Protesta Kundër Paqës

Opinione

Protesta Kundër Paqës

Nga: Milazim Maraj Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 21:44
Autori Milazim Maraj

Sot u mbajt protesta kundër paqes në veri të Mitrovicës. Protestën kundër paqes në Kosovë dhe Gadishullin Ilirik e shpalli të hapur krimineli Goran Rakiq. Protestën për çrregullime në këtë Gadishull e hapi me përsëritjen e fjalës paqe, paqe, paqe. Kishte pankarta serbisht dhe anglisht. Në ato anglisht kishte një pankartë në të cilën në përkthim ishte shkruar “ Për fëmijët” më të vërtetë këta njerëz nuk kanë ndjenjë humane. Kurë lexon këtë pankartë a ju kujtohen tre fëmijët shqiptarë që i mbytën pas lufte në Lumin Ibër? A ishin fëmija ata? Po 1048 fëmijë të vrarë a ishin fëmijë?

Protestën me programe kriminale Krimineli Rakiq e strehoj prapa këtij refreni për paqe. Protesta më shumë flamuj dhe pak njerëz serb, nesë duhet llogaritur që në mesin e tyre kishte edhe rus, ky numër del edhe më i vogël. Kjo gjendje tregoj së ka filluar një vetëdijesim i serbeve që jetojnë në Kosovë, ata nuk do të jenë mish për top, për interesa të udhëheqjes së tyre kriminale. Lista serbe po braktisët nga serbët e Kosovës.

Ata kanë filluar ta kuptojnë keqpërdorimin e tyre nga rrjeti mafioz Vuçiq, Daçiq, Selakoviq, Radojqiq, Veselinoviq; Dodik etj. Sot në këtë protestë morën pjesë edhe kriminel të dënuar që ënde nuk kanë filluar për vuajtjen e dënimit. Serbia planin e kolonizimit të Kosovës e ka filluar menjëherë pas lufte, në veri të Kosovës. Janë larguar dhunshëm 12.000 shqiptarë, ka pas të vrarë dhe të plagosurt. Para çdo marrëveshje më Serbinë duhet të kthehen shqiptaret e dëbuar nga tokat e veta. Ky duhet të jetë kushti i parë. Banesat që janë ndërtuar në lagjen kroi i Vitakut në toka të shqiptarëve, duhet të u kthehen shqiptarëve të dëbuar nga kjo lagjë. Lugina e diellit po kolonizohet nga serbet kriminel nga Bosnja dhe Kroacia.

Për të realizuar këtë projekt janë të ngarkuar: Komuna paralele serbe në Mitrovicë, e cila komandon komunën serbe legale. Kjo Komunë komunikon më komunën e Rashkës dhe më një grup serbesh të udhëhequr nga Millorad Dodik nga Bosnja. Oliver Ivanoviq ka qenë i burgosur për krime ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës, por nuk është vetëm ai. Ai u vra nga kriminelet serb që janë në pushtet, jo për krimet që ka bërë në Kosovë, por për të mos dal në shesh edhe kriminelet tjerë serb rrjeti dhe plani i tyre i hartuar në Kremlin.

Të mos del Ivaniviqi kriminel më i madh serb së këta, nga se në Serbi patriotizmi serb matët më numrin e shqiptarëve të vrarë dhe masën e gjenocidit që e ka kryer ndaj shqiptarëve. Këta kriminel ishin inkuadruar në institucionet e Kosovës, që merrnin paga nga taksapaguesit e Kosovës duke punuar kundër paqes dhe pavarësisë së Kosovës. Sot nuk ishin temë targat por asociacioni i Komunave më shumicë serbe. Çka kërkon Serbia?

Pse nuk ka filluar më shembullin personal, të krijimit të asociacioneve të mbi 100.000 shqiptarëve në Kosovën lindore. Të Asociacioneve boshnjakëve në Sangjak, të kroatëve, hungarezëve në Vojvodinë, rumunëve dhe pakicave tjera që i ka në Serbi. Reciprociteti është normë e domosdoshme në demokraci. Kosova duhet të vendos reciprocitet të plotë në hartimin e ligjit për pakica në Kosovë. Asociacioni dhe Kisha serbe në Kosovë janë dy struktura kriminale ruso-serbe që planifikohen të vendosën në Kosovë. Aprovimi i këtyre strukturave do të rrezikojë paqen jo vetëm në Kosovë për në terë Gadishullin Ilirik. Rusia pretendon të gllabëroj, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Open Ballkani i Edi Ramës dhe Aleksander Vuçiqit ishte një pjesë e këtij mozaiku fatkeq për qytetarët e këtij Gadishulli. Evropa duhet të përfundoj më përkëdheljet që i bënë Serbisë. Planin kriminal serb duhet ta analizojë seriozisht, e profesionalisht, ta kuptojë drejt dhe të caktoj masa adekuate për të parandaluar këtë burim tradicional të fatkeqësive njerëzore në këtë hapësirë edhe më gjerë. Shqiptarët të heqin nga koka vllaznim-bashkimin më Serbinë. Të forcohet sa më shpejt dhe sa më mirë shteti i Kosovës. Shqipëria të shkundët një herë dhe mirë nga mendësia dhe simpatia, ruso-serbe. Unitetin tonë duhet ta marrë përsipër Akademitë tona të shkencave dhe arteve dhe tërë struktura intelektuale. Institucionet tona duhet të zgjohen.

Dokumentacioni i Këshillit të Informimit të LDK dhe ai i Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut kanë argumente të mjaftueshëm për çka ka ndodhë në Kosovë, kush ishin kriminelet etj. Kërkojmë përgjegjësi nga këto institucione. Duhet ta kenë të çartë të gjithë, që në Kosovë nuk ka vend për kriminel, për ata që na vranë, na plaçkitën, na dhunuan. Dodik është një prej kriminelëve që pretendon ta zhvendos rrjetin e tij kriminal nga Bosnja në Kosovë, kjo nuk duhet të lejohet. Të ndëpritet menjëherë struktura paralele serbe në Mitrovicë dhe komunat tjera ku ka serb. Kosova duhet ta dëshmojë shtetësinë në terë territorin e vet.

06.11.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat