projekti amerikan për një Shqipëri të lirë

Opinione

Lulzim Basha, aspiratat e shqiptarëve dhe projekti amerikan për një Shqipëri të lirë

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 19 tetor 2022 Në ora: 09:53
Gabriel Escobar dhe Lulzim Basha

Shqiptarët e dinë shumë mirë se cilat janë dëshirat dhe aspiratat kombëtare të tyre, e dinë mirë se këto dëshira të tyre nuk mund të realizohen pa mbështetjen e SHBA-ve; e dinë mirë se SHBA janë aleati strategjik dhe jetik i tyre, e dinë mirë edhe atë që ka thënë znj. Klinton me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vizitës historike të saj në Shqipëri se:

”Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”.

Tranzicioni paskomunist në Shqipëri ishte jo vetëm zhgënjim i madh por ishte edhe tradhti karshi aspiratave të shqiptarëve dhe kundër projektit mbeshtetës të aleatit jetik të shqiptarëve, SHBA-ve.

Prandaj vizioni dhe përkushtimi i Lulzim Bashës përputhet me aspiratat e shqiptarëve dhe me projektin amerikan për një Shqipëri të lirë, të fortë, ligjore, moderne e të integruar, dhe po prandaj te Basha dhe te elita e re politike e PD-së është edhe besimi, edhe shpresa për ndryshimin dhe kundër elitës së vjetër politike dështake, penguese, bllokuese dhe të korruptuar.

Errësira politike, korruptive, hajdute, intelektuale e mediatike nuk mundet që ta eklipsojë gjithmone realitetin dhe as të vërtetat të cilat pashmangshmërisht i nxjerr në drite koha. Shqiptarët , aspiratat e tyre i mbështesin SHBA, por kundër aspiratave të shqiptarëve dhe kundër projektit amerikan për një Shqipëri demokratiko-liogjore,të zhvilluar dhe të integruar , dhe si antitezë kundër tyre është e gjithë politika e vjetër, janë krimi, hajnija, korrupsioni e tradhtia e saj. A mos presin shqiptarët përmirësimin dhe realizimin e aspiratave të tyre nga pronarët e partive politike: Rama me rilindasit, nga Berisha me foltoristët apo nga Meta me lsi-stët dhe nga Duka, Idrizi, Ndoka,Mediu,Shehi dhe disa sahanlëpirës të tjerë të cilët kanë kapur politikën , shtetin ,ligjin , paranë e pasuritë e që kanë montuar një sistem kripto-oligarko-mafioz. Kundër kësaj gjendjeje mjerane moszhvillimi, padrejtësie, pengimi, mosintegrimi dhe mosfunksionimi të shteit ligjor në Shqipëri , dhe ai që jep shpresë e besim është Basha dhe elita e re politike e Partisë Demoratike e cila ka edhe mbështetjen edhe të SHBA-ve për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq ku e mban atë politika e vjetër.

Kjo do të ndodhë me Bashën dhe me elitën e re politike shqiptare, pasi vetë arsyeja pyet pandërprerë dhe mendja njerëzore ndërgjegjsohet e kthjellohet kur ajo has ne vështirësi dhe kur ajo përballet me to dhe me të këqijat politike e publike të politikës e të pushtetit të keq, dhe që domosdoshmërisht njerëzorja dhe qeverisja kërkon më të mirën dhe ndryshimin, pasi ndryshimi për nga më e mira për njerëzoren, paqen, për sigurinë dhe për mirëqënien është tendencë e pashmangshme.

E vjetra politike korruptive, mashtruese e spekulative është në dëshpërim, në humbje dhe në kalbëzim.

Pas heshtjes dhe tërheqjes së përkohshme nga politika, z. Basha kryetari i Partisë Demokratike ftohet ne SHBA ,gjë e cila shëmbi dhe hodhi si mbeturina të gjitha shpifjet,intrigat dhe alibitë djallëzore të politikës së vjetër dhe sidmos shpifjet e gënjeshtrat e kryefoltoristit Berisha se: Basha nuk mund të hyjë në SHBA.

Kjo tashmë i vuri vulën edhe asaj që dihej që më parë se Basha ka mbështetjen e madhe nga SHBA për të bërë ndryshimin dhe për ta qeverisur Shqipërinë, për ta cliruar atë nga korrupsioni dhe nga pengmarrja e tij dhe e politikës së vjetër shqiptare. ashtu sikurse Basha ka pasur mbështetjen nga ambasadorja amerikane dhe nga personalitete të larta të shtetit amerikan edhe më parë dhe vazhdimisht,kjo vizitë zyrtare e tij tashmë ka cliruar edhe ata demokratë të cilët besonin te mashtrimet e shpifjet antiBasha të kryefoltoristit dhe te foltoristëve besnikë rreth tij.

Elita e re politike e Partisë Demokratike dhe jo vetëm ajo, por edhe publiku në Shqipëri dhe ai kombëtar shqiptar kudo duhet ta dinë mirë tashmë se Basha dhe vizioni i tij i ndryshimit perputhen edhe me projektin miqësor strategjik e dashamirës të aleatit të madh të shqiptarëve,përputhet me projektin amerikan për një Shqipëri të fortë e të zhvilluar demokratikisht dhe të lirë, për një shtet të fortë ligjor dhe të integruar në Europë; për një Shqipëri e denjë që të jetë aleate besnike e SHBA-ve. Elita e e politike demokratike dhe opinioni publik tashmë është ndërgjegjsuar se PD me Bashën në krye dhe me politikanët e rinj te saj si Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe të tjerë do të vijnë domosdoshmërisht së shpejti në pushtet sepse duhet ndëshkuar e dëbuar nga pushteti dhe politika elita e vjetër politike,aktorët kryesorë të së ciës janë mëkatarë publik e kombëtarë të mëdhej.

Ata janë aktorët dhe fajtorët e gjëndjes ku ka rënë dhe ku mbeti shteti dhe shoqëria shqiptare edhe gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.

Duhet që kjo elitë e re politike të mos ketë asnjë marrëveshje dhe asnjë kompromis me ata që Basha i ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Basha ka meritën e madhe, pasi që kur mori drejtimin e Partisë Demokratike filloi punën për prurjen në PD të një elite të re politike me qëllim që PD-në ta ndante nga trashëgimia ishsigurimit të shtetit dhe të asaj komuniste; me qëllim të ndarjes së PD-së me korrupsionin dhe me tranzicionin dhe për ndërtimin e sistemit ligjor demokratik e funksional dhe për forcimin e marrëdhënive strategjike e jetike me SHBA. Kjo politië e re e Bashës ra ndesh dhe u përplas me elitën e vjetër dhe korruptive, mashtruese e intriguese jo vetëm të Partisë Demokratike, por ra ndesh me gjithë elitën e vjetër politike të tranzicionit,sidomos me ata të rilindasve dhe Edi Ramës, me foltoristët e Berishës dhe me pjellën e korrupsionit, me LSI-stët dhe me Ilir Metën, të cilët u bënë dhe vazhdojnë të jenë bashkë si Trekëndëshi i Bermudës kundër Bashës, kundër shtetit ligjor ,kundër SHBA-ve dhe integrimit.

Prandaj elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të aktivizohet në maksimum për të ngjallur dhe rritur besimin e shpresën se ajo sjell ndryshimin e Shqipërisë, sepse Basha dhe elita e re politike rreth tij nuk kanë mbi supe dhe as të hipotekuar zullume,as korrupsion , as papërgjegjshmëri e as krim,as mashtrime e as gënjeshtra të së shkuarës sic kanë Trekendeshi korruptiv e antipublik i Bermudës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat