Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sa përqind do të fitonte VETËVENDOSJE!?

Opinione

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sa përqind do të fitonte VETËVENDOSJE!?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 tetor 2022 Në ora: 15:54
Albin Kurti

Që nga dita kur vjen në pushtet, partia udhëheqëse e Qeverisë investon në burime përmes hulumtimeve për të matur impulsin e opinionit publik.Ashtu edhe opozita ka mjetet e saja për të matur mendimet e opinionit publik për Qeverinë dhe vetën.

Kur ka të dhëna për rënien e madhe të besimit ndaj Qeverisë bëjnë presion tek kjo e fundit për të dhënë dorëheqje, me presionin e shtuar ndaj saj. Kjo edhe është detyra e çdo opozite.Opozita në Kosovë ka filluar të shtojë thirrjet për zgjedhje nisur edhe nga largimi nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i deputetesDoarsa Kica Xhelili, që ishte pjesë e partisë politike “Lista Guxo”.

Me këtë rast Grupi Parlamentar i LVV-së në Kuvend i ka 58 deputetë. Në këtë situatë, opozita nisi të riorganizohej në terren, megjithëse matjet publike e mbajnë lart VV-në si parti e parë. Duhet theksuar që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, por edhe më herët, asnjë Qeveri në Kosovë nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e plotë. Krejt kjo për shkak të problemeve mes partnerëve në qeverisje, duke kujtuar këtu realitetin e tanishëm të një partie që e vetme ka 58 deputetë.

Shto këtu deklarimet e opozitës "nuk e rrëzojmë Kurtin me votat e Listës Srpska", çka e bën praktikisht të pamundur rrëzimin e saj. Qeveria mund të bie në dy mënyra: ose Albin Kurti të jap dorëheqje, ose VV-ja të ketë largime të mbi 10 deputetëve aktual. Ndonëse tek kjo e dyta ka pasur paralajmërime, por ende asgjë nuk ka zyrtarisht. Opozitës nuk i leverdisin zgjedhjet përderisa matjet e opinionit i japin përparësi të dukshme Vetëvendosjes. Po e hedh një pyetje tashmë tëpërfolur shpesh, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sa përqind do të fitonte VV-ja? ose saktësisht a do të arrinte opozita të këndellet pas debaklit të 14 shkurtit.I bindur se opozita nuk ka guximin për të iniciuar shkarkimin e tij, kryeministri Kurti jo pak herë ka ironizuar me opozitën- "E kam një lutje në fund për ju, mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej. Ju faleminderit!”

Pra, aktualisht s'mund të ketë zgjedhje, me këtë opozitë, dhe në afatin e rregullt VV-ja pritet të dali e para, në pikëpyetje është vetëm përqindja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat