Zelensky: Vdekja e Putinit do të thoshte edhe përfundim i luftës!

Opinione

Zelensky: Vdekja e Putinit do të thoshte edhe përfundim i luftës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 17:00
Sherif Ramabaja

Një fjali që flet shumë, por a do ta përfundonte vdekja e Vuçiqit, konfliktin dardano – serb? Vështirë të besonte dikush në këtë. Serbia e kishte Kostunicën, Tadiçin, Nikoliqin etj. po secili ishte më i zi se tjetri.

Serbët nuk janë popull racional, por shquhen me brutalitet dhe jetojnë me ëndrra. Me gjenocid të paparë dhe me përkrahjen e Rusisë, i kanë pushtuar tokat dardane.

Duke jetuar ende me këtë dehje, mashtrime dhe falsifikim të historisë, mendojnë se gjithmonë do të dominojnë mbi shqiptarët. Prandaj nga asnjë udhëheqës i tyre nuk pritet konstruktivitet dhe gatishmëri, për të jetuar në paqe me fqinjët e sidomos me shqiptarët. Nuk mund ta paramendojnë që shqiptari të jetoj i barabartë me ta.

Urrejtja e tyre ndaj shqiptarëve është ushqimi shpirtëror i tyre. Këto ditë një mësuese me shqetësim nga Vojvodina, nga mediat elektronike u kishte shkruar prindërve të fëmijëve se, fëmijët e juaj po këndojnë këngë raciste kundër shqiptarëve,  „vrisni shqiptarët“.

Për një popull të civilizuar dhe normal kjo është një tragjedi. Fëmijët që në kopshte, apo në hapat e parë të shkollimit, t´i edukosh me një urrejtje të tillë raciste. Kjo nuk përjetohet askund në planet, përpos në Serbi dhe Rusi.

Tash së fundi u raportua se edhe djali i Vuçiqit iu paska kërcënuar Kosovës. Kjo dëshmon nivelin ku qëndron ky popull. Huligan babai, huligani i biri. Me siguri djali i tij është në moshë të re, po urrejtjen e kanë të trashëgimi. Jemi të sigurt se babi i tij është krenar me djalin e tij, në vend se të brengosej për edukatën e tij. 

Në perëndim një prind po të dëgjonte diçka të tillë nga fëmija i tij, do të alarmoheshin edhe të afërmit. Do të kërkonin psikolog dhe ndoshta do të organizonin terapi për fëmijën e tyre, që t´ia pastronin trurin nga mendimet e tilla të sëmura.

Urrejtja dhe racizmi në perëndim kualifikohen si sëmundje, prandaj edhe e trajtojnë si të tillë.

Fëmija sot në perëndim edukohen t´i duan njerëzit, t´i çmojnë, t´i respektojnë dhe t´u ndihmojnë atyre. Në të njëjtën mënyrë edukohen t´i duan shtazët, natyrën dhe tokën.

Këto janë premisa që fëmijët i tyre të rriten me dashuri dhe harmoni, duke shpresuar që të kenë një jetë të lumtur.

Për fat të keq shqiptarët i kanë fqinjët e tyre e sidomos serbët, që fëmijët e tyre që nga fëmijëria i ushqejnë me urrejtje ndaj shqiptarëve.

Kjo vërehet edhe në sport dhe në çdo fusha të tjera të jetës. Futbollistët Xhaka dhe Shaqiri të lindur e të rritur në Zvicër, kur luajnë ndeshje me Serbinë e përjetojnë urrejtjen raciste nga bashkëlojtarët e tyre serb.

 Kjo është çmenduri, po deshën apo s´deshën, ata detyrohen t´iu përgjigjen një urrejtje të tillë me mjete të ndryshme, kësaj radhe Xhaka duke ua “dhuruar” koqet, në shenjë përshëndetje, kundër provokimeve të tyre raciste.

Shqiptarët duhet të jenë të lumtur që fëmijët e tyre nuk i helmojnë me urrejtje, por kjo nuk do të thotë që, ata nuk i përgjigjen Serbisë dhëmbë për dhëmbë. Lufta për mbijetesë të detyron të mbrohesh edhe nga urrejtja dhe nga asgjësimi, të cilin na e dëshirojnë serbët, fqinjët tanë racist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat