Një reagim i vogël për komandant “Çelikun”/ Ende e ka alltinë në brez kurse tjerëve ju ka ndryshkur gryka

Opinione

Një reagim i vogël për komandant “Çelikun”/ Ende e ka alltinë në brez kurse tjerëve ju ka ndryshkur gryka

Nga: Halil Geci Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:59
Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës me nofkën komandant “Çeliku”

Demagogu i Malishevës “Çelik”... në debatin mbrëmshëm në ATV e kishte futur aparatin e riciklimit në kokë dhe dh... për goje duke e kritikuar dhe nënçmuar, qeverinë aktuale skajshmërisht, pa fije argumenti!

Çeliku mbrëmë nuk thoshte dëgjomëni, por NGOMNI mirë, të gjithë e ndëgjonim, por nuk thoshte bash asgjë, pos urrejtjes që kishte krijuar ndaj udhëheqësisë së shtetit të Tij, njësoj siç e urren Vuçiqi Kurtin ashtu e urrente edhe komandant … ..!

Mbrëmë “Çeliku” u pa haptazi se ishte i ndërtuar nga brenda si katrani i zi, edhe më i zi se korbi.

‘Unë kam problem me Kurtin me qeverisjen e keqe të tij’, thoshte çeliku i vogël sa një gogël...!

‘Ngomni mirë’, thotë Bojleri i Malishevës çka po them, se ‘Kurti ka negociuar në Bruksel për targa dhe letërnjoftime’!

Ngomni mirë thoshte zuzari duke ua ndërprerë bisedën panelit të gazetarëve me retoriken e tij idioteske dhe nënçmues karshi Qeverisë, se Kurti ka me lëshuar pe dhe ka me marrur në qafë Kosovën.

Ngomni mirë thoshte analfabeti politikë i Malishevës, Kurti u prishë me të gjithë, me arsimin, me bojlerët, me policin, me Agjencinë e privatizimit, që s’po na len me vjedhë, me veteranët rrenca, me akredituesit e tenderëve, me gjyqtarët, me agjencionet e doganave, u prishur me mjek, u prish vilat në Brezovicë.

Bojleri dhe kori i BOJLERAVE dje thoshin se Kurti s’po e n’dëgjon Amerikën!

Sot po thotë pse e n’dëgjove Ameliken, i djersitur nga polifytyrësia e një hajni dhe një zuzari hipokriti ta gërditke TV-n dhe dynjanë...!

Edhe Unë po ju them dëgjone çelikun e dikurshëm dhe bojlerin e sotëm çfar thotë: Kurti do të bëj kompromise të dhimbshme, ngomni mua thoshte Çeliku…. se ‘Kurti në momentin e fundit ka me lëshuar pe’.

N’dëgjoni … të Malishevës se Kurti ka me pranuar gjithçka çka thotë Vuçiqi, ju lexues dhe dëgjues ngone me vëmendje se ky është “fortë i mençur”…!

Image
Disa nga komandantët e luftës, Thaçi, Buja i plagosur duket, Selimi

N’dëgjone mirë çelikun e djehit dhe zuzarin e sotit, aj çeliku që dje shokut të tij të shtabit ja ka zbrazur alltin në gojë, pse po e mbron komandant kalin 2’, për të cilin kishte dhënë urdhër për vrasje! N’dëgjoni mirë se komandanti (…) ende e ka alltinë në brezë kurse tjerëve ju ka ndryshkur gryka, dhe i shkreti kujton që nuk ja len pushka.

Me një fjalë çeliku…. po thotë ngomni mua se veç nëse me ngoni mua, mi largu Kurtin dhe me i kthyer bojlerët në pushtet fiton Kosova…!

Komandant çeliku qenka mërzitur për ata çlirimtarët që na e paskan sjellur lirinë, për Hashimin dhe Jakupin.

E unë po të them: kah ma ke shliruar ti dhe Hashimi ta rrethojnë me një metër pe të leshit të….!

Kosovën ma ka shliruar Amerika se po mos të ishte Amerika dhe politika e Rugovës, si dhe sakrifica e Jasharajve dhe flijimi i 1333 fëmijëve, i dhunimeve dhe masakrave, ti kishe shkuar te dajallarët dhe kishe folur bosanski jezikë.

NGONI O MILET KUR FLET ÇELIKU PUNA KRYHET….!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat