Asociacioni, Serbia, veriu dhe lufta! E tmerrshme të shihen çdo natë ‘pushtuesit’ e televizioneve! A duan luftë, apo pasuri?

Opinione

Asociacioni, Serbia, veriu dhe lufta! E tmerrshme të shihen çdo natë ‘pushtuesit’ e televizioneve! A duan luftë, apo pasuri?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 9 nëntor 2022 Në ora: 19:15
Analistët që shohim çdo natë në televizionet e Kosovës - Foto ilustrim "Bota sot"

Java e fundit ishte e ngjeshur me reagime kundër Qeverisë, kinse për prishje me Amerikanët. Një shumicë e madhe e tyre janë biznesmenë e politikanë.

Ka edhe nga shoqëria civile e gazetarë, të cilët nëse jo direkt, indirekt punojnë për këto shtresat e pasura lartë, pra për biznesmenë e politikanë.

Shumica e biznesmenëve janë pasuruar pas lidhjeve të tyre me Serbinë, njëjtë qysh ndodhi me politikanët, të cilët pas mandatit që kishin si deputetë, në qeveri apo ministri u bënë milionera.

Pasuri të madhe shumë krijuan edhe nga veriu, pra me kontrabandë, naftë, cigare e gjëra të tjera. Sot, kontrabandë në veri më s’ka. Sot, pasuri nga politika më s’ka. Dhe duke mos iu mbetur tjetër gjë, këta akuzojnë Qeverinë. Jo pse janë duke na prishë me Amerikën, por pse këtyre u konvenon kjo.

Këta nuk e kritikojnë Qeverinë aty ku duhet, në hapjen e vendeve të punës, në rritjen e pagës minimale, në mirëqenie të përgjithshme, por aty ku nuk duhet, aty ku s’kanë fakte.

Këta duan Asociacionin, ngase flasin ditë e natë për të. Disa politikanë e analistë, e kanë pranuar që duan edhe ndarjen e Kosovës. E ndarja e Kosovës sjellë luftë. Ndoshta këta e duan luftën! Ndoshta lufta i pasuron edhe njëherë! Ndoshta e dinë se luftë bëhet vetëm në veri dhe ndahet Kosova. Me siguri e dinë. Kanë informacione!

Këta nuk folën kurrë për shqiptarët në veri. Për krimet serbe, vrasjet, torturat dhe gjërat e tmerrshme që kanë përjetuar atje. Pse vallë, nuk flasin, kur i kanë të drejtat e botës për këtë!? Janë për çdo natë në emisione direkte, në media online. Madje disa që nuk flasin janë edhe pronarë të tyre! Kush po i ndalon?

Ka shumë pyetje që këta duhet me dhanë përgjigje! Por, ja që nuk flasin për gjërat që vërtet ka nevojë Kosova, por për gjëra koti. Flasin për gjërat që paguhen dhe nuk dalin jashtë asaj kornize. Ndoshta për të folur për gjërat e tjera u ndalohen pagesat! Vërtet është e tmerrshme të dëgjosh ditë e natë fjalë të njëjta. Asociacioni, Serbia, veriu dhe lufta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat