Me trajtimin e njëjtë të viktimës dhe kriminelit, nuk ka zgjidhje reale, të qëndrueshme dhe afatgjate

Opinione

Me trajtimin e njëjtë të viktimës dhe kriminelit, nuk ka zgjidhje reale, të qëndrueshme dhe afatgjate

Nga: Hafiz Shala Më: 6 janar 2023 Në ora: 13:19
Autori Hafiz Shala

“Okupimi i pjesës veriore të Dardanisë” përmes barrikadave të grupeve terroriste, kriminale dhe grupeve të armatosura ruso-serbe, Wagner e Dveri, të dirigjuara nga Moska e Beogradi, qiten në pah shumë gjëra për të cilat hezitonim t’i pranonim se janë të vërteta.

Para këtyre grupeve, në një mënyrë, u shantazhua edhe Bashkësia Ndërkombëtare, në rend të parë Evropa si “udheheqëse e këtyre politikave” e cila, që në start u vërejt se është dështuese dhe turpëruese duke i përfshirë edhe SHBA-të, të cilat u gjinden në një situatë të pa volitshme sepse, ata, nuk i kryesonin e as udhëhiqnin më këto politika pasi janë në cilësinë e ndihmëtarit në bisedimet Dardani-Serbi, ama jo edhe të poshtëruar.

Putini, përmes Vuçiqit i shantazhoi të gjitha palët përmes tentim nxitjes së një konflikti në Ballkanin Perëndimor si cak dhe synim të hapjes edhe një krize shumë të rrezikshme, duke përfshirë, Dardaninë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjen dhe Hercegovinën përmes Republika Serpskës, krah i fuqishëm i Vuqiqit.

Dhe, kësaj radhe situata e krijuar dhe e mirë përgatitur në veri sipas planit Ruso-Serb duke futur forca të armatosure e të trajnuar në Serbi e Rusi, të cilët vetëm e pritnin komandën nga Vuqiqi me pëlqimin e Putinit për kohën dhe momentin, për të vrarë çdo gjë që do t’iu dilte para, me theks të veçant ne forcat policore, qytetarë serbë dhe më në fund, forcat e KFOR-it, për të siguruar se misioni terroristo-kriminal të zbatohet me përpikmëri.

Përmes disa fakteve të cilat fshiheshin nga opinioni i gjerë, mund të vijmë deri në përfundim se:

Aleksandër Vuçiqi nën presionin e fuqishëm të Putinit kësaj radhe pasur për qëllim, nxitjen e luftës në Dardani.

Siç e ceka edhe ne fillim, sipas direktivave te Aleksandër Vuqiqit, janë vendosur barrikadat serbe, duke i dërguar kriminelet e armatosur të maskuar për të bërë presion ndaj qytetarëve serb qe te dalin ne barrikada duke i paguar për qëndrimin e tyre nga 100 euro për individ.

Duke i ditur planet e tij se në rast se barrikadat largohen nga policia e Dardanisë, do të vijë deri të konfrontimi i armatosur në mes të policisë dhe kriminelëve të maskuar te Vuqiqit, me ç’rast do të ishte e pa evitueshme të kishte viktima civilë serbë të pafajshëm, duke e nxitur reagimin e ushtrisë dhe policisë serbe për t’i i sulmuar forcat policore të Dardanisë, për ta detyruar involvimin e NATO-s, rast i volitshëm për Putinin ku forcat ushtarake serbe do të futeshin në territorin e Dardanisë, sipas të cilit, do të kyçeshin vullnetarët rus në vijën e parë të frontit te cilet janë më shumicë, ndërsa, menjëherë pas tyre edhe ushtria ruse.

Duke iu falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe inteligjencës sajë me te avancuar në botë, bashkë me NATO-n, e amortizuan situatën dhe e sollën ne gjendje për çfarëdo marrëveshje e cila do te rezultonte me largimin e barrikadave.

Diplomacia e zgjuar, e përkushtuar dhe e vendosur amerikane, duke e ditur për planin e Putinit dhe Vu iqit qe peshën e luftës në Ukrainë ta transferoj ne Ballkan për interesa të Rusisë qe do të kërcënonte tërë Evropën, Amerikanet më shumë menquri e taktikë diplomatike, lëshuan pe, sipas asajë se, i menquri para budallajit lëshon pe për t’ia arritë qellimt, e ai ishte qe, Rusisë mos t’i krijohet kjo mundësi e volitshme qe do t’i venin në situatë të avansuar të dy këta kriminel luftënxités ndërsa, Amerika ta vazhdojë planin e sajë me ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, ndërsa, në anën tjetër, Vuçiqit t’i zvogëlohet mundësia e shantazhimit në proceset e ardhshme ne angazhimin politiko-diplomatike të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Prandaj, me këto veprime, amerikanët e evituan një situatë shumë kritike të nxitjes së një lufte totale ne Ballkan.

NATO, nuk i bëri këto veprime sepse i është frikësuar Vuçiqit dhe Putinit, por për të evituar një luftë të përmasave të gjera ku do të pësonin edhe civilët serb të Dardanisë të shantazhuar e të paguar nga Vuçiqi.

Prandaj, ky ka qenë qëllimi kryesor i Putinit dhe Vuqiqit, ku Amerika e ka pasur rolin kryesor duke e luajtur një ndër potezat më të lartë diplomatike që nga fillimi i luftërave në këto vende.

Sipas kësaj, mund të vihet deri te konkludimi se Vuçiqi e ka pasur seriozisht sipas urdhrave të Putinit, për të nxitur e një lufte në Ballkan, flasin edhe të dhënat e disa intelektualëve serb se, siç thonë ata, 5 ditë para largimit të barrikadave, ai e ka tërhequr familjen për në Amerikë.

Ai, këtë veprim e arsyeton gjoja se, këtë dhe familjen e tij i ka kërcënuar Putini”, e në të njëjtën kohë i zbaton urdhrat e tij.

Siç thuhet, ai ne vitin 1999 e largoi nënën e tij nga Televizioni i Serbisë ku punonte duke qenë i informuar se i njëjti do të bombardohet nga NATO, duke i sakrifikuar të gjithë punëtorët tjerë të televizionit. Siç dihet, në kohën e Millosheviqit ishte Minister i (dez)informimit për të pasur alibi për ta akuzuar NATO-n gjoja si agresore ndaj popullit serb.

Përderisa trajtohen njëjtë viktima dhe agresori, në ketë rast, Dardania dhe Serbia duke mos ia thënë kësajë të fundit se është përgjegjëse për veprimet e sajë e cila e solli në rrezik paqen dhe stabilitetin në Ballkan, Evropë dhe më gjerë, nuk ka zgjedhje te qëndrueshme dhe marrëdhenie fqinjësore ne mes palëve.

Rreziku u eliminua përkohësisht sepse ndaj Serbisë Bashkësia Ndërkombëtare, në ketë rast Evropa, nuk u tregua e vendosur për ta thënë troç Serbisë se, në prehrin e Rusisë dhe më përkëdheljen e Evropës, problemet shekullore ne mes dy popujve nuk mund të zgjidhen me sukses përderisa kjo e fundit do të ketë pretendime territoriale dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, pa marrë parasysh se atë e njeh ose jo Serbia.

Ledhatimi i Serbisë nga ana e disa qarqeve diplomatike evropiane dhe disa diplomat amerikan sikur Cristopher Hill, Ambadador në Beograd, nuk mund të ketë paqe sepse Serbia me një lloj përkrahje të këtillë aq më tepër inkurajohet duke e rritur pazarin në bisedimet e ardhshme.

Qëndrimet e ambasadorit Hill, janë diametralisht të kundërta me ato zyrtare amerikane, ani pse është përfaqësues i shtetit nen patronatin e Departamentit të Shtetit për çka duhet kërkuar sqarim zyrtar se, cili në të vërtetë është qëndrimi amerikan.

Nëse e marrim parasysh qëndrimin e Presidentit Biden, edhe si Senator dhe Kryetar i Komitetit për Marrëdhenie me Jashtë në Senatin Amerikan i cili, me 1998 ai kërkonte nga Senati që, jo vetëm të bombardohen forcat ushtarako-policore në Dardani por të bombardohet Beogradi, atëherë, këtu duhet kërkuar sqarim nga Departamenti i Shtetit se a janë në koordinim me Presidentin apo dikush po zhvillon politika të pa qarta.

Një mikut tim kur me pyeti se çfarë deklaratave janë këto anti Dardani e pro Serbi, në një moment i thash qe, ndoshta po e luan rrolin e atij, “good cop/ bad cop”(polic i mirë apo polic i keq), duke menduar se të rreshtohet pran Serbisë qe “ajo të jetë me principiele” ne vazhdim. Gabim.

Në të gjithë këtë situatë te rrezikshme për Dardaninë dhe rajonin, vlen të theksohet qëndrimi i Kryeministrit Kurti dhe i Qeverisë të cilën ai e udhëheq i cili, dëgjoj, bashkëpunojë dhe veproj sipas sugjërime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vërtetë ishte më se i nevojshëm ne momentet kritike.

Fatbardhesisht, udheheqja shtetëtore, Presidentja, Kryeministri dhe Krye parlamentari, ishin unik prandaj edhe Amerika ishte e përkushtuar qe të bashkëpunoje shumë ngushte.

Fatkeqësisht opozita e vetëshantazhuar, assesi të këndellet dhe t’i dal krah ne këto momente të vështira për vendin por, po e zhvillon një fushatë denigruese deri në linçim ndaj Kryeministrit, pa u lëshuar në atë se ky, po lufton që mos t’i zbatojë vendimet e dëmshme të ish pushteteve të cilët për fatkeqësinë e tyre dhe të vendit, janë identike me ato të Vuçiqit me qellim të të dyja palëve për ta larguar nga pushteti, “si i rrezikshëm për të dyja vendet”.

Këta kanë rënë në mazun se nuk u qartë me Amerikën, shpresa e tyre e thyer dhe e dështuar.

Halli kryesor i tyre është se, Vetingu e mur pëlqimin e Komisionit te Venecias dhe, zbatimi i tij i përpiktë, është rrezik se kjo opozitë do të dal para drejtësisë për shumë vepra penale. Nuk e kanë qëllimin për shtet por për t’i shpëtuar drejtësisë, prandaj edhe i kanë humbur të gjitha kriteriumet e një opozite progresive.

Pa konsenzus gjithë shqiptar, nuk kemi ardhmëri të sigurt.

E shohim se si jemi katandisur si shoqëri veç e veç por edhe si komb në përgjithësi.

Kur nuk je unik, gjithkush të shantazhon, të nënçmon, të poshtëron e besa, edhe të okupon.

Bashkimi Kombëtar, nuk është më dëshirë dhe vullnet, qoftë ai ne disa raste edhe folklorik e popullist, siç e quan opozita.

Sipas të gjitha gjasave, nëse një Evropë me mentalitet të vjetër e cila na ka sjellë ne ketë gjendje qe edhe pas vitit 1878,1913 të luftojmë për tokat tona edhe ashtu të tkurrura në maksimum, si te mbrohemi kur të gjithë kërkojnë qe edhe sot te jemi “ konstruktiv”, te falim edhe një pjesë të territorit të zvogëluar.

I ligti, kur ta ka hallin, nuk te zbret nga qafa por të shtypë derisa t’i e lejon.

Në këto rrethana ne te cilat gjendemi tani e qe janë para ndonjë vendimi eventual të pa favorshëm për neve, pse, nuk takohen organet me të larta të të dy shteteve dhe të bisedojnë seriozisht për rrezikun por edhe për ardhmërinë gjithëkombëtare.

Kur Serbia po e kërcënon Dardaninë më ndërhyrje ushtarake, shteti amë Shqipëria, jo vetëm që nuk heshti, bile me menduar Serbia se ku me ditur se çka mendon Shqipëria por, në një mënyrë, ia bëri me dije asaj se, Dardania me ty e ka, puna e mbar pa mue.

Pa marrë parasysh se kush gjendet sot në pushtet në Shqipëri, qe nuk ka kurrfarë ndjenjave për atë që Serbia i ka bërë Dardanisë, populli atdhedashës shqiptar përtej kufirit, nuk do të rrijë duarkryq, por, si do të jehonte po qe se shteti shqiptar do të deklarohej se, një sulm eventual nda Dardanisë, njëherit është sulm edhe ndaj Shqipërisë.

Do të me thoni se, si do të reagojë Bashkësia Ndërkombëtare e cila është kundër bashkimit kombëtar.

Droja e kësaj të fundit e pa bazuar është se një shtet i fortë shqiptar, “është rrezik për rajonin”.

Nuk qëndron assesi sepse, historikisht populli shqiptar kurrë nuk ka sulmuar as ka shfaqë pretendime territoriale. Kjo është gënjeshtër serbe e përdorur me shekuj, përderisa ajo ka ushtruar gjenocid duke i përzënë shqiptarët nga trojet e tyre shekullore.

Nuk do të tingëllojë politikisht korrekte në këto rrethana kur flitet për bashkimin kombëtar sepse do të ketë efekt domino por, për të mbijetuar si komb, na mbetet e vetmja alternativë.

Faji, përsëri do të mbetet mbi neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat