EU, BE çfarë “përgdhelje” politike për Serbinë!

Opinione

EU, BE çfarë “përgdhelje” politike për Serbinë!

Nga: Sabahate Byci Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 20:54
Sabahate Byci

Për Serbinë e cila ende në emër të plus 16 në 13 po malverzon duke lujtur lojen “poker burse” në gjermanisht dmth “Börsenpoker” mbi kurrizin e vendeve të ish Jugosllavisë së titulluar “Rest Jugoslavien” me ç’rast tërë Bota veç e din që tani e shumë vite e dekada me radhë, pas një mori gjakderdhje njerëzish të etniteteve, moshave e gjinive të ndryshme, eksplicit pas ndarjes së ish republikave si Sllovenia, Kroacia etj....

Shteti jugosllav realisht më nuk egziston.

Përderisa fatkeqësisht ende në imagjinaten e politikes së EU-ON/të BE në mënyrë masive. “Mbetja Jugosllave” pra vet e titulluara “Rest Jugosllavien” po gëzon të drejtën si shtet kleptoman mbeturinë!

Qe si dhe pse?

1.) Ose po shfrytzohet ngase BE ende po ka levërdi për qëllimet e veta profitabile, si nga B e H, Mali i Zi ashtu edhe nga Kosova (sikurse disa herë e kam cekur!) vlerësuar nga aspekti i qarkullimit financiar i transakcioneve Bankiere, pasi që të tria vendet deri më sot ende janë duke u renditur në mesin e vendeve të treta të Botës mu për arsy të ashtuquajtur vend “Rest Juoslavien”, për atë sepse me normat e tyre, të larta të interesit, të gjitha shtetet e BE po profitoin, anipse Mali i Zi dhe Kosova që nga viti 1999 e kanë në posedim monedhen Euro si vlerë e evidentimeve ekonomike-Financiare në kontabilitet, me çrast Kosova e jonë që nga viti 2002 Euron e ka ‘zyrtarisht’ para.

Andaj BE bashk me shtetet që gjithnjë po pretendoin se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, e që në realitet, vlerësuar sipas së drejtes juridike ndërkombtare financiare Kosova me moneten Euro si mjet qarkullues financiar që moti është Shtet i Bashkimit Europian, pavarësisht e pranuar apo jo nga t’gjitha shtetet e tij

Nuk duhet të trajtohet e të rënditet në vendet e treta të botës sepse vlerësuar nga aspekti ShkuPreJuRe shteti i jonë Kosova që nga viti 2002 është Vendlindja e monedhes Euro dhe se që prej asaj kohe është në Unionin Europian anipse BE-jan totalisht sa i përket kësaj ngjarje “I ka futur veshët në lesh“! Sipas një fjale t’urtë popullore gjermane që thotë;

“Mein Name ist Hase, ich ëeiß von nichts”!

“Emrin e kam lepur, lidhje s‘kam për asgjë”!

 2.) Ose nga mosdija apo paaftësia si dhe nga mungesa e antarëve adekuat specialist për të përpiluar reforma të reja të BE-s në çdo sektor, si në ate Social, Politik, Gjeografik, Penzional, Demografik, Ekonimik, Financiare dhe në ate më të rëndësishmin të Sigurisë!

Unë personalisht kam dro, bazuar në heshtjen e reagimeve me vonesë të Bashkimit Europian si mediatorë për zgjidhjen e shumices së konflikteve të provokuara dhe të shkaktuara nga vet Serbia sipas metodes rusputine, në konstellacion me shtetin tonë Kosovën, teoretikisht sipas opsonit të parë dhe praktikisht sipas opsionit të dytë!

Shih për ktë, anipse Mali i Zi dhe Kosova e jonë Dardane vetëm e kanë shpallur pavarësinë e vet dhe që disa vite jan bër Shtete, BE-jan ende çdo situatë po e shfrytzon në bazë të politikave simotra dhe tandem me Serbinë duke zvarritur kohën e zgjidhjeve të çështjeve shumë të ndërlikuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe po i anashkalon problemet që në një formë rapide shum thjeshtë mund të përshkallëzohen dhe mund të eskalonin deri në një masë të një konflikti të tipit të Sarajeves së 28.VI.1914 me karakter gjithë shkatrrues Botërorë?!

P.S.

Shpresoj se fara e sojës (Serbia vendi i dytë në botë për prodhimin e saj pas SHBA-së)nga BE nuk po vlerësohet si gazi rusputin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat