Për fajin e ish-ëve rrezikojmë të rrëshqasim buzë zhbërjes së sovranitetit dhe integritetit për të tretën herë, pas Debelldesë, Ҫakorrit dhe tani Mitrovicës veriore!?

Opinione

Për fajin e ish-ëve rrezikojmë të rrëshqasim buzë zhbërjes së sovranitetit dhe integritetit për të tretën herë, pas Debelldesë, Ҫakorrit dhe tani Mitrovicës veriore!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 12:13
Autori Ali Kelmendi

Vetëdija e ulët mbi historinë kombëtare e ish-liderëve me deputetët dhe deputetet, atëherë pozitë dhe tani opozitarë, apo lakmia për pushtet me tradhtitë me pazaret ndërkufitare na sollen në një situatë të paunitet e të paqartë politike të rrezikshme, kundruell Qeverisë së Albin Kurtit të pa kompomis për kauzën tonë shtetërore. Tani për fajin e «ish-ëve dhe memecëve të tyre që dinin vetëm të votonin, tani filluan të flasin dhe drejtojnë gishtat pro urdhërave Beogradit», e ne po na frikëson fakti se po rrëshqasim buzë zhbërjes së sovranitetit dhe integritetit për të tretën herë, pas Debelldesë, Ҫakorrit dhe tani Mitrovicës veriore!!!???

Profesori universitar gjerman; Marc Stegherr - dr. i së drejtës ndërkombëtare dhe dr. i slavistikës, gjatë mandatit të tij 4-vjeqar si këshilltar i KFOR-it në Kosovë , përveç obligimeve të tija ushtarake këshilldhënëse, ishte marrë me studimet historike të marredhënieve shqiptaro-serbe duke hulumtuar arkivat serbe, që për ne shqiptarët ishin të pa kapshme, në fund kishte shkruar librin 600 faqësh; «Ndarja nga djepi i sebianizmit», por më mirë nëse do ta kishte emërtuar librin me titullin «Ndarja nga djepi i shqiptarizmit (propozim imi më real), i cili duke i njohur shkelqyeshëm rrethanat politike shqiptaro-serbe në Gadishullin yllirik, frymëzohet me një sentencë nga melosi ynë popullor duke marrë si shëmbull dy këngëtarë tanë; Ilir Shaqirin - birin e Kelmendit, siç e quanin shkodranët me këngën e tij, Garda e Kosovës:/ Dy mijë vjet pres lirinë/ dy mijë vjet pres drejtësinë/ … dhe këngëtarën tonë të popullarizuar Shkurte Fejzën me këngën:/ Pa u farua djem e çika/ Jo nuk ndahet Mitrovica/.

„Nuk ka dyshim me prezencën shqiptare në rrafshin e Kosovës qe nga antikuiteti, shkruan Stephen Schëarz ish-deputet i CDU-së gjermane në librin e tij „ Kosova: Sfondi i një lufte“ e vitit 2000. Por, thjeshtë nuk ka bazë të arsyeshme për të besuar ndryshe, se sa njerëzit që sot flasin gjuhen shqipe ose gjuhen e shqiponjave, të cilet janë pasardhes të vërtet të banorëve ilir, 2000 e më shum vjeqare në regjionin e Kosovës. Poashtu thotë se: «kur ilirët kishin kulturë në të tjerët jetonim nëpër drunjë» Të dhënat e përgjithëshme gjuhësore dhe historike qe datojnë nga përiudha klasike nuk ofrojnë bazë të shëndoshë për një alternativë tjetër kundër hipotezës ilire“.

Megjithatë, ideja qe vërteton, se dardanet ilir, ishin paraardhes të shqiptarëve, ka një interes shum të madh për shqiptaret e Kosovës. „Asnjë historian serioz dhe asnjë burim historik nuk konfirmon se sërbet ishin pushtuesit e parë të Kosovës dhe së shqiptarët ishin ardhacak të egër të mëvonshëm. Pikërsht është e kundërta, shqipëtarët kanë qenë gjithmonë aty, ndërsa sërbet vijnë më pas, madje shum më vonë“.( dr. Rugova, 1994). Më pastaj Rugova propozon hymnin Dardan përkitazi Kosovar: /Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë/Janë bashku’ qytete’ e katunde / Dhe bjeshket me malësorë / …/Të na rrnojë e jona Kosovë/të na rrnojë o përgjithmonë/.

Nga ana tjetër, Kadare formulon dhe konfirmon me kujdes, që shqiptarët janë pasardhesit e drejtpërdrejtë të ilirëve dhe shton mëtytje, se gjeniu me i madh i njerëzimit, Leibnici para Akademisë së shkencave gjërmane e përfaqëson tezën së shqiptarët janë pasardhes të drejtërdrejtë të ilirëve.

Autochthonia shqiptare në hapësiren e Kosovës të çon në përfundim, që sërbet sllavë me dhunë e kishin okupuar Kosovën siç njoftonte historiani Hakif Bajrami.

Okupimi i parë i Kosovës kishte ndodhur me: plaçkitje sistematike të banorëve të vjetër Arbanas dhe Vllah të te cilet ishin të te njëjtës prejardhje. Prof. Bajrami vjen në përfundim së në fund të shekullit XII dhe gjatë atij të XIII sërbet e përdorin forcën për shkatërrimin e kishave kristiane shqiptare përmes gjenocidit në vendorët e vjetër dhe vetëvetiu vetë konsolidohen.

Sipas pikëpamjeve të Bajramit, historia e Kosovës kishte epizode të njëpasnjëshme të planeve gjenocidale serbe mbi shqiptarët, mbi të cilat kisha orthodokse serbe ishte si idedhënese dhe se shteti serb si ekzekutues.

Librat e saj janë për shqyrtim në Tibunal. Sipas Kurtesh Devajes janë për Holocaust mbi shqiptaret. Shkrimi i historisë serbe e posaqerisht ai kishtar e përshkruan Kosovën si Jerusalemin serb, ndërsa historiani Bajrami e quan Gjenocid apo Terror i shekulli XII-të i cili nuk do të harrohet kurrë.

Gazetari amerikan Roger Cohen shkruan në historinë e katastrofes jugosllave, se ai ishte pyetur shpeshherë pranë „kishave“ në Kosovë se a do të kishte qenë i aftë shqiptari të ndertoj diçka si keto bukuri kishtare, dhe nëse shqiptarët nuk kan bërë aso ndertimesh, atëherë si mund ta mbrojnë mendimin, me qenë „Komb“dhe me heshtë lidhur me te, për të qenë komb, dhe qe të njejtit kanë pretendime në këtë tokë të shenjtë.

Kishat dhe Manastiret janë ndërtuar në mesjetë në kohen e sundimit të Nemanjiqëve, dhe janë ndërtuar në germadhat e kishave shqiptare të shkatërruara po nga vet sërbet, sipas hist. Bajrami. Gazeta serbe „NIN“ i quante manastiret „ manastire ilire“. Personalisht unë po u shtroj pyetje serbëve, së a ka pasur« sërb none », që kishte me e ndërtuar « Taj Mahall-in » në Indi sikurse, arqitekti shqiptar Sinani në Perandrinë e atëhershme osmane. Fatkeqësisht, për të mos ndërtuar tjetër më të bukur mbreti urdheron dhe ia nxjerrin të dy syte¨.

Në gusht të vitit 1995 dr. Ibrahim Rugova kishte dalur para shtypit me një version të historisë së Kosovës, dhe e kritikon palen serbe si » shembull tipik » mbi marrëdhënjet shqiptare me interpretimet historike serbe të gabuara për qellime politike. Rugova kritikonte manipulimet serbe të historisë dhe ringjalljen e miteve serbe mbi Kosovën. Me një fjalë ai thoshte: Kosova ishte e banuar me shqiptarë qe nga antika – Mbreteria Dardane - përbrenda Mbreterisë Ilire. Asokohe ishte Provincë romake. Gjatë epokes se Bizantit ishte njësi me identitet vetanak. Manastirët dhe kishat të Kosovës kishin rrenjë- prejardhje shqiptare, para se të mirreshin nga sërbet, dhe se një numer i madh i tyre ishte shkatërruar nga sërbet.

Rugova tërhiqte vërejtjen para një manpulimi të historisë qe ndodhte, përshkak së Kosova ishte e pasur me resurse natyrore. Sërbet duhet që njëherë e përgjithmonë ta kenë me dije që Kosova (…) është e banuar me shumicën dërmuese të shqiptarëve.

„Teoria Ilire“ që Rugova përpiqej të vërtetonte, qe në europen juglindore të antikes nuk ka pasur fare sllavë, por në thelb ishin iliret, përkatësisht banorët dardan. „Ndërkaq, është një teori e akzeptuar qe shqiptaret janë të vetmit reprezentat të mbijetuar të një tradite gjuhësore të Ballkanit të vjetër pararomak“.(Cleëing,K/REUTER). Sërbi Matija Bečković shkruan“; në Kosovë është zhvilluar lufta, me të cilen poezija e ka mundur historinë“. Pra, mitet sërbe mbi Kosovën dhe poezija e shkruar dhe e hiperbolizuar e mendojnë sërbet se e ka mundur të vertëten mbi historinë që nga mesjeta e gjer me sot!!!???. Kur nuk ka fakte historike atëherë edhe serbët le të këndojnë tallava.

Në një shkrim para ca ditë e citova Ëinston Churcillin, dhe po e përseris prap: Nese faktet nuk përputhen me atë që pretendoj, me keq për faktet. („në rastin sërb, jetojnë vetëm mitet dhe poezia mbi ekzisencen e imagjinuar e të përhershme sërbe në Kosovë“).

Fatbardhësisht ne shqiptarët kemi faktet mbi autochthonine, ndërsa sërbet pa fakte fare, por me mite dhe poezi, ashtuqë edhe lahutën na e vodhen, dhe na e përvehtësuan në UNESCO si trashegimëri të tyre. Ndoshta u është dashur, pasiqë mitet nuk këndohen pa lahutë!

Sipas Ҫubrilloviqit me një referat të vitit 1944, pakicave siç trajtoheshim ne në Kosovë duhej gjithsesi t’u kufizohej e dreja për të levizur në shtetin amë dhe anasjelltas. (Ndersa, me Kushtetutën e sotme të Republikës së Kosovës, serbëve u është dhënë edhe dyshtetësia, dhe kërkojnë edhe ingerencat mbi komunat me shumicën prej tyre). Ҫka kërkojnë më ata!? Në pyetje ishte çeshtja e arnautëve të Sërbisë së Vjetër dhe atyre të Maqedonisë, të cilet patjetër duhej futë nën kontrolle të rrepta etnike. Lidhur me këtë historiani kroat Branko Horvati shkruante në librin e tij: „Ҫeshtja shqiptare“ - kjo pozitë i vente shqiptaret para një akti të kryer të pastrimit etnik!

Në Kushtetutën e Jugosllavisë e vitit 1946 thuhej, nën artikullin 2, sipas Principeve themelore të Republikës Popullore të Sërbisë, kesaj i bashkangjiten Provinca Autonome e Vojvodines dhe ajo e Kosovës e Metohisë. Artikulli 12, konstaton që kufijt e një Republike Popullore nuk mund të ndryshonin pa miratimin e Asamblesë Popullore të Republikes së Juosllavisë. Sipas Kushtetutes as hungarezet dhe kroatet në Vojvodinë dhe as shqiptarët në Kosovë nuk e gëzonin statusin e republikës në kuader të jugosllavisë. Këte të drejtë e kishin vetëm popujt „autochthonë“ si; «sërbet, kroatet, sllovenet dhe boshnjaket».

Shqiptarët konsideroheshin si trup i huaj i rrezikshem brenda jugosllavisë. Deri në vitin 1964, Kosovën e udhëheqeshin; Gjoka Pajkoviqi dhe Dushan Mugosha: Në polici dhe ekonomi vendet kryesore i mbanin kuadrat partiake serbe dhe malazeze dhe kjo pasqyronte shovenizmin dhe intolerancen nacionale. Shef i shërbimit sekret të UDB-es ishte Rajko Vidaçiqi, dhe sillej sipas kohës së pasluftes me forma të ashpra kundër të gjitha eksceseve nacionale. Këte e mbështetën Gjoka Pajkoviqi, Pavle Joviçeviqi, Boshko Ҫakiqi, Predrag Ajtiqi, Stanoje Aksiqi, ndersa nga ana shqiptare Ali Shukriu, Gjavit Nimani, Veli Deva. Mirëpo, Veli Deva para Plenumit e njofton Titon për situaten e rendë në Kosovë shkaku i Rankoviqit- dhe në Plenum fare nuk përmendet Kosova.

PKJ vendos nga ana e saj të luftojë shovinizmin në mënyren e vet, dhe me 1 dhe 2 Korrik të vitit 1966 mbahet Plenumin i famshem i IV-të në Brione, për Rezoluten famkeqe të informbyros, ku paditet shefi i sherbimit sekret të UDB-es Aleksander Rankoviqi për „unitarizëm“ dhe korrupsion në UDB-es duke ju hequr të të gjitha funksionet, me të cilat kishte shkaktuar pasiguri, frikë dhe apati, dhe e kishte demoralizuar popullin në lufte për zhvillim të metejm të shoqerisë, dhe dyshimin në të gjithe atë çka ishte progresive. Nga ana tjetër masat e ndërmarra nga Rankoviqi kundër separatisteve shqiptar kosovar në Plenum ishin konstatuar si“ Terror“ ndaj pakicës shqiptare.

Ai në vitin 1956 kishte urdhëruar „Aksionin famëkeq për mbledhjen e armëve“ duke i dërmuar së rrahuri shqiptarët për t’i dorëzuar armet që nuk i kishin. Andaj shqiptari e shitte lopën për ta blerë një armë dhe dorëzuar policisë sërbo-malazeze. Ajo armë ju shitej shqiptarëve përseri përmes bashkëpuntorëve të policisë deri në dhjetëra hërë. Për t’u ikur torturave duhej blërë pushken patjetër.

Pas Plenumit të Brioneve të gjykuarit lirohen nga burgu dhe rehabilitohen. Megjithatë edhe mëtej ishin të përbuzur nga ish bashkëpuntorët e tyre gjoja si tradhtarë dhe gjithnjë torturoheshin dhe vritëshin. Siç u theksua më lartë Proçesi i Prizrenit ishte i konstruktuar nga UDB-eja në mënyrë që udhëheqja shqiptare të ekspozohej si e tillë. Më pastaj udbashja Liljana Bulatoviq pas kohës së Brioneve thirrët në pyetje„ Na deklaro neve, se si e keni konstruktuar ju nga sherbimi sekret këtë proçes, me urdher të Rankoviqit, apo pas tij qendronte NKVD-ja ( „Vaji mbi Kosovën“– nga Liljana Bullatoviq). Shefi i UDB-es në Kosovë Rajko Vidaçiq theksonte, që vetë shqiptarët kosovarë funksionar të PKJ dhe i besuari i Enver Hoxhës, Fadil Hoxha e kundërshtonte vrullshëm procesin e montuar, dhe nuk lente asnjë dyshim, që Sigurimi shqiptar të ishte i aftë që njerëzit e tyrë t’i fuste ilegalisht në Kosovë. Kundërsqarimi jugosllav dhe policia kufitare gjoja kishin viktimizuar dhjetëra njerëz të tyre në kufirin shqiptar, që me të vërtete pas kësaj lufte qendronte NKVD-ja dhe se shqiptarët nuk mund t’i fajesonim, “përveq atyre njerëzve tanë sërb“, çka Vidaçiqi shum vite më vonë e kishte pranuar me zemërim. Në vitin 1968 si p.sh. dy anëtar të Sigurimit shtetëror të Sërbisë, Luka Tomanoviq dhe Vlada Shilegoviq, ishi paditur, pasiqë një mesues shqiptar i burgosur politik kishte vdekur gjatë marrjes në pyetje. Të te dy hetuesit serbë kishin deklaruar se ai kishte vdekur nga sulmi në zemër, dhe gjoja së shqiptari ishte liruar nga shërbimi ushtarak nga e njejta sëmundje. I njeti paska qenë bashkëpuntor i Adem Demaqit. Atëherë pas këtyre dukurive, Provincës autonome i jipen më shum të drejta dhe shqiptarët guxojnë ta « udheheqin vetë jetën e vet ».

Me 12 tetor 1966 në Plenumin e LK të Komitetit të Provincës së Kosovës, largohen me të njejtat akuza si Rankoviqi; Ministri i puneve të brendshme Miqo Mijushkoviqi, vice sekretari Stanisllav Grkoviqi dhe Shaban Kajtazi dhe Kryetari i Provincës udbashi Rajko Vidashiqi. Dobrica Qosiqi « Baba i kombit » serb, asokohe si disident, deklaronte më vonë se « viti 1966 ishte viti i sulmeve dy ditore të komunistëve shqiptarë mbi nacionalizmin dhe terrorin e UDB-es ndaj shqiptarëve me rastn e grumbullimit të armeve të fshehura » Krahas kësaj kisha dëgjuar Marrëveshjen vetëkritike të funksionarëve komunist serbë me shokët e partisë shqiptare. Kjo ishte një kapitulim njerëzor, moral dhe nacional e komunistëve sërbë para agresionit shovinist shqiptar në emër të « Vendimeve demokratike të plenumit të Brioneve (…) me të cilat u likuidua Aleksandër Rankoviqi.

Asokohe, dhe në kuriz të Rankoviqit vendoset fati i Jugosllavisë, dhe federata e saj fillon të « federalizohet ».

Sërbet, tani thonë së nuk është kurfarë rasti precedent ; që vetëkuptohet se Sërbia nuk mund ta ndaloj « vjedhjen » e Kosovës, nese aplikohet ligji i të fortit. Nuk mundemi ta japim Territorin sërb, thjesht edhe pasiqë nuk është Territor i kësaj gjenerate, por që ne e kemi kërkuar këte Territor, ndaj ne e kemi trashëguar, ne e kemi marrë nga qielli, dhe se ne vetë nuk e kemi dhënë (Matija Beçkoviq).

Por, Vuçiqi do ta pranoj njohjen reciproke dhe nënshkruaj Marrëveshjen gjithëpërfshirëse kosovare pa ndryshim kufijsh sipas Kushtetutës së Kosovës, të mbështetur nga Amerika, Gjermania, Anglia dhe Franca e miq të tjerë.

Një rikujtim nga miti nacional serb »: Lazar ! Në cilen mbretëri don të sundosh? Në mbretërinë e qiellit apo në mbretërinë në tokë ? Nese e zgjedh mbretërin qiellore, andaj haje darken e fundit, sepse do të vdisni në Fushën e mullizezave ( Fushë Kosovë). Por, populli si kujtim do ta ndërtojë një kishë të përjetshme prej mendafshi dhe Brokati (pelhurë mendafshi e rëndë me ari.)

Kengë nga lahutarët sërbë në Fushën e mullizezave.

Në fund do të dëshiroja t’ua rikujtoj edhe njëherë liderve, qeveritarëve dhe të gjithë deputetëve e deputeteve vargjet e kënges së Shkurte Fejzes / Pa u faru djem e qika/Jo, nuk dahet Mitrovica/ e pëlqyer dhe e zgjedhur nga autori i librit » Ndarja nga djepi i serbianizmit » Profesor dr. Marc Stegherr, ligjerues në Universitetin Ludëig Maximilian-München

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat