Kjo strategji është në dëm të Kosovës

Opinione

Kjo strategji është në dëm të Kosovës

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:49
Fahri Mahalla

Njeriu i cili e kap gacën me dorë, duke pas mashën, njeriu që e ka rrugën, e hyn me hap një tunel paralel me rrugën, që nuk ka dritë në fund të tunelit, kjo nuk është normale.

Shërbimet sekrete ruse, dhe shërbimet sekrete serbe, edhe shumë shërbime tjera, ndaj te burgosurve e kane përdorë hipnozën për interesat e tyre të mëvonshme. Më mirë këtë mund ta shpjegojnë psikologët.

Ambasadori Kristofer Hilli e bëri një krahasim shumë me vend, çfarë rëndësie kanë targat në këto rrethana. Në krahasim me situatën globale në botë, e tërë bota po përgatitet për një katastrofë që mund të ndodhë, nëse përdoren armët atomike. Disa më shumë i kushtojnë rëndësi targave, se sa gjendjes së acaruar kudo në botë.

Propozimi Amerikës dhe i Evropianëve, për shtyrje e një afat 10 mujor për targat, ka qenë dashtë të pranohet menjëherë. Dhe me thënë shyqyr Zotit që Amerika e dha këtë propozim, për të na shpëtuar fytyrën.

Amerika e dine se kur targat e Milloshit në veri të Kosovës ndërrohen me targa RKS. Nga momenti që Kosova pranohet në Kombet e Bashkuara, ndërrohen targat. Strategjia Amerikane ishte në të mirën e Kosovës. Qëllimi i Amerikës ishte mi ikën konfliktit Kosovë - Serbi, dhe me ia heq përgjegjësin Kosovës, në rast se vjen deri te konflikti i mëvonshëm Kosovë - Serbi strategjia AMERIKANE ishte për të mirën e njerëzimit. Institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mbajnë anën askujt. Amerika çdo here ka mbrojt të drejtën dhe do ta mbroj të drejtën.

Sikur të pranohej propozimi i Amerikanëve dhe i Evropianëve, për ndërrimin e targave me një afat 10 mujor. Kjo do t’i bënte nder Amerikës dhe Evropianëve. Nëse Serbia nuk do ta aprovonte mbas 10 muajve marrëveshjen, për ndërrimin e targave. Me Serbinë do të merrej Amerika dhe Evropa. Institucionet e Kosovës do ta hiqnin përgjegjësinë nga vetja, nëse do të vinte deri të një konflikt i armatosur.

Strategjia e institucioneve të Kosovës, për ndërrimin e targave në Veri të Kosovës, si strategji është jo e realizueshme. Kjo strategji është në dëm të Kosovës, Serbisë i jep hapësirë, me manipuluar, dhe me fajësuar Kosovën para bashkësisë ndërkombëtare. Targat e Millosheviqit në veri të Kosovës, do të ndërrohen patjetër, sepse Kosova është shtet, i pranuar nga GJND, dhe nga 130 shtete të botës. Në çdo shtet respektohen ligjet dhe kushtetuta, kjo vlen edhe për shtetin e Kosovës. Të gjithë ata që jetojnë brenda kufijve t’i Kosovës, janë të obliguar t’i respektojnë Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ju që tani jeni ne opozitë, dikur ishit në pozitë, edhe ju mbani përgjegjësi, për mos kryerjen e punëve, që ka qenë dashtë mi krye shumë më herët. Inatet e sëmura, ju duke minuar punën e njeri tjetrit, e keni pru Kosovën në këtë gjendje që është sot. Disa kanë nënshkruar atë që nuk ka qenë dashtë me nënshkruar Asociacionin e Komunave, më shumicë serbe në Kosovë. Ata që e nënshkruan asociacionin. Në foto shihet Daçiqi në këmbë, duke i sharë nënshkruesit shqiptar, ju që e nënshkruat asociacionin ju e hangërt. Ju... të paditurit i sjellin vetëm tragjedi dhe të këqija Kombit Shqiptar. Zoti i mallkoftë, të gjithë ata udhëheqës që interesin personal dhe partiak, e vendosen mbi ato shtetërore, dhe kombetare. Këta duhet t’i dënoj drejtësia dhe dora e shqiptarizmit. Për me ju dhënë leksion gjeneratave të reja, që vijnë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat