Për ku je nisur, Evropë?

Opinione

Për ku je nisur, Evropë?

Nga: Miftar Zagragja Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 13:02
Miftar Zagragja

Kombet e Bashkuara, bashkësia evropjane dhe shtetet me ndikim deri tash nuk kanë pasur qëndrim të drejtë ndaj çështjes shqiptare përgjithësisht, e ndaj asaj të Kosovës veçanërisht.

Ka kohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon prej shqiptarëve që të falin për tmerret që kanë përjetuar nga barbaria serbe,pa kërkuar llogari prej serbëve.

Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim, të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë u sakrifikuan për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe tërësisë territoriale..!?

Më së paku që mund kërkohet prej nesh që të falim për ato tmerre të përjetuara nga lufta e fundit në Kosovë.

Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegieve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik , zhvendosjen dhe shpërnguljen me forcë brenda dhe jashtë Kosovës. Kjo la pasoja shumë të rënda dhe tejet shkatërrimtare në ekonominë e Kosovës.

Pse deri më sot, bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare së Toplicës, Kurshumlisë, Nishit, Vranjës , Leskocit,... etj. !?

Nga ana tjetër Mitrovica ende po mbahet e ndarë,përkundër premtimeve të bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të lejojë ndarjen e Kosovës.

Vendosja e barrikadave në rrugë për të bllokuar qasje dhe shkaktimi i trazirave përmes tyre që po ndodhë në Mitrovicë të Veriut, është metodë e vjetër e ish-kriminelit serb, Sllobodan Millosheviçit.

Integrimi i menjëhershëm i Kosovës në Evropën e bashkuar esht zgjidhja e vetme ë drejtë,qoftë për popullin shumicë shqiptar të Kosovës ,qoftë për stabilitetin në rajon. Bashkësia evropiane dhe ajo ndërkombëtare përgjithësisht do të duhej të ndërgjegjësohej për këtë si domosdoshmëri e kohës.

Ju zotni Borell dhe ju zotni Lajçak, kërkoni edhe formimin të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ju të nderuar po mundohni ti bëni të gjitha pazaret për të ardhmen e Kosovës. Po ju them që ju mund të aprovoni marrëveshje të ashtuquajtura historike, por s’duhet ta’ harroni kurrë që ju nuk ë keni asnjë të drejtë të veproni në këtë drejtim, që të flisni në emër të krejt Bashkësisë Evropjane. Kosova është shtet i pavarur në Evropën Juglindore.

Gjenocidin, shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e Serbisë, për habinë më të madhe, ngulfaten nga politika zyrtare e Kombev e Bashkura, e Bashkësia Evropjane në të gjitha shtetet sllave.

Pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E sigurisht që mosnjohja e tyre ka ndikuar dhe po vazhdon të ndikojë në rrugën integruese të Kosovës.

Një nga këto shtete ju që vini, z.Josep Borell është edhe Spanja dhe z.Mirosllav Lajçak nga Republikës së Sllovakisë.

Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika e Bashkimit Evropjan, në negociatat shtesë,apo thënë më mirë, „ Diktatit të Nënshtrimit“, në emër të 'mbrojtjes dhe realizimit' të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Shqiptare Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe gjenocidin që ushtroi për shekuj ndaj popullit shqiptar dhe në anën tjetër po kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë.

Të gjitha këto i duron populli paqedashës shqiptar jo që frikësohet,por me shpresë se Evropa dhe bota demokratike kanë kuptuar çka mund të bëjë agresioni serb. Me shpresë se Evropa do të përmirësojë gabimet historike ndaj shqiptarëve sepse padrejtësisht ka ndarë popullin në dysh. Duhet ditur se Serbia është okupatore e trojeve Dardane, sepse në fakt kjo është pjesë reale e shqiptarëve, e jo ajo do të mbetet prap vetëm truall për varreza shqiptare.

Një gjë e tillë na ka ndodhur disa herë, por nuk duhet të na përsëritet. Në qoftë së do të na përsëritet, mallkimi i Zotit, i të parëve tanë, i dëshmorëve, martirëve dhe i të gjithë atyre që dhanë shumë për këtë atdhe dhe i brezave që do të vijnë pas nesh, do të bie mbi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat