Pse tremben “Peshqit” kur burrat e mëdhenj të kombit në burg i kemi?

Opinione

Pse tremben “Peshqit” kur burrat e mëdhenj të kombit në burg i kemi?

Sokol Pepushaj Nga Sokol Pepushaj Më 7 janar 2023 Në ora: 11:29
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Edi Rama nuk e përballon dot mbingarkesën e presionit amerikan për arrestimin e 4 Klaneve mafioze që drejtojnë prej dekadash 20 familjet kriminale. SPAK-u, do të pastrojë “Peshkun”, nga kupola e qeverisë e deri në “akuariumin” e vet, sipas modelit kroat, pa pasur nevojë për leje apo frikë për pengesa të pa kalueshme.

Prandaj Babloku nuk është mirë.

Në fakt, i aftë të demonstrojë mbikqyrje të marrëdhënieve shoqërore, nuk ka qenë kurrë, por tashmë është bërë për gjynah fare. E ka harruar, apo e ka braktisur vëlla Hashim Thaçin, pasi nuk i ka dërguar as kartolinë urimi për Vitin e Ri 2023?!

Harresën dhe pabesinë e Bablokut nuk e majmunizojnë as figurat e gjalla si ambasadorja Yuri Kim, as të “vdekurit” si Saliu dhe Iliri, sepse këtë e lëshojnë këmbët edhe sa herë ankorohet në port të Durrësit vapori me banane i bana-king.

Të majmunizohej pushteti, do të ishte e keqe vogël. Do të zbriste nga “pema” në të parat votime e nuk do shqetësonte askënd.

Por këta janë “Peshq” e krijojnë majmunizimin e pushtetit, kurse monumentet e heronjve i krijojnë vetë dhe po vetë i nderojnë.

Është  i treti Vit i Ri, që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  janë të izoluar, janë kthyer në heronj.

Si ndodhi?

Pasi Tribunali i Hagës i thirri si të dyshuar për krime kundër njerëzimit, “Peshqit” tanë, morën germa nga disa gjuhë dhe krijuan habitatin; heronjtë dhe burrat e mëdhenj të kombit shqiptar janë padrejtësisht në burg.

Pak ndihmë duhej edhe nga Serbia, apo jo?

Edi Rama, kapi pak “barut” nga ai i “Bombës” që Aleksandër Vuçiç mban rezervë për veriun e Kosovës, e me xhepat e fryrë kalonte shtatë brava e shtatë dyer të blinduara burgu me demek të çmallej me vëllezërit heronj në burg të Hagës, vetëm për të demonstruar publikisht anti amerikanizëm.

Me përpjekje, përmallim e letra nën derë të Këshillit të Evropës. numëronin gungat, që ja kishin bërë për “inat” kombit shqiptar prokurorët e Tribunalit.

E zëmë se Babloku dhe Klanet Mafioze janë afër arrestimit për vete dhe nuk e kanë mendjen tek burrat e mëdhenj që janë në burg, po media si nuk u kujtua për një kartolinë urimi?

Të paktën në respekt të milionerëve të parlamentit që kanë votuar rezolutën se, hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e Dick Marty për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe në Kosovë, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare”.

Por e thamë në fillim, Babloku nuk e përballon mbingarkesën, aq më tepër brutalitetin që pritet të përdorë SPAK-u; ejani zotërinj, tregoni burimin e pasurive.

Mungesa e dinjitetit duke zbehur seriozitetin, na jep të drejtën të shtrojmë pyetjen, çfarë kanë more, tek e fundit, pse tremben “Peshqit”, kur burrat e mëdhenj të kombit në burg i kemi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat