Mosndëshkimi i krimeve të komunizmit, gabimi më i madh i demokracisë shqiptare

Opinione

Mosndëshkimi i krimeve të komunizmit, gabimi më i madh i demokracisë shqiptare

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 24 tetor 2022 Në ora: 10:27
Skënder Sadri Kapiti

Mosndëshkimi i krimeve të komunizmit dhe mos-hapja e dosjeve të ishsigurimit të shtetit, de fakto: ishin veprime që i shërbyen zbatimit të Platformës antidemokratike “Katovica”, platformë e cila i dha mundësinë që komunizmi dhe komunistët shqiptarë të bëhen përsëri sundimtarë por dhe kapitalistë në Demokraci.

Kjo i hapi rrugën montimit të sistemit kriminalo-ligjor dhe të korrupsionit në Shqipëri, dhe po kjo është ajo që politika e vjetër e tranzicionit ishte dhe është vijimësi e asaj të komunizmit por në kushtet e reja të pasvetërënies së komunizmit leninisto-enverist.

Miratimi i ligjit të hapjes së dosjeve pavarësisht se me shumë vonesë, por më mirë vonë se kurrë, dhe ky miratim ua cjerrri maskën atyre që spekuluan e mashtruan aq shumë me antikomunizmin fallco të tyre, të cilët e mashtruan shtresën e të persekutuarve dhe të desidencës komuniste, të cilët nuk e votuan këtë ligj të rëndësishëm.

Gabimi më i madh i demokracisë shqiptare ishte pra mosndëshkimi i krimeve të komunizmit, vijimi apo vazhdimësia në politikë, në majë të saj dhe në drejtimin e shtetit demokratik të ishkomunistëve fanatikë e ishfunksionarë të komunizmit, si dhe të ishspiunëve të shtetit e cila i dha demokracisë shqipttare ecjen e saj në drejtim të shtrembër; i dha hov zhvillimit dhe integrimit të lirive më negative si të krimit të korrupsionit, hajdutërisë e të grabitjes së pronave e të pasurive; i dha liri e mundësi montimit të sistemit mafio-oligakik.

Mosndëshkimi i krimeve të komunizmit inkurajoi krimin ordiner , atë të drogës e të blerjes e të trafikimit të votës e të pushtetit.Për këtë ka faj edhe politika dhe demokracia perendimore, e cila nuk kërkoi me kohë që shqiptarët të bënin atë që aleatët përendimorë po e kërkojnë sot; Veting-un , hapjen e dosjve, shpalljet “non grata”të të korrupotuave, atyre që minuan drejtësinë dhe demokracinë në Shqipëri,pra dekomunistifikimin dhe ndarjen e dëbimin nga politika të fantazmave të politikes së vjetër, gjë të cilën kërkon ta bëjë elita e re politike e Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat