Vjosa, Albini, Lumiri, Memli apo Ramushi: kush ishte personaliteti i vitit 2022!?

Opinione

Vjosa, Albini, Lumiri, Memli apo Ramushi: kush ishte personaliteti i vitit 2022!?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 janar 2023 Në ora: 08:07
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Pas çdo fundviti është e rrugës të bëhet vlerësimi për vitin që e lëmë pas, si dhe personat që e kanë determinuar jetën e përgjithshme në vend.

Duke qenë vend i ndikuar nga politika, s’ka si mos të jenë politikanët, figurat qendrore. Në këtë kuptim ata edhe marrin epitetin “Personaliteti i Vitit”, në bazë të sukseseve që kanë treguar.

Në Kosovë personalitetet janë presidentja, kryeminstri, liderët e opozitës.

Kështu, në vendin tonë është kryesisht kryeministri ai që konsiderohet ose më i suksesshmi ose më i dobëti, rruga e mesme shpesh nuk ekziston, për shkak se vendi ynë nuk ka sistem presidencial, duke e zhveshur postin e presidentit nga shumë kompetenca.

Tani tē bëjmë pyetjen e vitit, kush ishte “Personaliteti i Vitit” në Kosovë???.

Vjosa Osmani, gëzon mbështetje të madhe në publik, kjo tregohet edhe nga sondazhet që bëhen.

Edhe kryeminstri Albin Kurti gëzon mbështetje të madhe, i vetmi që ka arrritur të marrë mbi 50% të votave, çka konfirmon besimin tek qytetarët.

Mirëpo, po ndalemi tek viti që e lamë pas, sa ka arrritur Vjosa ose Albini të jenë pozitivë tek qytetarët me punën e tyre. Apo sa kanë arritur liderët e opozitës të jenë faktorë në proceset politike, çka rrjedhimisht i bie të ndikojnë në rënien e mbështetjes ndaj qeverisë.

Lumiri, Memli apo Ramushi s’kanë arritur ta sfidojnë Kurtin, mendoj se jo në nivelin e duhur.

Gjithsesi janë qytetarët ata që japin vlerësimin më të saktë. Në mendimin tim, Albin Kurri s’ka konkurrencë, ka arritur t'i mbyll çdo hapësirë opozitës për të kritikuar me fakte, u ka mbet zhurma dhe propaganda.

Edhe ky vit që lamë pas ishte i Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat