Me dy këmbët në baltë!

Opinione

Me dy këmbët në baltë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:35
Autori Fatmir Bajraj

Dorëzohet Kurti përballë bandave kriminale & terroriste serbe në veri të Kosovës, poshtëron shtetin e Kosovës dhe dinjitetin e vendit në të cilin thirrej ky Kryeministër hardup ; i pa aftë, i pa zoti dhe i pa përgjegjshëm !

Lirohen të akuzuarit për akte kriminale & terroriste kundër institucioneve dhe shtetit të Kosovës, përfshi ish policin Dejan Pantiq, të cilin pushteti, nuk ishte në gjendje as ta sillte para organeve të Drejtësisë brenda 24 orëve, e lëre më të ndjek procedurat tjera valide.

Pantiq mbahej paligjshëm dhe pa verdikt të organeve të Drejtësisë, madje ka të drejtë kompenzimi...!

Në vend se të marrin përgjegjësitë si konsekuncë, luajnë opozitën!

Në vend të dënimit të kriminelëve, tani kemi të bllokuar veriun e Kosovës, Policinë e Kosovës në dy vendkalime kufitare, dhe policin e lënduar në trajtim mjekësor, ky është "suksesi" i Kryeministrit.

Pushteti i Kurtit & Osmanit, tani atakon organin e ndjekjes dhe akuzës (Prokurorinë), për dështimin e ekzekutivit në ushtrimin e pushtetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Me dy këmbët në baltë!

Asnjë vendim, e lëre më premtim & pretendim të pushtetit Kurti & Osmani, në lidhje me Veriun e Kosovës, nuk e ka çuar deri në fund, përkundrazi; ka bërë hapa pas, madje duke krijuar precedente të dëmshme dhe me rrezikshmëri të frikshme dhe me pasoja për vendin dhe qytetarët.

Thoshin në media telallët e pushtetit të LVV & GUXO, madje edhe eksponentë të afërt dhe vet krerët e këtij binomi famëkeq ; Kurti & Osmani:

"Ka kaluar koha, kur kollitej dikush në Beograd, e këtu në Prishtinë, dikujt i dridheshin këmbët"

Aludohej në ish Qeveritë dhe ish Kryemnistrat e Republikës së Kosovës në dy dekada, të cilët i quan "regjim i vjetër"

Megjithatë, deri në qeverisjen e Kurtit & Osmanit, përkundër vështirësive, megjithatë edhe në veri të Kosovës, kishim organe kushtetuese dhe institucione legjitime dhe legale të Republikës së Kosovës ; përfshi pushtetin vendor, organin e ndjekjes dhe akuzës, përfshi gjyqësorin dhe policinë e Kosovës, pra edhe në atë pjesë të vendit, shtrihej sovraniteti i shtetit dhe mbrohej integriteti territorial.

Gabimet trashanike dhe kardinale të binomit, Kurti & Osmani, s'kanë të ndalur, dëmet janë kapitale dhe me pasoja katastrofale për vendin dhe të ardhmen tonë.

Ky pushtet ka dështuar plotësisht, dhe qëndrimi i mëtutjeshëm në krye të vendit, vetëm sa e dëmton funksionalitetin e shtetit dhe seriozitetin e institucioneve shtetërore, edhe ashtu të brishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat