LDK dhe dr.Ibrahim Rugova janë shtyllat e shtetit të Kosovës

Opinione

LDK dhe dr.Ibrahim Rugova janë shtyllat e shtetit të Kosovës

Nga: Gjon Keka Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 09:25
Gjon Keka

Atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për një Lidhje e cila do t'i bashkonte gjithë popullin në aspiratat e tyre për liri, demokraci dhe pavarësi, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me vizionarin ,të urtin dr.Ibrahim Ibrahim Rugova apo i quajtur ndryshe edhe Pjetër Bogdani i dytë i Dardanisë.

Liria, Demokracia dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të bëheshin pjesë e jetës së përgjithshme të saj nëse nuk do ta kishte në krye dr.Ibrahim Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Poashtu ato nuk do të mund të bëheshin pa Lidhjen e fuqishme të miqësisë dhe aleancës me ShBA-n ,Lidhje këtë që e nisi dhe e forcojë presidenti historik,vizionari dhe kryetari i LDK-së dr.Ibrahim Rugova.

LDK dhe dr.Ibrahim Rugova janë shtyllat mbi të cilat është ndërtuar shteti, pavarësia, lira dhe demokracia e Kosovës ,si një projekt i përbashkët me ShBA-BE-n.

Prandaj,me këtë rast i uroj LDK-së urime përvjetori i 33 i saj ,dhe sugjerimi im është që ta ndjekin pa asnjë luhatje e devijime rrugën e vizionarit dr.Ibrahim Rugova ,sepse rruga e tij ishte jo vetëm Rruga e nxjerrjes në dritën e Lirisë dhe të Pavarësisë për Kosovën, por edhe Rruga e rikthimit te rrënjët Dardane dhe në familjen e kombeve europian, aty ku edhe i takon natyrshëm.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat