Dioptria serbe në kontestin me Kosovën

Opinione

Dioptria serbe në kontestin me Kosovën

Nga: Merxhan Jakupi Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:18
Merxhan Jakupi

Javët e fundit, shumë gazeta dhe media të tjera perëndimore, zunë të fokusohen edhe më shumë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon. Vizitat e shpeshta të diplomatëve perëndimorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Prishtinë dhe Beograd, imponohen nga situata e ndërlikuar dhe e tensionuar. Diplomatët në Bruksel dhe Uashington kanë mjaft vështirësi të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Historiani dhe diplomati, Millan Protiq, njëri nga kritikët e ashpër të Millosheviqit, në një intervistë dhënë një gazete perëndimore, ka theksuar se është moment historik që Beogradi të arrijë një kompromis dhe të lejojë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së, ndërsa Serbisë t’i mundësohet hyrje e shpejtë në BE. Kjo do të bënte të mundur mbylljen e këtij kontesti dhe ngërçi politik mes Serbisë dhe Kosovës.

RETORIKA DËSHTUESE SERBE

Në gjithë këtë katrahurë dhe kaos politik, paraqitet si faktor kryesor presidenti serb, Vuçiq, i cili ushtron në vendin e vet një politikë populiste, autokrate dhe totalitare, duke e mbajtur gjithë rajonin nën tension. Po ashtu, edhe liderët e shumicës së subjekteve politike e të Kishës Ortodokse, janë kundër këtij plani për pranimin e Kosovës në OKB. Nëse Vuçiqi, së bashku me partitë e koalicionit, kanë vullnet që ta mbyllin këtë kapitull, atëherë është e mundur që të realizohet ky plan. Por, diplomati pragmatik, Protiq thotë se Vuçiqi do të vazhdojë me këtë retorikë, duke e mbajtur situatën në status quo. Sepse, leja për pranimin e Kosovës në OKB, për liderët ultranacionalistë dhe populistë, do të ishte fatale dhe një akt i tradhtisë kombëtare. Vuciqi ka qenë kategorik, kur me një rast ka deklaruar se derisa ai është president, assesi s’do të lejojë që të pranohet Kosova si shtet.

E djathta populiste, gjatë viteve 1990-2000 kishte një orientim properëndimor, por dekadat e fundit ajo ka ndërruar kursin e vet politik, duke marrë një orientim pro-rus. Serbët janë të preokupuar me mite dhe vuajnë nga superioriteti, hedonizmi, mazohizmi, provincializmi dhe primitivizmi, duke iu kthyer mesjetës me flamurin e kryqëzatave, përderisa popujt perëndimorë që në mesjetë janë liruar nga këto dogma primitive. Serbia është i vetmi vend, krahas Bjellorusisë, që nuk ka vendosë sanksione kundër Rusisë. Sanksionet e Serbisë kundër Moskës janë simbolike. Serbia eksporton mallra të ndryshme, ndonëse sanksionet kanë edhe karakter humanitar, përballë vuajtjeve të popullit ukrainas nga sulmet luftarake të Rusisë, ndaj terrorit, gjenocidit që bën Putini kundër popullatës së pafajshme ukrainase. Mos vendosja e sanksioneve, me gjuhën diplomatike, do të thotë përkrahje ndaj Rusisë, në luftën e saj vrastare dhe gjenocidale në Ukrainë.

Fjalimi i mbajtur i Putinit që iu drejtua popullit dhe ndërkombëtarëve, për serbët ishte inkurajues, ngazëllues dhe shpresëdhënës. Ai foli për rendin e ri botëror dhe për fundin e SHBA-së si superfuqi. Multipolariteti dhe formimi I një blloku anti-perëndimor, do të jetë rendi i ri botëror, që do t’i sjellë ardhmëri më të mirë dhe paqësor për botën. Në këtë kontekst, përmendet edhe rikthimi i Kosovës, si shpresë e vetme e serbëve që del nga ky pakt i ri, një traktat euro-aziatik, në krye me Rusinë dhe Kinën, Indinë dhe Botën Arabe, si dhe Amerikën latine.

“REINTEGRIMI” I KOSOVËS

Muajin e kaluar nëpër media ka qenë në fokus “reintegrimi”, që nënkupton rikthimin e Kosovës në kthetrat e Serbisë, ashtu siç ende që figuron në kushtetutën e saj, si krahinë autonome. Disa subjekte politike, qarqe akademike dhe shoqata kanë hartuar planin për reintegrimin e Kosovës. Është tragjikomike se serbët përdorin emërtimin që ishte para statusit që mori Kosova pas vitit 1974, si krahinë autonome e Kosovës dhe Metohisë. Sipas këtij plani, reintegrimi i Kosovës nënkupton rikthimin e saj në mënyrë paqësore, por nëse s’do të ketë sukses do të shkohet edhe me opsionin e fundit, pra me luftë. Sipas analistëve dhe intelektualëve, këto projeksione janë shumë të rrezikshme dhe ato po nxiten nga e djathta populiste, putiniste dhe rusofile. Interesi gjeostrategjik i Kremlinit është të hap një front të dytë lufte në Evropë, për ta destabilizuar gjithë Evropën. Një luftë në Ballkanin Perëndimor do të ishte në favor të Putinit, sepse ai nuk mendon se SHBA dhe BE mund t’i ndihmojnë në këtë luftë të re.

Njëri ndër akademikët më të shquar të ASHA të Serbisë, shpesh ka aluduar se Kosova është shtet dhe Serbia duhet ta pranojë dhe duhet të kërkojë falje për krimet që i ka bërë. Pas bombardimeve të NATO-s në Serbi, nënshkrimit të kapitullimit që u bë në Kumanovë, nën një trysni të madhe diplomatike dhe ushtarake, për largimin e forcave policore-ushtarake nga Kosova, e njohur me nenin 1244, thuhet se Serbia ka humbur legjitimitetin dhe sovranitetin për të sunduar në Kosovë, ndërsa statusi përfundimtar do të vendoset në të ardhmen. Në Vjenë u nënshkrua Plani i Ahtisarit, për të cilin, Vuk Drashkoviqi, asokohe ministër i jashtëm i Serbisë, ka thënë se Kosova shtet është nënshkruar nga politikanë e ministra serbë. Kosova sipas Ahtisarit është shtet sovran me integritet territorial, brenda kufijve të saj. Akademiku Todorioviq, thotë se është paradoksale që këta ministra, siç është Ivica Daçiq e disa të tjerë, kanë nënshkruar pavarësisë e Kosovës, ndërsa kur dalin para popullit, gënjejnë dhe e fshehin të vërtetën. Kjo e vërtetë, një ditë do të zbulohet dhe do të dalë në shesh. Ata një ditë duhet t’i tregojnë popullit se Kosova është një shtet sovran dhe duhet të jetojnë si fqinjë, në paqe dhe prosperitet. Akademiku Todoroviq thotë se pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ushtria serbe dhe malazeze e morën Kosovën me luftë, ndërsa në vitin 1999, Serbia e humbi Kosovën po ashtu me luftë. Që nga aneksimi i Kosovës, pastaj formimi i Mbretërisë serbo-kroate-sllovene me Kral Aleksandrin, pastaj me Titon, Millosheviqin, Kosturicën, Nikoliqin e deri te Vuçiqi, kanë tentuar ta mbajnë me dhunë një popull që nuk do të jetojë në një shtet të huaj.

Formimi i shtetit të sllavëve të jugut më 1918 ishte një gabim dhe tragjedi. Todoroviq thotë se sllavët ishim vëllezër, por konfliktuozë dhe nuk donin të jetonin bashkë. Në fund u ndamë me luftë të përgjakshme. Nuk mund të jetonin vëllezërit në një shtëpi së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat