Serbia gëzohet nga akuzat e Dardan Molliqajt ndaj qeverisë Kurti!

Opinione

Serbia gëzohet nga akuzat e Dardan Molliqajt ndaj qeverisë Kurti!

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Autori Faton Mehmeti

Urrejtja verbon edhe mendjet më të ndritura, mos të flasim për miopët. Atyre, edhe atë pak "vizion" që kanë ua errësojnë deri në prapakthim. Njerëzit e dështuar kërkojnë, shpikin "armikun" për t'i mëshuar fort për dështimet e veta.

Dardan dështaku bëri që mediat serbe që kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t'i japin jehonë deklaratës së Dardan Molliqajt, i cili para pak ditësh tha se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.

Paralelizmin e tillë mund ta bëjnë dhe e bëjnë vetëm njerëz në Beograd të etur për Millosheviqin dhe masakrat e tija. Asnjë shqiptar s’mund të thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos "rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut".

Deklarata të papranueshme të njeriut që ka humbur rrugën, dështakut serik dhe inatçorit të pandryshuar. Serbia tashmë ka gjetur dikë që ia mban ison në barazimin e të barazueshmes, situatën e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta dhe serbeve si to.

Diametralisht të kundërta, një popull i shtypur nga regjimi më i egër në Evropë, me serbët që gëzojnë privilegjet më të mëdha që gëzon një pakicë kudo në botë. Millosheviqi kishte po këtë gjuhë, gjatë gjykimit të tij në Hagë mundohej t'i paraqiste serbët viktima të shqiptarëve, me realitetin që ishte krejtësisht ndryshe. Kështu që, Molliqaj është veç se një i mjerë, komplotist i dështuar, qytetarët ua treguan vendin ku e ka në zgjedhje.

VV-ja dhe Albin Kurti u rritën sapo soji i Dardanit u larguan nga aty, ia kishin zënë frymën rritjes së partisë që sot qeverisë e vetme me 50% të votave të qytetarëve. Nuk ia vlen me u marr me sojin e një dështaku, që është në gjendje për të mbajtur anën e armikut për të goditur kundërshtarin politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat