Fatmir Limaj dhe PDK janë krijesa të dështuara politikisht!

Opinione

Fatmir Limaj dhe PDK janë krijesa të dështuara politikisht!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 tetor 2022 Në ora: 21:23
Fatmir Limaj

Ëndrra e tij e vjetër për të pasur Hashimin në krye të PDK-së mori goditje fatale me futjen në lojë të njeriut të "nëntokës", ish kreut të SHIK-ut.

Fatmir Limaj kurrë nuk u pajtua me realitetin se ëndrra e tij për të qenë i pari i PDK-së ka marr fund. Me Gjykatën Speciale që arrestoi ish kryetarët e PDK-së, Limaj ndjen se është mundësua ideale për të jetësuar ëndrrën e tij.

Lufta mediatike e Limajt ka nisur, përdor Bilall Sherifin, sekretar i përgjithshëm i Nismës, për të thënë se ka njerëz në PDK që Fatmir Limajn e duan në krye të partisë më të madhe opozitare.

Në mendësi dhe ligjërim janë njësoj, llafe shumë e pak punë, edhe ato punë që i kryejnë me dyshime të shumta, binomi PDK-Limaj është tmerrues për Kosovën, e të dyja i bashkon "dashuria për tendere".

Nisur nga këto gjëra kryesore do të ishte e natyrshme të bashkohen, e habitshme është se s’janë nën një çati. Megjithatë vështirë të ndodhi rikthimi i Limajt në PDK, për më tepër në krye të saj.

Refuzimi nuk ndodh për arsye bindje, lidhet me interesat e ngushta të udhëheqjes së tanishme, pozitat dhe favoret.

Kjo është më trishtuese, nuk refuzohet Limaj si model i keq dhe i dështuar e në sytë e qytetarëve i korruptuar, refuzohet për të gëzuar avantazhet në pozitat që kanë.

Në vend se të kishte reflektim pas debaklit të 14 shkurtit, me reformat e nevojshme, PDK s'mund të dal nga vetja-krimi dhe korrupsioni.

Limaj s’duhet të rikthehet, edhe nëse po e njëjta gjë, krejt si Limaj janë në PDK.

Edhe Limajt edhe PDK-së qytetarët ua treguan vendin, dy krijesa të dështuara politikisht, edhe veçmas edhe të bashkuar nuk i duhen askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat