Në Kosovë, tradhtari të quan tradhtar - krimineli të quan kriminel dhe hajni milioner të quan hajn

Opinione

Në Kosovë, tradhtari të quan tradhtar - krimineli të quan kriminel dhe hajni milioner të quan hajn

Nga: Rexhep Torte Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:37
Rexhep Torte

“Hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit në Gjykatën e Hagës vijnë nga Akademi të Mëdha, dhe mundësia e fshehjeve të gjurmëve apo devijimit të procest është shumnë e vogël, kurse ekzistojnë 6 mijë orë inçizime dhe 2 milion faqe të shkruara dëshmi. Të akuzuarit dhe atyre potencialë i pret një process i vështirë dhe mundësia e rrëzimit të këtyre pprovave është zero.

Kjo Gjykatë do ta pastrojë UÇK-në nga një strukturë e cla e ka dëmtuar brenda dhe jashtë”, deklaroi për “Bota sot” më 19 tetor 2022, avoksti Gazmend Halilaj i angazhuar për të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ky është një paralajmërim i fuqishëm se më në fund drejtësia do të vihet në vend dhe se përpjekjet e opozitës së sotme në Kosovë për t’i mjegulluar dhe mbuluar vëllavrasjet për pushtet dhe vrasjet e gazetarëve për fjalën e lire në Kosovë do të dështojë përfundimisht.

Këtë në vazhdimësi po e argumenton me shkrimet e tij Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, si njohes dhe ndjekës i drejtpërdrejtë i vëllavrasjeve për pushtet, i tradhtive, hajnive dhe korrupsionit kriminal të ish komandantëve të UÇK-së gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Këtë në shkrimet e tij po e argumenton Idriz Zeqiraj-analisti dhe njohësi i keqpërdorimeve të fondeve të “3 %” përqindshit dhe të “Vendlindja Thërret” për luftën e UÇK-së, dhe i vëllavrasjeve politike për pushtet gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Këtë në shkrimet e tij po e argumenton Prof. Dr. Enver Bytyqi, njohës i shkëlqyer i çështjeve mbarëshqiptare dhe gjeostrategjike ndërkombëtare.

Këtë në shkrimet e tyre po e argumentojnë Idriz Morina-Kryeredaktor i “Bota Sot”, Prof. Binak Maxharaj nga Amerika, Prof. Sulejman Mehazi, Idriz Morina dhe shumë analistë, studjues, opinionistë, gazetarë dhe intervistues të Redaksisë “Bota Sot” të mediumit të vetëm të pavarur mbarë shqiptar.

Është tepër shqetësues dhe habit fakti që opozita e sotme në Kosovë PDK, LKD, AAK dhe Nisma, përkundër të gjitha këtyre argumenteve, me mashtrime e manipulime në Parlamentin e Kosovës dhe jashtë tij, nëpërmjet deklaratave të udhëheqësve te tyre partiakë, apo nëpërmjet organizimit të protestave të veteranëve të luftës dhe të sindikatave të arsimit, po përpiqen në të gjitha mënyrat në çdo rast dhe në çdo kohë, ta pengojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë në realizimin e reformës në drejtësi, prokurori, gjykata, ne realizimin e Vetingut dhe në fillimin e veprimit të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Opozita e sotme në Kosovë është vënë në mbrojtje totale të të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë, me arsyetimin banal se gjoja po përbaltet lufta e UÇK-së, edhe pse e dinë shumë mirë se të akuzuarit në Hagë ndodhen vetëm për shkak veprave të tyre idividuale dhe që nuk kanë fare lidhje me luftën çlirimtare dhe të ndershme të UÇK-së, gjë të cilen e konfirmoi Clint Vilijamson - ish prokurori amerikan, se janë hedhur poshtë si të pa baza pretendimet e Dick Martyt për trafikim organesh.

Edi Rama-Kryeministri më anti shqiptar që ka patur derisot Shqipëria, ky piktor djallëzor e pengon miratimin e Rezolutës në Parlamentin e shqipërisë pë të dënuar gjenocidin e serbisë në Kosovë. Edi Rama, tradhtari, pikjtori anti shqiptari, nuk në Kosovë. 

Edi Rama, tradhrari piktori anti shqiptari, nuk u turpërua por këkoi nga BE-ja hedhjen poshtë të pretendimeve të Dick Martyt për trafilim organesh, edhe pse edhe SHBA-të edhe Be-ja pretendimet e Dick Martyt i kanë hedhur poshtë, sepse nuk mund të argumentohen me asgjë.

Të akuzuar në Hagë i vizitojnë vetëm tradhtarët e Kosovës, Edi Rama, Vlora Çitaku, Begjet Pacolli, krerët fetarë të Kosovës Naim Tërnava-Kryemiftiui i BIK-ut, Dom Lush Gjegji - Ipeshkvi i Kosovës dhe Artur Krasniqi- Pastor i Kishës Protestante të Kosovës, ish presidentët e Shqipërisë Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, Bamir Topi të shqoqëruar nga ish kryeminitri Pandeli Majko, dhe disa të tjerë që mund të numrohen me gishta, me këto vizita i shpërfaqin lidhjet e tyre tradhtare e korruptive më të akuzuarit në Hagë.

Në Kosovë ndodh një absurditet i madh, ku miliona euro ndahen nga Buxheti i Kosovës, para të taksapaguesve të Kosovës për vëllëvrasësit për pushtet, për nismëtarët e copëtimit të Kosovës në favor të Serbisë kriminale dhe për milionerët e pas luftës që e zhvatën Kosovën e tani ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë me akuza të rënda personale.

As milionat e eurove, as avokatët e shumtë e të shtrenjtë që janë angazhuar për mbrotjen e tyre dhe as dëshirat e kota të opozitës në Kosovë, nuk do të mund t’i shpëtojnë të akuzuarit në Hagë për krimet e kryera.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Vjosa Osmani - Presidente e Kosovës duhet domosdoshmerisht që në Parlamentin e Kosovës ta inicojnë dhe ta shfuqizojnë Ligjin me të cilin Kosova për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë paguan miliona euro nga taksapaguesit e Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet urgjentisht ta kryejnë reformën në drejtësi, prokurori, gjyqësi, Vetimngun dhe fillimin me punë të Byrosë për verifikimin edhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Naim Miftari - ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjënt I SHIK-ut, në vazhdimësi qartë dhe kuptueshëm thekson se ish komandantët e UÇK-së, vëllavrasësit për pushtet, të korruptuarit dhe milionerët e pasluftës si bartës të krimit, i kanë futur rrënjët dhe seksesët e tyre në të gjitha institucione e Kosovës, dhe se reforma në drejtësi, prokurori, gjykata, Vetingu dhe fillimi me punë i Byrosë për verifikimin dhe konfiskkimin e pasurisë së jashtëligjshme duhet të fillojë sa më parë, që opozita e sotme tradhtare ta merr dënimin e merituar.

Gjykata Speciale në Hagë do ta hapën “Kutinë e Pandorës” dhe do t’i zbulojë njërin pas tjetrit, urdhërdhënësit dhe kryerësit e vrasjeve politike për pushtet dhe vrasje e gazetarëve.

Kjo tregon se më në fund drejtësia do të vihet në vend dhe se përpjekjet e opozitës së sotme në Kosovë për t’i mjegulluar dhe mbuluar krimet në Kosovë do të dështojnë përfundimisht.

Kjo tregon se të akuzuarit në Hagë nuk do të mund t’i shpëtojë as Edi Rama, as Vlora Çtaku, as Erion Veliaj as Ganimete Musliu, as Enver Hoxhaj, as Isa Mustafa, as Behgjet Pacolli, as Rexhep Mejdani, as Alfred Mojsiu, as Pandeli Majko, as Naim Tërnava, as Imzot Dom Gjergji, as Artur Krasniqi dhe as biznesmeni milioner Ramiz Kelmendi, të cilit isnpektorati në mars të vitit 2022, ia gjeti 35 tonelata mish të prishur që mund t’i helmonte 300 mijë konsumatorë, dhe as Glauk Konjufca dhe as Albulena Haxhiu, që e vizituan Hagën.

Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu le t’i kryejnë detyrat e shtëpisë, sepse për Gjykatën Speciale në Hagës kujdesen ndërkombëtarët.

Zbardhja e të vërtetës për vrasjet politike për pushtet, për vrasjet e gazetarëve për fjalën e lirë, do t’i disiplinojë edhe Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun, Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn që të vetëdijësohen se krimet e kryera dhe keqqeverisjet do të ndëshkohen.

Zbardhja e të vërtetës për vrasjet politike për pushtet dhe për vrasjet e gazetarëve për fjalën e lirë, do ta qetësojë sadopak edhe dhimbjen e madhe të familjarëve të viktimave të këtyre vrasjeve mizore, sepse edhe këto viktima e kishin të drejtën e tyre dhe duhej ta gëzonin dhe përjetonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat